Spektakël në “Bernabeu”, “X” mes Realit e Barçës

cent

...Lontano
Nuk ka fitues në super betejën mes Realit dhe Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë. Në “Bernabeu”, dy skuadrat më të mira të planetit kanë dhuruar një 90 minutësh spektakolar, me raste, aksione, lojë të shpejtë e nerva, por që në fund nuk ka prodhuar asnjë fitimtar.

iwns3t.jpg

Barça ka dominuar, si zakonisht, por në fund forca e karakterit e madrilenëve ka bërë që ata të mos dalin të mundur nga fusha e tyre. Katalanasit kanë shënuar me Fabregas në startin e pjesës së dytë, ndërsa për vendasit barazoi Varane me një goditje me kokë 10 minuta para fundit.

E megjithatë, Barça ka treguar se mbetet ajo favoritja për të kaluar më tej. Megjithë golin e madrilenëve, skuadra e Vilanovës ka patur disa raste për të mbyllur takimin, por në metrat e fundit ka treguar dobësitë e zakonshme në konkludim. Sa i përket sfidës, ajo nisi me një Barçë të kujdesshme dhe që gradualisht mori frenat e lojës në dorë. Sulmet e Realit kanë qenë lehtësisht të thyeshme për prapavijën katalanase, ndërsa në pjesën e parë, për t’u shënuar kanë qenë sidomos rastet e Zhordi Albës, Ksavit dhe Fabregas.

Mbrojtësi i majtë doli vetëm për vetëm me portierin Diego Lopez dhe goditi jashtë, ndërsa Ksavi goditi traversën. Në një moment hutimi të mbrojtjes, Fabregas përfitoi, duke vjedhur një top e duke shmangur dhe portierin, por ka pasuar për Ksavin, gjuajtja e të cilit u ndal nga Karvajo.

Për Realin, një rast i Benzema, që gjuajti fluturimthi jashtë. Në pjesën e dytë, Fabregas shënoi pas 5 minutash, i shërbyer nga Mesi. Më pas ishin Mesi, Fabregas e Pedro që mund të kishin realizuar golin e dytë, por kanë gabuar deri në kufijtë e të pabesueshmes. Sidomos rasti i Pedros, ishte nga ata që të pafalshmit. Reali më pas përfitoi dhe barazoi me Varane, i shërbyer nga Ozil. Por, pavarësisht se kishin mbetur 10 minuta, Barça pati sërish një rast për të shënuar.

Zhordi Alba doli vetëm me portierin Lopez, i cili e ndaloi thuajse mrekullisht gjuajtjen e tij në zonë./BeratiLive
 
Top