Sporti që i pershtatet fëmijës suaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për prindërit të cilët dëshirojnë që fëmija i tyre të fillojë saktë jetën, ushtrimet fizike janë baza për të arritur një qëllim të tillë. Fëmijët që nuk merren me sporte ose veprimtari të tjera fizike kanë më pak mundësi për të pasur një jetë të shëndetshme, përderisa përvetësojnë një logjikë pasiviteti apo plogështie, të cilën e ruajnë gjatë gjithë jetës së tyre.Ushtrimet fizike duhet të bëhen një shprehi e përditshme për fëmijët, sikurse gjumi dhe ushqimi. Por përpara se fëmija të regjistrohet në një program sportiv është e nevojshme që të vlerësoni jo vetëm dëshirat e tij por edhe synimet që keni si prindër për të. Megjithatë, duhet të jemi realistë se shumë pak fëmijë janë në gjendje të ruajnë entuziazmin e fillimit dhe dëshirat për sporte të ndryshëm deri në fund. Atëherë, përpara se ta ëndërroni fëmijën tuaj me medalje në gjoks, bëni mirë të dini se ekzistojë arsye të tjera shumë më të rëndësishme që fëmija juaj të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sportive. Ndër këto mund të veçojmë:
• Marrja me sport ndikon në gjendjen e mirë fizike dhe në zhvillimin e aftësive bazë të lëvizjes.
• Pjesëmarrja në një aktivitet sportiv, në përputhje me aftësitë e fëmijës mund të forcojë vetëbesimin e tij dhe ta ndihmojë të bëjë shokë.
• Fëmijët që merren me sport e konsiderojnë ketë aktivitet tepër zbavitës dhe e ruajnë këtë vlerësim për të gjatë gjithë jetës së tyre, duke arritur që të kenë një gjendje më të mirë fizike dhe jetë më të gjatë.
sport.jpg
Si ta ndihmojmë fëmijën për të zgjedhur sportin që i shkon
Në fillim fëmija duhet lënë i lirë të zgjedhë atë sport që e zbavit më shumë, megjithëse ju, si prindër, mund të mos ju pëlqejë. ثshtë shumë e rëndësishme që ta lini atë të zgjedhë lirshëm, pa ushtruar presion mbi të.
Pyeteni fëmijën nëse kërkon të bëhet pjesëtar i ndonjë skuadre apo preferon sporte atomike (d.m.th. ato sporte që nuk janë të organizuar në skuadra, sikurse p.sh është futbolli (një sport masiv). Sport atomik mund të jetë noti, tenisi etj.) Vërtetoni nëse i pëlqejnë sporte me kontakt të fortë fizik (psh. basketbolli, futbolli etj) apo të tjerë me më pak kontakt të tillë (si psh. noti, volejbolli etj.). Prindërit së bashku me fëmijët duhet vazhdimisht të kontrollojnë favoret dhe disfavoret e sporteve në grupe dhe tyre atomike.
Këto të fundit e kanë të domosdoshme konkurrencën me vetveten, duke rritur kështu vetëbesimi n tek fëmija, ndërsa sportet në grup përmbushin nevojën shoqërore të fëmijëve dhe u japin kënaqësinë e pjesëmarrjes në një përpjekje masive. Natyrisht në këto sporte kërkohen karaktere të fortë, pasi në grup zhvillohet shumë ndjenja e konkurrencës midis pjesëtarëve.
Sporti që do të zgjedhë fëmija duhet të ketë lidhje direkte me zhvillimin trupor dhe shpirtëror të tij. Sa më shumë harmoni të ekzistojë midis sportit dhe trupit aq më të mëdha janë edhe të mirat për fëmijën.
ثshtë në gjendje të ndjekë udhëzimet?
Fëmijët e moshës 3-4-vjeçare nuk kanë mundësi të përqendrohen; iu mungon aftësia për të kuptuar ose programuar lëvizje të komplikuara. Për këtë arsye, kjo moshë sugjerohet për sporte atomike, sikurse psh. noti apo biçikleta.
Aktivitete sportive
Futbolli
ثshtë sporti që duan më shumë nga çdo tjetër djemtë. Nuk humbasin kurrë shansin për të luajtur me top akoma edhe në rrugët e lagjes. Futbolli stërvit në mënyrë uniforme të gjithë trupin dhe iu dhuron sportistëve të vegjël momente të mrekullueshme zbavitjeje dhe gëzimi, ndërsa i ndihmon që të kenë një gjendje shumë të mirë fizike. Por futbolli nuk pushon së konsideruari si një sport me kontakt të fuqishëm trupor.
Në përgjithësi, konsiderohet e domosdoshme që prindërit të dinë se fëmijët deri në moshën 8-vjeçare duhet të marrin pjesë në sporte që nuk kanë kontakt kaq të fortë fizik, për shkak të rrezikut nga dëmtime të mundshme.
futball.jpg
Kërcimi
ثshtë me të vërtetë magjepse mënyra me të cilën lëviz balerina. Kërcimi stërvit të gjithë trupin, ndërsa ngre themelet për një shtyllë kurrizore të fortë dhe të drejtë. Para se të vendosni që fëmija juaj të merret me kërcim duhet të keni parasysh që ai të përmbushë disa kushte, midis të cilave:
• Të ketë mbushur të tre vjetët
• Të mos merret edhe me aktivitete të tjera sportive, të cilat kërkojnë shumë energji.
• T'i pëlqejë me të vërtetë kërcimi.
Basketbolli
Basketbolli është një nga sportet më popullorë. Nuk ka dyshim se duke luajtur basket fëmijët përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, ndërsa njëkohësisht forcojnë vetëbesimin. Gjithashtu, ky sport i ndihmon ata që të bëjnë shokë sa më shumë, meqenëse është një sport masiv, në grup. Ndërkaq, basketbolli është i preferuar edhe nga vajzat, tek të cilat ka po të njëjtat pasoja pozitive sikurse tek djemtë.
Tenisi
Ndonëse nuk është një sport shumë i zhvilluar tek ne, prapë se prapë ia vlen të theksojmë të mirat që ai ofron tek fëmijët.
Tenisi është një sport i bukur jo vetëm për djemtë por edhe për vajzat. Nëpërmjet tij fëmijët zotërojnë përqendrim dhe saktësi, ndërsa njëkohësisht forcohet sistemi i tyre muskulor.
Noti
Noti është një ushtrim i plotë përderisa muskujt e trupit lëvizin, duke i dhënë trupit harmoni dhe gjallëri. Frika e prindërve ndaj këtij sporti lidhet me faktin se fëmijët mund të sëmuren shpesh. Në një farë mase kjo është e drejtë pasi ekzistojnë shumë infeksione që i shqetësojnë notarët. Megjithatë, duke treguar kujdes të veçantë gjithçka mund të kapërcehet.
Gjimnastika
ثshtë një sport që kërkon përqendrim, saktësi dhe mbi të gjitha sakrifica, me qëllim që sportistet të qëndrojnë me dinjitet në tapet. Megjithatë, të gjithë fëmijët që nuk arrijnë të bëhen sportistë profesionistë, të paktën do të zotërojnë harmoni në lëvizjet e tyre, ndërsa paralelisht do të forcojnë disiplinën dhe vetëbesimin.
gjimnastike.jpg
Ski
Ky sport bën shumë mirë për shëndetin, përderisa realizohet në majat e maleve, ku ajri është gjithnjë më i pastër se në çdo vend tjetër. Sporti i skive stërvit harmonikisht pjesën e sipërme të trupit dhe atë të poshtmen, veçse kërkon parapërgatitje shumë të mirë muskulore, me ushtrimet e përshtatshme që do të ulin sa më tepër mundësinë për dëmtime. /Telegrafi/
 
Redaktimi i fundit:
Top