Spiritualiteti i emocioneve.

“Të jesh shpirtëror nuk do të thotë të jesh i mirë, do të thotë të jesh i vërtetë.
Nuk mund të ketë spiritualitet nëse nuk përfshin të gjithë sferën e emocioneve njerëzore.
Ne jemi shpirtërorë kur jemi të bazuar në vetvete, të lidhur me brendësinë tonë të thellë dhe me të gjitha emocionet tona.
Shpirtëror nuk është ai që braktis ndjenjën tokësore, mishërimin, por ai që e bën ndjenjën një përvojë të mishëruar.
IMG_20220419_104557.jpg
Është vetë trupi që bëhet lutje dhe rrënjë. Mirësia me çdo kusht, pozitiviteti me çdo kusht, nuk na bëjnë më të mirë nëse këta emocione nuk janë një lëvizje e natyrshme e zemrës sonë.
Shpesh e kemi ngulitur ndjenjën e fajit nëse ndiejmë zemërim, nëse nuk jemi mjaftueshëm të mirë, nëse ndjejmë zili, nëse kënaqemi me të gjitha ato emocione që konsiderohen “negative”.

Jemi shpirtëror edhe kur jemi të zemëruar apo të frikësuar, le të mos mendojmë ndryshe.
Në vend të kësaj, ne duhet të mësojmë të qëndrojmë edhe në emocionet("negative"), sepse çdo emocion duhet parë, mirëpritur dhe integruar, pa pasur nevojë të ndihesh në gabim apo fajtor.
Nuk mund të pretendojmë se nuk kami mëri nëse jemi të zemëruar, por mund ta marrim atë zemërim brenda vetes pa e mohuar, dhe pastaj ta transformojë duke e ndryshuar.

Të gjitha këta emocione duke i mohuar, bëhen pakënaqësi, çdo gjë që e errësojmë për një kohë të gjatë rrezikojmë ta kthejmë në frikë, panik, depresion.
Ky është spiritualiteti i emocioneve, mirëpritja e së mirës dhe së keqës, hijes dhe e dritës për të qenë i tërë.

Bride An Geal.
Në shqip by Lauri 👍
 
Top