• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Stili femëror shqiptar në Eurosong!

Hera

Antarë i Respektuar
[h=1]Stili femëror shqiptar në Eurosong![/h]
Një shëtitje, përmes fotove, në stilin e zgjedhur nga këngëtaret shqiptare të cilat përfaqësuan Shqipërinë në Eurosong. Me një sy kritik por edhe dashamirës!


Për herë të parë në skenën Europiane të këngës, në “Eurovision Song Contest”, Shqipëria u ngjit në skenë në vitin 2004. Fituesja e Festivalit të 42 të Këngës në RTSH që përfaqësoi Shqipërinë, ishte Anjeza Shahini me këngën “Imazhi yt”. Kënga u këndua në anglisht, me titull “The Image Of You”. Ajo u kualifikua për në finale nga ku u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese. Ishte një nisje e mbarë për Shqipërinë, si pjesëmarrëse në një konkurs muzikor jashtë territorit të saj.







Përfaqësimi në një eveniment si “Eurovision” është shumë i rëndësishëm por, përveç vlerësimit kryesor që shkon për këngën dhe performancën e saj, element tjetër i rëndësishëm është edhe veshja.



Jo pak herë, Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes së kritikave ndërkombëtare dhe atyre kombëtare, pikërisht për shkak të këtij aspekti të performancës. Kjo, duke nisur që nga përfaqësimi i parë, ku mediat ndërkombëtare nuk kanë kursyer kritikat për veshjen e Anjeza Shahinit e duke mbërritur edhe tek kritika për veshjen si kukull të Kejsi Tolës ose veshjen si “Dracula” të Rona Nishliut.



Prej 2004-s, me pjesëmarrjen e Anjeza Shahinit, Shqipëria shkel këtë skenë sivjet për të 15-n herë me Jonida Maliqin. Dhe pjesë e diskutimeve, kritikave dhe polemikave për këngën, së fundmi është edhe veshja, që do të mbajë artistja shqiptare në “Eurovizion”.



“Ktheju tokës”, titullohet kënga me të cilën këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi do të prezantohet në Eurovision. Një pjesë e rëndësishme e performancës në skenën e Eurovisionit është edhe veshja që artistja do të zgjedhë, për të cilën Jonida u shpreh se do veshë diçka me motive etnike.







“Unë do të zbuloj për ju stilistin e famshëm që kam zgjedhur. Është një djalë shqiptar që punon shumë bukur teknikat popullore. Ardi Asllani do të më veshë në Eurovision”, ka thënë Jonida në një emision televiziv.



Kritika e brendshme dhe ndërkombëtare nuk ka dhënë vlerësim pozitiv, as për veshjen e Kejsi Tolës, në “Eurovision”-in e vitit 2009. Tentativa, për të mos e larguar Kejsin nga mosha e atëhershme 16-vjeçare, u konsiderua një dështim. Por kjo veshje që u kritikua shumë, surprizoi jo pak veta teksa përfundoi e përfaqësuar në një muze prestigjioz. “ABBA The Museum” në Stokholm, është krijuar për bandën e ‘pop’-it ABBA dhe në këtë muze herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën. Në të përfshihen arritje të këngëtarëve, veshje të tyre e shumë të tjera. Kejsi është kthyer në një kukull në miniaturë me veshjet nga performanca në ‘Eurovison’. Përkrah saj është dhe kukulla e djalit të veshur me blu, që e shoqëronte Kejsin gjatë kërcimit të saj.







Kritike ishin mendimet mbi performancën, në stil, të këngëtares Ledina Çelo. Nga vajza shtatlartë dhe me linja perfekte, por me një zë super, pritej më shumë në këtë drejtim. Veshja ishte pa identitet dhe rezultoi të ishte zhgënjyese, si nga kritika vendase, ashtu edhe nga ajo e huaj.



[caption id="attachment_143109" align="alignnone" width="413"]
Kulmi i kritikave negative është arritur me veshjen e Rona Nishliut, në përfaqësimin e vitit 2012 që u zhvillua në Baku të Azerbajzhanit, këngë e cila kryesoi listën për çmimin “Barbara Dex”. Një çmim humoristik, që jepet në këtë festival ndërkombëtar për veshjen më të keqe.[/caption]







Por duhet thënë se në shumicën e rasteve, veshjet e këngëtareve tona kanë qenë dinjitoze dhe janë diskutuar për mirë, sidomos kur ato kanë dalë nga duart eksperte të stilistëve më të mirë shqiptarë. Kështu përfaqësuesja shqiptare Linda Halimi dukej e mrekullueshme në veshjen e saj, një fustan i shkurtër nga para dhe i gjatë nga pas. Fustani mahnitës ishte dizenjuar nga stilisti shqiptar Joni Peçi.







E lashë atë të marrë përgjegjësinë për veshjen time. Më tha të vishja këtë dhe i thashë sigurisht, çfarë të thuash ti!u shpreh këngëtarja në ato kohë për një intervistë.



I mrekullueshëm edhe fustani i këngëtares së njohur Aurela Gaçe në përfaqësimin e saj eksploziv në Eurovizion që u zhvillua në Gjermani. Ja si u shpreh ajo në atë kohë: “Jam shumë e kënaqur, sepse ka shumë karakter është shumë i detajuar si look-u dhe veshja ime që është gdhendur në trup, duke filluar nga thonjtë dhe te flokët, që përveç të stiluar kombinohen me veshjen time me gurë metali. Sigurisht nëse do të shihni këngëtarët e tjerë ka kostume shumë të bukura në skenë, por yni ka një karakter të veçantë, gjë që e tha dhe Mirela Nurçe stilistja, fustani ynë ndoshta nuk është më i bukuri, por më i veçanti.”







Një elegancë e jashtëzakonshme erdhi përmes performancës së Elhaida Danit në Eurovizion. Stili dhe linjat që solli i mirënjohuri stilisti Valdrin Sahiti ishin të pagabueshëm në çdo detaj.







Në një linjë me ngjyrën gold dhe stofin mëndafsh zgjodhi të ishte edhe këngëtarja e njohur Eneda Tarifa në përfaqësimin e saj në Eurovizion në Stokholm të Suedisë. Me një fustan të stiluar nga Bora Kokëdhima, këngëtarja përfaqësoi vendin tonë, i cili shënoi pjesëmarrjen e 13-të.







Me këngën ” Hear My Plea”, me emrin në shqip “Balada e Gurit”, kënga në Eurovizion u këndua në anglisht dhe shqip nga Federik Ndoci dhe Aida Dyrrahu. Zonja Dyrrahu u paraqit me një stil të ngjashëm me atë të Eneda Tarifës, me një ngjyrë të hapur dhe mëndafsh, një stil klasik dhe shndritës.







Por veshjet të cilat goditën më shumë, edhe pse një kombinim mes të zezës dhe ngjyrës argjend dhe të bardhës, ishin veshjet me motive etnike shqiptare, paksa mashkullore, por që i rrinin shumë mirë zërave shpërthyes të Juliana Pashës në Oslo të Norvegjisë me këngën “Nuk mundem pa ty” në versionin anglisht “It’s All About You” dhe Olta Bokës në Beograd, Serbi, me këngën “Zemrën e Lamë Peng”. Veçanërisht kombinimi pantallona me xhaketë tip xhubletë i Olta Bokës ishte mjaft i pëlqyer dhe tejet unik. Duket se edhe performanca e Jonida Maliqit do të jetë në rrugën e bukur të veshjeve me motive nga tabani kombëtar, kjo edhe nga fakti se kënga ka si tematikë largimin e qytetarë shqiptarë drejt Perëndimit.



 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Elhaida Danit ,ben ndryshimin per mire ne stilimin e mrekullueshem qe i kane rekomanduar.
Por dhe veshjet e tjera me shije dhe te nje niveli te larte jane.
Packa qe aty kritikat shpesh jane sipas qejfit e jo sipas syrit ekspert ne ate fushe.
 

Hera

Antarë i Respektuar
Një elegancë e jashtëzakonshme erdhi përmes performancës së Elhaida Danit në Eurovizion. Stili dhe linjat që solli i mirënjohuri stilisti Valdrin Sahiti ishin të pagabueshëm në çdo detaj.


kjo me ka pelqyer shume
 
Top