Studentja shqiptare, që drejton delegacionin italian në “Harvard”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
[video=youtube;bMhSZ81zn-M]https://www.youtube.com/watch?v=bMhSZ81zn-M[/video]
Teuta Turani është studentja më e mirë e huaj në Universitetin e Venecias. Shqiptarja studion prej 4 vitesh në Itali.

E diplomuar për Ekonomi, ajo ka punuar fort për të shënuar emrin e saj me gërma të arta në historinë e universitetit. Teuta nuk është një studente e zakonshme. Ajo angazhohet në çështje dhe kauza, që lidhen me të drejtat e njeriut, ngrohjen globale etj.

Teuta ka formuar dhe drejtuar delegacionin e parë venecian, në një ndër konferencat më prestigjioze në Universitetin e Harvardit, ku stimulohet një model i Kombeve të Bashkuara. Ajo është angazhuar për të drejtat e njeriut, në vende si Palestina dhe Egjipti, gjatë trazirave politike e sociale.

Bashkë me dy miq të saj, ajo promovon bashkëpunimin italo-ballkanik. Teuta është përzgjedhur për të mbajtur një fjalim më 18 Prill, në sheshin historik “San Marco”, para një publiku që mund të arrijë deri në 4 mijë vetë. Vlerësimi do t’i dorëzohet nga filantropi i njohur italian, Gino Strada. / Top Channel
 
Top