"Spiunët" e trupit tonë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
3c66439b-c84e-450b-80eb-2cf8d73e5912---0-.jpg

Ekzistojnë sinjale te dukshme qe trupi ynë shfaq për te na komunikuar gjendjen e tij shëndetësore, na takon ne te jemi te kujdesshëm për te kuptuar dhe interpretuar.

Trupi flet, na komunikon ne mënyrën e tij gjendjen e tij, na takon te kemi respekt për atë qe nuk është vetëm një vektor, qe nuk është vetëm një mekanizëm, por është mbajtësi jo vetëm i shpirtit tone por i humoreve dhe eksperiencave te përditshme. Për këtë arsye duhet te dini ta dëgjoni dhe ta vëzhgoni, por mbi te gjitha ta respektoni, bëjeni trupin tuaj, thesarin me te çmuar!

Vlerësoni se cilat janë sinjalet kryesore qe nuk duhet te nen vlerësojmë.

Flokët

Vëzhgojini mire bashke me thonjte është e rëndësishme leximi i gjendjes se përgjithshme. Nëse flokët bien dhe nuk është "stina" motivet mund te jene te shumte, do te ishte mire te kuptonit se baza është një gjendje stresi, e cila vjen si pasoje e punës, ne familje apo ne dashuri. Ne çdo rast, nëse arsyeja është psikologjike, pasi te keni kuptuar origjinën duhet te vazhdoni me një terapi te përshtatshme, e cila do te kuroj si pasoje edhe flokët. Arsyeja e renive te flokëve mund te lidhet dhe me përdorimin e produkteve shume agresiv, m mire nëse i besoheni një specialisti dhe te përdorni produkte te certifikuar ose ato natyral.

Thonjte

ثshtë e rëndësishme te vëzhgoni thonjte dhe te vlerësoni nëse ka ndonjë anomali, si për shembull vija vertikale qe janë sinonim i rastit te flokëve, rënie ushqimore, dhe mbi te gjitha mungese hekuri. Ndërsa vijat horizontale tregojnë mungesë te kalciumit, te vitaminës B ose vitaminës A. Nëse janë te zbehta? Mbase mund te lidhet me aneminë.

Gjuha

Dy organet te lidhura me te janë me siguri zemra dhe stomaku. Nëse çdo është ne rregull për këto dy organe gjuha duhet te ketë ngjyre roze. Nëse ka ndonjë problem ja leximet e mundshme.

- Aftat mund te jene te lidhura me probleme te stomakut.

- Nëse është shume e çelur mund te mendohet për ndonjë anemi

- Nëse është e bardhe mund te komunikoj një infeksion ne zhvillim

- Nëse është ne ngjyre te erret, shkaktar është duhani apo një infeksion bakterial

- Nëse është ne ngjyrën e verdhe mund te tregoje probleme ne mëlçi

- Nëse është e thare mund te jete dehidratim, diabet apo shqetësime ne veshka

Duart dhe lëkura

Enët e gjakut ne shpinën e dorës mund te jene te dukshme dhe nëse rezultojnë me te dukshme dhe te fryre duhet te pini me pak. Lëkura përfaqëson organin me te madh te trupit, prezenca e shenjave vjollce mund te tregoje për rënien e vitaminës C, zbehja mund te tregoje anemi ose rënie te hekurit ne gjak.

/ikub.al/
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Re: "Spiunët" e trupit tonë

Ne fakt duhet te jemi te kujdesshem me trupin tone.
Por dhe qe te fiksohesh,siq jan ca njerez me analiza e me doktor e ktej e andej,sme duket normale.
Bejn qimen tra si thote nje shprehje,se po shkove tek doktori cdo jave edhe gripi te kthehet ne semundje kronika pastaj,se doktori dicka do te thote hahaha..:)
Gjithesesi mire ushyerja,eshte paresorja ne forcimin e imunitetit te trupit.
 
Top