Studimi hedh poshtë lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit

Hera

Banned
[h=1]Studimi hedh poshtë lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit[/h]
vaksina-640x360-600x338.png

Vaksina për fruthin, shytat dhe rubeolën nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të autizmit dhe nuk shkakton autizëm te fëmijët që janë të rrezikuar. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, ku janë përfshirë më shumë se 650 mijë fëmijë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga regjistri i popullsisë për të vëzhguar nëse vaksina MMR kishte rritur rrezikun për zhvillimin e autizmit te fëmijët e lindur në Danimarkë mes viteve 1999 – 2010.

Më shumë se 650 mijë fëmijë u monitoruan deri në gusht të vitit 2013, ku shkencëtarët dokumentuan diagnozat me çrregullim të spektrit të autizmit, si dhe faktorët e rrezikut: mosha e prindërve, diagnoza e autizmit te vëllai apo motra, lindja e parakohshme dhe pesha e ulët në lindje.

Më shumë se 95% e fëmijëve kishin marrë vaksinën MMR, dhe 6517 u diagnostikuan me autizëm. Sipas shkencëtarëve, vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e zhvillimit të autizmit te fëmijët që nuk konsideroheshin të rrezikuar nga ky çrregullim i spektrit të autizmit.

Ndër debatet e nxehta në rang global, është dhe ai mbi vaksinimin, rolin e këtij procesi në shëndetin e fëmijës, ku ka zënë vend jo pak ideja se prej tij vjen dhe autizmi.

“Vazhdon diskutimi nëse vaksinat shkaktojnë autizëm, sidomos në mediat sociale”, thekson Anders Hviid, autori kryesor i studimit, nga Instituti “Statens Serum” në Danimarkë.

Miti për lidhjen e vaksinave me autizmin u përhap në vitin 1998 nga një studim i kryer nga Andrew Wakefield, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet. Wakefield u hodh në gjyq nga kompanitë që prodhonin vaksinën MMR, dhe në vitin 2010 ai humbi licencën mjekësore. Në vitin 2011, revista mjekësore The Lancet përgënjeshtroi studimin pasi hetimet treguan se Wakefield kishte ndryshuar ose keqprezantuar informacionet e 12 fëmijëve që ishin bazë për rezultatet e këtij studimi.

Një sërë studimesh të kryera më vonë nuk kanë gjetur deri tani një lidhje mes vaksinave dhe autizmit.
 

Desa

Felix - Culpa
Asnjë ndërlidhje midis vaksinimit MMR dhe autizmit

Studiuesit nga Statens Serum Institut mposhtin për herë të dytë pretendimin se vaksina MMR duhet të rrisë rrezikun e fëmijëve për të zhvilluar autizëm. Ky është një përfundim i rëndësishëm në një kohë kur numri i rasteve të fruthit në Evropë është trefishuar në vetëm një vit.

Tani, SSI ka kryer një studim krejt të ri dhe madje edhe më të madh, që gjithashtu nuk mund të tregojë një ndërlidhje mes vaksinës dhe autizmit. Rezultatet sapo janë botuar në revistën e mirënjohur shkencore Annals of Internal Medicine.


Rezultati i hulumtimit bazohet në materialin unik kërkimor

Mosha në të cilën bëhet vaksinimi MMR përkon me moshën në të cilën shumë prej fëmijëve që zhvillojnë autizëm tregojnë simptomat e para të tij. Prandaj, ka qenë e nënkuptuar për disa prindër me fëmijë autikë që të lidhin të dy gjërat së bashku, edhepse ndërlidhja nuk është reale.

ssi.dk

 
Top