Superkupa e Spanjës, Reali kalon më tej. Barcelona përmirësohet

valverde-1280x720.jpg
Një gol i Fede Valverdes në shtesë i dha Realit të Madridit biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës, në një “Klasike” spektakolare ndaj Barcelonës.
Vinicius Jr. kaloi i pari në avantazh madrilenët, ndërkohë që Luuk de Jong barazoi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Benzema riktheu avantazhin për madrilenët, ndërkohë që Ansu Fati dërgoi në shtesë ndeshjen me një gol me kokë, në minutën e 88.

Ndërkohë, golin e fitores 3-2 e shënoi Valverde.

A2news.com
 
Top