Ta njohim Shqiperine

kitrra 123

plak gjufurrak
Dikur sweetzzinna bente nje kuic si loje intelegjente dhe ne pergjithesi fokusohej rrethe ngjarjeve historike, politike, ekonomike dhe gjeografike te popullit Shqiptare. Me kishte pelqyer pa mase sepse perveq argetimit mesonim edhe mjafte gjera te reja. Pasi qe ka kohe qe nuk e kemi perdorur, une si kopjues dhe perpunues :ciaoo:i ideve te te tjereve them ta zgjerojme kete loje ne nje fomat tjeter, por se pari lus adminat e forumit qe temes ti japin nje titull qe do ti pershtatej keti formati:

1. Tema te perbehet nga pyetja e anetarit paraprak pergjigjen e te ciles e jep anetari pasues duke bere nje shpjegim dy - tri fjalish lidhur me pyetjen me qellim qe nxenja e dijes te jete sa me e madhe.
2. Anetari qe pergjigjet ka te drejte te beje pyetje ose ti leje radhen diskutuesit tjeter.
3. Pyetjet qe nuk kane te bejne me Shqiperin, popullin shqiptare dhe trojet shqiptare te fshihen nga adminat.

Hajde me te mira te mesojme sa me shume per vendin tone!

Cila është lartësia më e lartë mbidetare në trojet shqiptare ku shtrihet ajo dhe nga cfarë karakterizohet? :gjujpeshk:
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Romani i pare ne gjuhen shqipe

Dikur sweetzzinna bente nje kuic si loje intelegjente dhe ne pergjithesi fokusohej rrethe ngjarjeve historike, politike, ekonomike dhe gjeografike te popullit Shqiptare. Me kishte pelqyer pa mase sepse perveq argetimit mesonim edhe mjafte gjera te reja. Pasi qe ka kohe qe nuk e kemi perdorur, une si kopjues dhe perpunues :ciaoo:i ideve te te tjereve them ta zgjerojme kete loje ne nje fomat tjeter, por se pari lus adminat e forumit qe temes ti japin nje titull qe do ti pershtatej keti formati:

1. Tema te perbehet nga pyetja e anetarit paraprak pergjigjen e te ciles e jep anetari pasues duke bere nje shpjegim dy - tri fjalish lidhur me pyetjen me qellim qe nxenja e dijes te jete sa me e madhe.
2. Anetari qe pergjigjet ka te drejte te beje pyetje ose ti leje radhen diskutuesit tjeter.
3. Pyetjet qe nuk kane te bejne me Shqiperin, popullin shqiptare dhe trojet shqiptare te fshihen nga adminat.

Hajde me te mira te mesojme sa me shume per vendin tone!

Cila është lartësia më e lartë mbidetare në trojet shqiptare ku shtrihet ajo dhe nga cfarë karakterizohet? :gjujpeshk:

Me duket se i jemi shmangur i cik kësaj teme mjaftë interesante të hapur nga sweetzzinna dhe të përpunuar nga unë me pëlqimin e zines. Unë po prashtroj edhe pyetjen e dytë për ti dhënë një shtysë mëtutje. Tanimë jan dy pyetje që kërkojnë përgjigje:


  1. Cila është lartësia më e lartë mbidetare në trojet shqiptare ku shtrihet ajo dhe nga cfarë karakterizohet?
  2. Cili është dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe, kush e shkroi atë, në cilin vit është shkruar, çfarë përmban, me çfarë shkronjash është shkruar dhe me çfarë dialekti?
SUKSESE :dong::dong:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ta njohim Shqiperin

  1. Cila është lartësia më e lartë mbidetare në trojet shqiptare ku shtrihet ajo dhe nga cfarë karakterizohet
KORABI - MAJA ME E LARTE NE SHQIPERI
Mali më i lartë i Shqipërisë (2752 m), që shtrihet në kufirin lindor, në rrethin e Dibrës, në lindje të Drinit të Zi, midis dy degëve të djathta të tij, përroit të Gramës ne jug dhe atij të Veleshicës në veri. Bën pjesë në vargun lindor ose vargun e Korabit të Krahinës Malore Qëndrore. Në Korab gjënden tre majat më të larta të Shqipërisë mbi 2700 m; maja e Korabit (2751 m); maja Porta e Korabit (2725 m) dhe maja e Moravës (2716 m). Korabi përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerore të paleozoit, me strukturë luspore e bllokore dhe nga gjipset permo-triasike tepër të shkatëruara nga tektonika. Relievi është shumë i thyer, në veçanti relievi i formuar nga gëlqerorët është mjaft i ashpër, me kreshta e maja të mprehta që përfundojnë në gremina, kurse në rreshpet është relativisht më i butë. Korabi formon dy kreshta të mëdha në drejtimin veri lindje – jug perëndim, kreshtën e Korabit dhe atë të Portave të Korabit që ndahen midis tyre nga gropa e Staneve të Preshit. Ka shumë cirqe akullnajore që zbresin shkallë-shkallë në gropën e Panairit në verilindje dhe atë të staneve të Preshit në jugperëndim. Disa prej tyre janë kthyer në liqene të vogla akullnajore. Korabi në përgjithësi është i zhveshur nga bimësia pyjore, por dallohet për kullotat alpine shumë të pasura. Vazhdon me malin e Sharrit në Kosovë.

(shkeputur nga tema e FcBesia ==>> http://www.forumivirtual.com/showthread.php?t=6068 )


Pyetja : Plisi i bardh : cfare simbolizon ngjyra dhe forma. Cfare dihet me per prejardhjen e Plisit?

Po ashtu ngel pyetja e Kitrra

Cili është dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe, kush e shkroi atë, në cilin vit është shkruar, çfarë përmban, me çfarë shkronjash është shkruar dhe me çfarë dialekti?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

eshte Meshari i Gjon Buzuku-t ne vitin 1555,ne dialektin gege
http://www.forumivirtual.com/threads/385-Gjon-Buzuku?highlight=meshari


Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës Shqipe nuk është Meshari i Gjon Buzukut, por, një dokument tjetër i shkruar më se 93 vite para MESHARIT, kështu që pyetja mbetet akoma pa përgjigje.

  1. Cili është dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe, kush e shkroi atë, në cilin vit është shkruar, çfarë përmban, me çfarë shkronjash është shkruar dhe me çfarë dialekti?
  2. Pyetja : Plisi i bardh : cfare simbolizon ngjyra dhe forma. Cfare dihet me per prejardhjen e Plisit?
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ta njohim Shqiperine

atehere eshte nje autobografi e teodor shkodranit ne mos gaboj apo jo kitrra
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

atehere eshte nje autobografi e teodor shkodranit ne mos gaboj apo jo kitrra

Unë nuk kam njohuri për te, por, na sjell me shumë rreth saj, por, prapë se besoj se mund të jet ajo. Tua lëmë anëtarëve tjerë se besoj se do e gjejnë përgjigjen e sakt.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ta njohim Shqiperine

hidhi 1 sy
Kohët e fundit është zbuluar një doc. (libër Autobiografi), i cili konsiderohet si më e vjetri i shkruar në gjuhën shqipe deri më sot .
Ky doc. është një libër autobiografi e kompletuar e vet autorit e që daton shumë vite më parë se sa doc. e njohura deri më sot.
Libri në fjalë përmban më se 200 faqe; është komplet dhe nuk i mungon asnjë fletë zatën i posedon edhe kopërtinat. ثshtë i shkruar i tëri në shqipe nga autori Origj.Theodor Scodraniti (Teodor Shkodrani), dijetar, shkrimtar, transkriptolog i gjuhëve të lashta dhe shkencëtar i kohës. Autori në ditarin e tij e thekson se ishte nga Shkodra. Libri është shkruajtur ekzaktësisht më 09/03/1210 në origj.
ME NENDTE MARXITE NIMILE DYTE CINDTE E THETE.
Kryesisht libri flet për jetën dhe veprat e Teodor Shkodranit. ثshtë shumë e rëndësishme të theksohet se librin e zbuloi Prof. Dr. Musa Ahmeti kosovar në vitin 2003-04 ndoshta do ju befasojë kjo periudhë prej dy vitesh e zgjatjes së zbulimit, mirëpo kjo duhet te theksohet kështu ngase kishte shumë polemika nga shumë historianë transkriptologë mbarë shqiptarë deri sa erdhën në përfundim se ky doc. është origjinal dhe autentik i vet autorit Teodor Shkodranit dhe pas shumë kundërthënieve u pranua si dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe.
Në fillim Prof.Dr. Musa Ahmeti hezitonte t'ua dorëzonte zbulimin e tij autoriteteve kompetente, ngase kishte frikë se mund të manipulohej me të dhe kështu t'i mirrej autorësia e zbuluesit nga të tjerët. Pra kjo ishte edhe një arsye tjetër pse u ngjallën aq shumë polemika dhe pse kishte aq shumë divergjenca lidhur me zbulimin e Dr. Musasë. Mirëpo, pas shumë orvatjesh erdhi deri te kompromisi nga të dyja palët.
Vlen të theksohet se Prof. dr. Musa Ahmeti arriti ta zbulojë këtë libër pas katër vite e gjysmë hulumtimesh që bëri me vetmohim ne arkivet e Vatikanit, të Stambollit, dhe të Dubrovnikut. Ndërkaq është me relevancë të madhe t'ua bëj me dije se Prof. Dr. Musa Ahmeti jovetëm që e zbuloi këtë doc., por ai e bëri edhe transkriptimin e tij nga gjuha e lashtë shqipe po them kushtimisht e autorit tonë, në gjuhën e sotme shqipe ngase qe shumë e vështirë të kuptohej nga ne sot.
Ndër të tjera shkencëtari e bëri publik zbulimin e tij në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ku edhe e paraqiti dokumentin autentik para masës dhe kështu mëpastaj u morën transkriptologët historianët e shumë shkencëtarë të tjerë rreth autenticitetit dhe origjinalitetit të ditarit autobiografik në fjalë e që pas shumë studimeve që i bënë këta të sipërpërmendurit zbulimi u pranua. Mes tjerash dokumentin e sbuluar e publikoi edhe revista exclusive 2003 duke i paraqitur të dyja ballinat autentike të librit. Pra sot kemi një dokument shumë më të vjetër se sa Formula e pagëzimit, Fjalorthi i Arnold Von Harfit, Meshari, etj.
"Unë mendoj se shqipja e shkruar daton edhe më parë se sa ky doc. mirëpo, deri më tani rezulton që ky të jetë dokumenti më i vjetët i shkruar në gjuhë shqipe.
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës Shqipe nuk është Meshari i Gjon Buzukut, por, një dokument tjetër i shkruar më se 93 vite para MESHARIT, kështu që pyetja mbetet akoma pa përgjigje.

  1. Cili është dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe, kush e shkroi atë, në cilin vit është shkruar, çfarë përmban, me çfarë shkronjash është shkruar dhe me çfarë dialekti?
  2. Pyetja : Plisi i bardh : cfare simbolizon ngjyra dhe forma. Cfare dihet me per prejardhjen e Plisit?

1-Dokumenti e para i shqipes së shkruar mendohet historikisht se eshte Formula e Pagëzimit (1462) Fjalori i Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut, por.....porrrrrrrrrr vertetohet se fjalet e perdorura ne te shkencerisht klasifikohen si te prejardhura dhe asimilime latine, keshtu qe i pari dokument mbetet MESHARI I GJON BUZUKUT :
U doni Gjoni ,bir i Bdek Buzukut ,tue kujtuem per shume here se gluha ione nuk kish xha t'endiguem, hyna per gith diten me sa mujta me ditun
per t'shkrujt ket fjalor nde gjuhen shqip per me ju ardh ne ndim t'gjith atyne qe dun me endiguem.

2- Plisi i bardhe ,qeleshja , ka disa shpjegime arkiologjike, prejardhja mendohet te jete qe ne kohen e ilireve ,thurja e plisit eshte nje zeje e lashte
,simbolizon paqen dhe kreshten e bardhe te debores qe qendron gjithmon e pashkrire ne maje te malit .
 
Redaktimi i fundit:

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Qarkorja e Pal Engjëllit
“Unte paghesont premenit atit et birit et sperit seint” është dokumenti i parë i gjuhës shqipe të shkruar. Ai është zbuluar në datën 8 nëntor të vitit 1462. “Formula e Pagëzimit” është gjetur në një qarkore të shkruar në latinisht nga Pal Engjëlli, i cili ishte Kryepeshkop i Durrësit dhe bashkë punëtor i ngushtë i Skënderbeut. Gjatë një vizite në Mat, Pal Engjëlli vuri re çrregullime në punët e fesë. Me këtë rast, ai i la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdorin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre. Ky dokument është gjetur në Bibliotekën Laureriane të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Shpjegimi i plisit eshte i sakte.
Mund te shtroni pyetjen e rradhes.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperin

Pyetja : Plisi i bardh : cfare simbolizon ngjyra dhe forma. Cfare dihet me per prejardhjen e Plisit?






Kadri Halimi

Lashtësia e kapuçit të bardhë - plisit*

Kapuçi i bardhë që shqiptarët e quajnë plis, qeleshe ose qylah, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e shqiptarëve. Për plisin ekzistojnë tek ne do gojdhana në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Në lidhje me këtë gjë po sjellim ca shënime të shkurtëra interesante.

Duke bërë kërkime rreth studimit të zejes të qeleshepunuesve (ose plistarëve) ndër zejtarët e Kosovës si dhe tek populli, kemi hasur në ca gojdhana interesante që meritonin të shenohen, kurioze, por jo edhe të pa baza.

Një nga tregimet më intseresante është ai që bën fjalë dhe konfirmon se plisi i bardhë, kapuçi tradicional i shqiptarëve është trashëguar nga Ilirët. Duke mos u bazuar në dokumentat historiko-arkeologjike, por vetë në kushtet e atëhershme ekonomike të fiseve ilire, na del e logjikshme që këto tregime të kenë baza reale. Sepse, fise të ndryshme ilire merreshin me njërën nga degët kryesore të ekonomisë me blegëtorinë. Kjo e vërtetë e konfirmuar edhe nga të dhënat historike na bën që t'u besojmë edhe gojdhanave popullore lidhur me plisin. Duke pasur lesh delesh në sasira të mjaftueshme, Ilirët prej këtij punonin veshjet e tyre, ku hyn edhe pjesa që mbulon kokën - kapuçi. Pothuaj të gjitha pjesët e veshjes në të kaluaren njerëzit i bënin vetë në shtëpi. Më vonë shfaqen zejtarë profesionalë. Kështu qëndron puna edhe me punimin ose prodhimin e plisave.

Në popull si dhe ndër zejtarët tanë qeleshepunues të Kosovës dhe jashtë saj ekziston një gojdhanë shumë e vjetër. Ajo thotë se këtë zeje e solli në Gjakovë një plak, që në kohërat e moçme ishte shpërngulur nga Malësia në këtë qytet. Kjo tregon qartas se në kohërat më të lashta, kapuçat punoheshin nga vetë anëtarët e familjes porsi edhe pjesët e tjera të veshjes popullore të përditshme (tirqtë, ndërresat, mintanat, xhokat, japunxhat, gjurdiat, gëxofët etj.).

Për lashtësinë e këaj zeje, respektivisht të vetë plisit, dëshmon edhe emri i një lloji të tij që shqiptarët e quajnë vorri i Skënderbegut. E dihet mirë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Që nga vdekja e këtij vigani, shqiptarët filluan të mbajnë një kapuç të një forme të posaçme, me fundin ose majen e trusur, të thelluar në formë varri. Ky tip kapuçi mund të ishte i zi ose edhe i bardhë. I përngjet pjesës cilindrike të kapelës moderne (u muar vesh pa rreth) por, siç u tha më sipër, me fund ose maje të gropuar si varr në drejtim nga prapa kah balli. Këtë lloj plisi e mbajnë njerëz pak si më pleqë dhe më seriozë në qytete e fshatra. Sot përdoren fort rrallë, kurse në shekujt e kaluar ka qenë shumë më shpesh i përdorur.

Tipi i plisit i quajtur me maje ka trajtë kupe me maje të theksuar. Një tip tjetër me maje jo të theksuar e quajnë i rrumbullakët. Në të kaluaren këta plisa ishin edhe më të gjatë, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndhshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit ilir të Dalmatëve. Kjo shihet në një pllakë guri nga Graduni, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik në Split. Kjo rrasë guri ka një relief në të cilin shihen figurat e dy ushtarëve ilirë të zënë robë lufte nga ushtarët romakë. Njëri nga këta dy ilirë mban në kokë një kapuç që për nga trajta është krejt i njëjtë me plisin tonë të sotëm me maje të theksuar (të shihet Mihovil Abraniè: O predstavam Ilira na antiknim spomenicima. بasopis za zgotovino in narodopisje, Maribor, let. XXXII, snop. 1-4, 1937:12,15).

Në popull dhe tek zejtarët qeleshepunues kemi dëgjuar dhe shënuar një tregim se në Dibër dhe rrethinë, në të kaluaren nuk mbaheshin plisat e rrafshtë si sot. Banorët e kësaj treve mbanin plisa të tipit të Kosovës. Mirëpo, rreth vitit 1832 Pashallllëku i Kosovës me në krye Jashar Pashë Xhinollin ra në konflikt me Dibrën duke dashur ta zgjërojë pashallëkun e tij. Me këtë rast u bë një betejë e rreptë. Jashar pashë Xhinolli, bir i Maliq pashë Xhinollit, me prejardhje nga Luma, i theu dhe i mundi dibranët, ose siç thotë populli i shkeli. Që prej kësaj, gjoja, dibranët mbakan plisa të shkelun, d.m.th. të rrafshtë, kurse kosovarët si fitimtarë vazhduan ende të mbanin plisa me maje.

Në lidhje me lashtësinë e plisit , ndër shqiptarët ekziston edhe një gojdhanë tjetër që përcjellet brez pas brezi. Kjo gojdhanë tregon se në Betejën e Kosovës më 1389 moren pjesë edhe shqiptarët nga Kosova bashkë me mirditasit. Këta, me këtë rast, mbanin plisa të bardhë po të asaj trajte që mbajnë edhe sot.

Nuk janë në gjendje të dijë e të konfirmoj se a ka dhe ç'baza ka kallximi popullor se do klerikë katolikë, varësisht nga rangu kierarkik, gjatë meshës në kishë mbajnë kësula të bardha në formë plisi të shqiptarëve. Madje të tillë i mban edhe vetë pontifiku katolik në Romë, papa.

Ndoshta kjo traditë popullore mbështetet në këto fakte historike.

Dihet mirë se pas okupimit të tokave ilire në Ballkan, romakët moren prej tyre shumë gjëra nga kultura materiale, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore. Duket se një lloj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e moren nga fisi dalmat i ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica). A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhe ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalëngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qendroi duke u përdorur vetëm në kishë katolike dhe ruhet edhe sot dhe ende quhet dalmatika. Hyn në përdorim, veshet nga priftërit vetëm gjatë meshës.

Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit tonë të rrumbullakët (jo atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.

Po t'i shtojmë të gjitha këtyre që thamë më sipër se papët me të vërtetë mbajnë kësulë të bardhë të rrumbullakët, shumë të ngjashme me plisin shqiptar, atëherë na është plotësisht e qartë se nga rrjedhin këto tregime popullore.


*Marrë prej gazetës Rilindja, më 31.10.1970, Prishtinë.
Zgjodhi Prof. Dr Mentor Disha, Prishtinë.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Vazhdojmë të njohim Shqipërin:


  1. Si quhet shpendi ( ka emër Ilir, madje thuhet se edhe flamuri Shqiptar i ka ngjyrat e ti), i cili është konsideruar si engjullor dhe që konsiderohet si stërgjysh i llojit të vet? Ju lutem na jepni emrin e tij, një përshkrim të hollësishëm për të dhe ndonjë foto të mundshme!?:gjujpeshk:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Si quhet shpendi ( ka emër Ilir, madje thuhet se edhe flamuri Shqiptar i ka ngjyrat e ti), i cili është konsideruar si engjullor dhe që konsiderohet si stërgjysh i llojit të vet? Ju lutem na jepni emrin e tij, një përshkrim të hollësishëm për të dhe ndonjë foto të mundshme!?


SHQIPONJA ME DY KOKA,SIMBOLI YNE, ME I LASHTI I BOTES


Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise) 6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte

Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka


Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.
Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?
Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?
Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).
Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.
Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.
Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.
Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.
Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.
Simboli i shqiponjes gjate shekujve Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.
Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.
Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate). Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.
Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille. Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.
Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.
Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.
Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.
Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.
Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.
Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet. Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.
Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.


Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj


Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.
Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje. Nga Gridi.




Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.
Sipas historianit latin, Ovid: Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."
Herodoti do te shkruante per Feniksin: "Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."
Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.


albania_flag.jpg
440px-Phoenix_force.jpg



Pyetja e rradhes: Evolucioni flamurit Shqiptar, nga dita qe u shpall flamur i kombit shqiptar deri me sot!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Sweetzzinna, përkundër këti përshkrimi fenomenal që ke bërë për shqiponjën më duhet të them se përgjigja juaj nuk është e sakt. Pyetja ime konsiston me një shpend shumë të vjetër, por me llojet e tij është akoma prezent dhe ka emër ILIR. Pra, dy pyetje mbesin pa pergjigje:

  1. Si quhet shpendi ( ka emër Ilir, madje thuhet se edhe flamuri Shqiptar i ka ngjyrat e ti), i cili është konsideruar si engjullor dhe që konsiderohet si stërgjysh i llojit të vet? Ju lutem na jepni emrin e tij, një përshkrim të hollësishëm për të dhe ndonjë foto të mundshme!?
  2. Evolucioni flamurit Shqiptar, nga dita qe u shpall flamur i kombit shqiptar deri me sot!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Si quhet shpendi ( ka emër Ilir, madje thuhet se edhe flamuri Shqiptar i ka ngjyrat e ti), i cili është konsideruar si engjullor dhe që konsiderohet si stërgjysh i llojit të vet? Ju lutem na jepni emrin e tij, një përshkrim të hollësishëm për të dhe ndonjë foto të mundshme!?

Pellumbi_ilir.jpg



Pëllumbi Ilir

Pëllumbi Ilir (Columba Ilyrica; emri i regjistrimit: Archangel, Gimpel; grupi: Pëllumbat me ngjyra; nr. i standardit evropian: 402; madhësia e unazës:07) Bën pjesë në grupin e pëllumbave me ngjyra dhe është ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës. ثshtë kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë.
Sipas burimeve kishtare shpendët më të rëndësishëm ishin shqiponja dhe pëllumbi ilir i quajtur nga ilirë engjëllesha ilire. Shqiponja mbeti një simbol kombëtar, kurse pëllumbi ilir mbeti një legjend e gjallë. Ngjyrat dominuese tek ilirët ka qen ajo e kuqe dhe e zezë. Ngjyrat e kuqe dhe e zezë pa dyshim daton që nga periudha e vjetër e kulteve ilire.

Të pajisuar me këtë ngjyrë sotë i gjejmë pëllumbin ilir (columba illyrica) dhe insektin ilir (stictoleptura cordigera illyrica) dhe pikëriaht me të njejtën ngjyrë është edhe flamuri kombëtar shqipëtar. Mbi rëndësin e kultit të shpendëve tek parardhësit tonë flet edhe nezir myrta mbi thymologjia e emrit - zeus. Ai mundohet ta spjegoj emrin e perëndiut zeus në mënyra të ndryshme duke i dhënë kuptimin e fjalës shqipe. Citat nga shkrimi: Eshtë emërtimi shqip - zog-u, si emërtim i përgjithshëm për shpendët, shpëzet - zog-u / zogjët - si emrim i cili lidhet me kuptimin e zonit/ zanit / zërit (pasiqë tash na dalin tri forma të emërtimeve, përveçse në dy dialektet e sotme, - zani - gege dhe - zëri - toske). Diftongu - zo - është më i hershmi si emërtim në gegënishten e lashtë, i cili mendoj të jetë emërtim edhe - pie, që mbeti edhe emërtimi për fuqinë mbinatyrore - zoti - tek shqiptarët. Nga epoka ilire përveq pëllumbit ilir kemi edhe disa kafshë dhe barishta të cilat edhe sotë e asaj dite e mbajn emrin e ilirëve. Vlen të përmenden: Deltari ilir (illyrian sheepdog), peshku ilir (squalius illyricus)- ndryshe quhet edhe mëlyshi i zi, kërmilli ilir (campylaea illyrica ), insekti me ngjyra kuq dhe zi -(stictoleptura cordigera illyrica). Masandej emrin ilir mbajn edhe shumë barishta si: iris illyrica, petrorhagia illyrica, knautia illyrica, illyrian thistle, pancratium illyricum, onopordum illyricum etj. Nga gërmadhat ilire jan gjetur shumë figura dhe vizatime shpendësh të cilat mund të jen emitim i pëllumbit ilir - engjëlleshës ilire. Vlen të përmendet pëllumbesha e vuqidollit (vucedolska golubica) e gjetur në vendpunishtën e vuqidollit të quajtur gradac. Vuqidolli është një vendbanim 5 km në afërsi të qytetit vukovar të kroacisë. ثshtë një skulptur e një pëllumbi e gjetur në vitin 1938. Mendohet se është punuar 2000 deri në 3000 vite para lindjes së krishtit. Figura është e ndërtuar në një stil religjioz dhe është një simbol i civilizimit evropian. Pëllumbesha është e gjatë 19,5 cm dhe duket të jet një pëllumb i cili është kultivuar në evrop para 4500 viteve dhe është figura më a vjetër e pëllumbave e gjetur në evrop. Nuk dihet saktësishtë se për cilin pëllumb është fjala, mirpo nga pamja ka ngjashmëri të mëdha me pëllumbin ilir. Vlen të përmendet edhe rrethet e vogla unazore të veshëve (vathët ilir) të gjetura në trebenishte të ohrit
Në periudhat e më vonëshme shpendët patën një rëndësi të posaçme dhe gjithashtu i gjejmë në shkrime, këngë popullore, piktura dhe skulptura. Pëllumbi në disa raste paraqitet edhe si një mëkat. Kjo ndëgjohet shpesh nga fjalët popullore se " është gjynah ta mbash pëllumbin". ثshtë mëkat ta kultivosh pëllumbin. Ndoshta kjo mund të jetë një mitologji e lashtë që nga periudha ilire ku pëllumbin ilir e konsideronin si engjëllor.
Sikurse grekët të cilët i morën dhe i përvetësuan perëndit pellazge si zeusi aferdita, ethina, thetis ari e të tjera të cilat nuk mund të jen perëndi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Ashtu edhe romakët e përvetësuan gudinën zana dhe pëllumbin columba illyrica. Pëllumbin ilir e kultivuan më tutje dhe romakët ishin të parët të cilët e shpërndajtën më tutje në evrop dhe azi. Emri i pëllumbit ilir mbeti i pa ndryshuar, por me arritjen e ti në angli dhe gjermani, ata i dhanë emra archangel në angli dhe gimpel në gjermani. Pas përhapjes së krishtenizmit në botë, shumë shpejtë ai ishte përqafuar nga romakët dhe përmes tyre gjithashtu shumë shpejtë deportoj edhe te ilirët. Ndërrimi i besimit i cili në fillim ishte shumë i ngadalshëm sjelli si rezultat edhe ndryshimin e kulteve dhe simboleve të vjetra. Edhe pse ndryshimi ishte i theksuar në legjendat dhe mitet e ilirëve disa nga ato jetonin edhe më tutje. Disa nga ato mite i gjejmë edhe sotë si syri ikeq, perëndesha zana, gjarpëri i shtëpisë, legjenda e shpendëve e të tjera. Pasi krishtenizmi e kishte përfshir teritorin përreth adriatikut, pjesa administrative dhe organizative e popullatvs ishte bërë kisha. Pëllumbi ilir ishte përvetësuar dhe kultivuar në kishat krishtere si një pëllumb engjëllor.
Mirpo pëllumbi ilir edhe sotë e mban emrin e vjetër columba illyrica. Pas që dhuna sllave kishte marrë një intenzitet të shtuar vendasit u tërhoqën maleve.


Në vitin 1256. - sipas shkrimeve të vjetra disa pëllumba jan dhuruar nga oborri i mbretit urosh, shkollës fillore në brnjac (regjsistri i arkivës së peshkpëve danila dhe zitije jelenino).
Në vitin 1346. - nxënësit e shkollës fillore brnjaci kan shkuar për vizit në peshkopata e pejës dhe kan sjellur me vete disa pëllumba të llojit engjëllor.
Në vitin 1372. - stefan lazarevici i cili në oborrin e ti kishte pëllumba të bardhë me xhufkë i sjelli nga peshkopata e pejës, dy pëllumba të zi të llojit engjëllor. Sipas legjendës pëllumbat e bardhë kan sjellur lajme të mira, kurse pëllumbat e zi, lajme të kqia. Në vitin 1427. - sipas shkrimeve të vjetra, stefana lazarevici, pëllumbat e zi të tipit engjëllor i kishte lënë në beograd, kurse pëllumbat e bardhë i kishte marr me vete në dubrovnik.
Në vitin 1683 - 1699. - një pjes e këtyre pëllumbave të zi jan bartur nga beogradi për në vojvodin dhe hungari.
Në vitin 1945 - 1956. - prej andres pëllumbat engjëllor i kan bler edhe shumë qytetar nga beogradi.
Kjo ishte via me të cilën është munduar të ruhet pamja e jashtme e pëllumbave të zi (pëllumbave engjëllor). Ky lloj pëllumbi ka një fluturim të lehtë dhe të gjerë dhe kan një temperament të madhë. Vërtetimin e egzistencës së lashtë të pëllumbit ilir e bëri edhe arkeologu anglez Arthur John Evans (1851-1941)i cili në vitin 1884 ia dërgoj një letër një pëllumbmbajtësi nga Beogradi, Djoka Djordjevic (Gjaka Gjorgjeviq) të cilit ndër të tjera i shkruajti: Nëse i kërkoni stërgjyeshit e pëllumbave që ju i kultivoni ata mund ti gjeni në Pejë të cilët e pashë gjatë një vizite pune.
Pllumbi ilir është ruajtur deri në ditët e sotme në një origjinalitet si për nga forma ashtu edhe për nga pamja e jashtëme dhe ngjyrat. Ka një shkëlqim metalik të puplave në gjthë trupin që të bënë përshtypjen e puplave të Gjelit. Shkëlqimi i puplave reflekton me ngjyra të gjelbërta dhe vjollce.
Emrat të cilët njihen janë : emri origjinal nga gjuha latine; columba illyrica, archangel, gimpel, pëllumbi ilir etj,
ثshtë stërgjyshi i shumë pëllumbave të evropës duke e kryqëzuar me pëllumba të ndryshëm për ti marrë ngjyrat dhe xhufkën e mprehtë.


Ndërtimi trupor
Ka një pamje të shtërnguar natyror, i hollë, elegant dhe shumë lëvizës.
Përshkrimi i racës

Standardi

ثshtë i hollë, i fuqishëm dhe ka një ballë koke të rrafshët. Ka madhësi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra dhe është i ngritur dhe elegant. Xhufkën e ka të mprehtë (maje) dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët e mbrapa kokës duke e krijuar majen e xhufkës e cila përfundon mbi horizontin e kokës. I njëjti përshkrim vlenë dhe për pëllumbin pa xhufkë, vetëm se te ky lloj pëllumbi në vend të xhufkës pupulat lëshohen drejtë qafës sikuse te çdo pëllumb pa xhufkë.
  • sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë portokalli;
  • sqepi është i mesëm dhe ka ngjyrë të lëkure – të verdhë në të bardhë dhe se pjesa e fundit e majes është më e errët;
  • qafën e ka të gjatë dhe të hollë,të ngritur lartë dhe me një eleganc specifike;
  • gjoksi është i gjerë dhe i hedhur para;
  • shpina është e rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti.
  • ka krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e tij;
  • bishti vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla (penda) të gjata dhe të gjera.
  • këmbët i ka të mesme dhe pa pupla;
  • ngjyrat e puplave të tij janë: të bronzta të hapura (ari) apo të remta (bakri) dhe me krih me ngjyrë të mbyllur;
Mbetet aktuale pyetja nga zinna: Evolucioni flamurit Shqiptar, nga dita qe u shpall flamur i kombit shqiptar deri me sot!
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Pyetja e rradhes: Evolucioni flamurit Shqiptar, nga dita qe u shpall flamur i kombit shqiptar deri me sot!

Do sjelle evulucionin me foto duke u munduar per ti renditur, ndersa nese mundem te gjej shenime mbi ndryshimet do i sjelle. Nga flamujt shifet kjarte se ka pas mjaft shume ndryshime ne Flamurin Shqiptar ( edhe pse ca nga to simbolike), shumica nga to nga 1912 deri 1940.

1..GIF
Jan 1912 - 28 Nen 1912
Pamvarsia e Shqiperise



1..GIF
28 Nen 1912 - 29 Korr 1913

3..gif
19 Korr 1913 - 7 Mar 1914
Qeveria Esat Toptani



4..jpg

7 Mar 1914 - 20 Jan 1920


5..gif

Shtat 1914 - 1915 (de facto)


3..gif

21 Prill 1915 - 24 Shkurt 1916
Qeveria Esat Toptani



7..gif

Shtat 1914 - 1917 (jozyrtar)
Flamuri i Bairam Currit













 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

8..gif

9..gif
23 Qersh 1917 - 1918
Republika ne Zonen Italiane



10..gif
1918 - 20 Jan 1920
Regjenca ne Zonen Italiane



11..gif
20 Jan 1920 - 8 Gusht 1929


12..gif
8 Gusht 1929 – 1934



 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

13..gif
3 Qer 1939 - 20 Tet 1943

14..gif
20 Tet 1943 - 10 Tet 1944


15..gif
14 Sht 1943 - 10 Tet 1944
(Flamuri i Perkoshem Komunist)



16..gif
10 Tet 1944 - 7 Mar 1946
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

17..gif
7 Mar 1946 - 7 Prill 1992


18..gif

Adaptimi 7 Prill 1992 deri sot
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Një pyetje tjetër:

1. Sa delegat ishin të ftuar të merrnin pjesë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipëris dhe cilat regjione i përfaqësonin ata. Prej tyre sa morën pjesë më 28 nëntor 1912 në Vlorë kur u shpallë Pavarësia e Shqipërisë, kush janë ata, cilat regjione i përfaqësonin dhe nga sa delegat u nënshkrua deklarata e Pavarësisë së Shipërisë?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Cila figurë e ndritur Shqiptare është fitues i këtyre çmimeve dhe titujve ndërkombëtarë?:



  1. اmimi për paqe - (1995 Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë)
  2. Doktor Nderi Honourus Causa - (1996 Universitetit i Parisit VIII Sorbonë, Francë)
  3. اmimi Saharov - (1998 Parlamentit Evropian)
  4. اmimin për paqe - (1999 Qyteti Mynster (Münster), Gjermani)
  5. Qytetar nderi i Venedikut - (1999)
  6. Qytetar nderi i Milanos - (1999)
  7. Qytetar nderi i Breshias (Brecscia) - (1999)
  8. اmimin për paqe Manuel Carrasco i Formiguera (2000 Unioni Demokratik i Katalonisë - Barcelonë, Spanjë)
  9. اmimin e Evropës, Senator Nderi (2004 nga Fondacioni panevropian Coudenhove–Kalergi).
  10. Doktor Nderi Honourus Causa [1]) - (2004 Universitetit i Tiranës
  11. اmim nderi për paqe nga qyteti i New Yorkut, SHBA (19 Nëntor 2005)
Ju lutem përshkruani një biografi tëshkurtër për të!
 

AjSi

...
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Cila figurë e ndritur Shqiptare është fitues i këtyre çmimeve dhe titujve ndërkombëtarë?:



  1. اmimi për paqe - (1995 Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë)
  2. Doktor Nderi Honourus Causa - (1996 Universitetit i Parisit VIII Sorbonë, Francë)
  3. اmimi Saharov - (1998 Parlamentit Evropian)
  4. اmimin për paqe - (1999 Qyteti Mynster (Münster), Gjermani)
  5. Qytetar nderi i Venedikut - (1999)
  6. Qytetar nderi i Milanos - (1999)
  7. Qytetar nderi i Breshias (Brecscia) - (1999)
  8. اmimin për paqe Manuel Carrasco i Formiguera (2000 Unioni Demokratik i Katalonisë - Barcelonë, Spanjë)
  9. اmimin e Evropës, Senator Nderi (2004 nga Fondacioni panevropian Coudenhove–Kalergi).
  10. Doktor Nderi Honourus Causa [1]) - (2004 Universitetit i Tiranës
  11. اmim nderi për paqe nga qyteti i New Yorkut, SHBA (19 Nëntor 2005)
Ju lutem përshkruani një biografi tëshkurtër për të!

Mos eshte Ibrahim rugova? e mbaj mend nga ai cmimi i paul litzer ne denmark...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Vazhdojmë të mësojmë për Shqipërinë:

1. ''Fitorja pirrike'', është një shprehje mjaftë e përhapur edhe në kulturat e ndryshme të botës. Cfarë domethënje ka dhe cila është historia e saj?

Ka ngelur edhe një pyetje pa përgjigje:

2. Sa delegat ishin të ftuar të merrnin pjesë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipëris dhe cilat regjione i përfaqësonin ata. Prej tyre sa morën pjesë më 28 nëntor 1912 në Vlorë kur u shpallë Pavarësia e Shqipërisë, kush janë ata, cilat regjione i përfaqësonin dhe nga sa delegat u nënshkrua deklarata e Pavarësisë së Shipërisë?
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ta njohim Shqiperine

2. Sa delegat ishin të ftuar të merrnin pjesë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipëris dhe cilat regjione i përfaqësonin ata. Prej tyre sa morën pjesë më 28 nëntor 1912 në Vlorë kur u shpallë Pavarësia e Shqipërisë, kush janë ata, cilat regjione i përfaqësonin dhe nga sa delegat u nënshkrua deklarata e Pavarësisë së Shipërisë?

Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mit'hat Frashëri, Mehmet Dëralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Vërlaci etj.

Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit. Nga udhëheqësit e tjerë kosovarë, për shkak të rrethanave të luftës, nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Bej Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., që ndodheshin në burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare.

Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”. Propozimi i kryetarit u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej: “... Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”.Pastaj u ngrit madhërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur jashtë selisë së Kuvendit e që e pritën këtë ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndërsa populli përshkonte duke kënduar rrugët e qytetit, oratorët atdhetarë, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftërat e popullit shqiptar për liri.Nga Kuvendi i Vlorës doli gjithashtu qeveria e përkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

(Wikipedia)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Per te plotesuar:Shkruan: Sheradin BERISHA


Kosova..., duke qenë e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, në Kuvendin e Vlorës u përfaqësua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit, ndërsa një ditë më vonë (më 29 nëntor) në Vlorë mbërriti Isa Boletini dhe delegatët tjerë, si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musë Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndërkaq udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhën, sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në kuvend.35

Kuvendi i hapi punimet, më 28 nëntor 1912 në orën 14 pasdite, po në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës.36 Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali ndërsa sekretar Luigj Gurakuqi. Në fjalën e shkurtër që mbajti Ismail Qemali para 40 delegatëve, të përcjellur me duartrokitje të gjata e brohoritje entuziaste ”Rroftë Shqipnija e Lirë”, foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftrat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”.37

Propozimi i kryetarit për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, u miratua njëzëri nga delegatët. Në Rezolutën e Pavarësisë me titull "Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912”, të cilën e lexoi sekretari i parë i kuvendit Luigj Gurakuqi, thuhet: “Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e lirë e e mosvarme". 38

Ndërkaq, gjithë emocionet e këtij akti historik i pasqyron më së miri origjinali i Procesverbalit, i cili fatkeqësisht kishte humbur në vitin 1937. 39 Dokumentin e shpalljes së Pavarësisë e botoi gazeta ”Përlindja e Shqypnies” organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, si dhe Lef Nosi në përmbledhjen e dokumenteve historike.40

Në një letër me titull “Si u bë Kongresi i Vlorës” Mit´hat Frashëri dërguar mikut të tij Kristo Luarasit, shkruan: ”Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo an´e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 14.30, me zë të përgjithshëm u proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur (...) Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”41

Kush e nënshkroi aktin e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë?

Sipas shënimeve të Mustafa Merlika Krujës, pjesëmarrës në këtë kuvend, del se Rezolutën e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë e nënshkruan të gjithë të pranishmit në Kuvend,e ata ishin:

Ismail Kemal (Qemali);
Kaçorri (Dom Nikoll Kaçorri);

Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i përgjithshëm për myslimanët e Shqipnisë së pamvarme);

J.Karbunara;
Elmas Boco;
Vehbi Harçi;
Qazim Kokoshi;
J.Minga;
Rexhep Mitrovica;
A.Rruçi;
Abdi (Toptani);
Abas Dilaver (Qelkup-a);
Mid´hat Frashëri;
Shefqet Daju;
Zihni Abas Kanina;
Xhelal (Kopernacka);
Hajredin Cakrani;
Qemal Elbasani (Karaosmani);
Iljas Vrioni;
Salih Gjuka;
Dhimitër Berati;
Dhimitër Emanuel (Mborja?);
Dimitri Zografi;
Murat Toptani;
Pandeli Cale;
Luz (Luigj) Gurakuqi;
Bedri Pejani;
Spiro (don) Ilo;
Thanas Floqi;
Lef Nosi;
Dr.H.Myrteza;
Nuri (Sojliu);
Mustafa Asim Kruja;
M.Ferid Vokopola;
Ymer (Deliallisi);
Xhemaledin (Xhemal Deliallisi);
Nebi Sefa Lushnja;
Zuhdi Ohria, ndërsa 2 emra janë të palexueshëm...”42

Pra, këtë akt e nënshkruan vetëm delegatët që ishin të pranishëm në kuvend, por jo edhe ata që erdhën me vones në Vlorë (Isa Bolentini me delegatët nga Kosovë etj ).43 Pas këtij akti të rëndësishëm në historinë e popullit tonë, në orën 15 e 12 minuta pasdite, Ismail Qemali në murin e ballkonit të shtëpisë ku u mbajt kuvendi e vendosi Flamurin kombëtar, po atë Flamur që zbukuronte podiumin e Hotelit "Kontinental" në Bukuresht, në mbledhjen e 5 nëntorit, me përfaqësuesit e kolonive shqiptare atje . 44 Ndërkaq, përveç këtij versioni, Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij - thotë se flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishte një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim, të dhuruar solemnisht (më 1909) nga një pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim në Paris.45

Kush e përbënte Qeverinë e parë të shtetit shqiptar?

Kuvendi Kombëtar i Vlorës pas vendimit historik të shpalljes së Pavarësisë, u mor me organizimin shtetëror. Qysh në mbledhjen e tij të parë, kuvendi vendosi për krijimin e qeverisë së parë të përkohshme. Dhe më 4 dhjetor 1912 Kuvendi zgjodhi përbërjen e plotë të Qeverisë, ku përveç Ismail Qemali - kryetar, në të bënin pjesë:

- Dom Nikollë Kaçorri - Nënkryetar;
- Myfit Bej Libohova - Ministër i Brendshëm;
- Gjeneral Mehmet pashë Deralla - Ministër i Luftës;
- Abdi bej Toptani - Ministër i Financave;
- Dr.Petro Poga - Ministër i Drejtësisë;
- Dr.Luigj Gurakuqi - Ministër i Arsimit;
- Mit`hat Frashëri - Ministër i Punëve Botore;
- Pandeli Cale - Ministër i Bujqësisë dhe
- Lef Nosi - Ministër i Postë-telegrafeve.46

Po atë ditë Kuvendi zgjodhi edhe një pleqësi prej 18 anëtarësh në krye me myftiun Vehbi Dibra. Kuvendi kombëtar i Vlorës punimet e veta i përfundoj më 7 dhjetor 1912.47

ka i shkruan Kryetari i qeverisë shqiptare Ismail Qemali - në një Letër shteteve të Fuqive të Mëdha?

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeversisë së Përkohshme Ismail Qemali, më 29 nëntor me një letër i njofton gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Në këtë letër Kryetari i Parë Shqiptar, ndër të tjera shkruan:

“Kam nderin t’i njoftojë Shkëlqesitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare në qytetin e Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohëshme. Shqiptarët po gëzohen që munden të hynë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër veç se të jetojnë në paqë dhe harmoni me të gjithë shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë, ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe evropiane.

Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme Ismail Qemali- Vlorë”

Po ashtu për këtë vendim të marrë në Kuvendin e Vlorës Ismail Qemali i njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që ta njohin (pranojnë) aktin e Pavarësisë si vullnet politikë të Kombit Shqiptar* , por fatkeqësisht as Fuqitë e Mëdha dhe as monarkitë ballkanike nuk e njohën Pavarësinë e Shqipërisë.48 Përkundrazi ushtritë e “Aleancës Ballkanike” i vazhduan luftimet në tokat shqiptare për t´i pushtuar dhe aneksuar ato.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Vazhdojmë të mësojmë për Shqipërinë:

1. ''Fitorja pirrike'', është një shprehje mjaftë e përhapur edhe në kulturat e ndryshme të botës. Cfarë domethënje ka dhe cila është historia e saj?

Pirro i Epirit ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosise. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin ne luft me romen. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticen e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga moloset, thesprote dhe kaone , Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturat perëndimore edhe sot shprehja "fitore pirrike" nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.

Pirro gjatë sundimit të Epirit (297-272 p.e.s.)


Në vitin 297 para Krishtit në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirroja, biri i bardhylit mbret ilir, dhe u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak. Krijoj nje shtet te pavarur qe mori emrin e vet Epiri. Gjatë sundimit të Pirros Epirit zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme të kohës.Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja.Pirroja me anë luftërash e pushtimesh i zgjeroj kufinjët e shtetit të ri të Epirit në kurriz të fqinjëve. Në veri kufijt i zgjeroi deri te lumi Shkumbin, në lindje deri në Vardar kurse në jug pushtoi tokat deri në Kornit.
Me kërkesën e qytetit Tarant, në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe ne Italinë e Jugut. Në luftën që zhvilloi i theu keq Romakët por edhe Epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve radhazi në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrin e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjatë luftës qe zhvilloi më 272 p.e.s. në qytetin Agro. Kuriozitet eshe vdekja e tij. Ai u vra nga nje grua e cila leshoi nje vazo lulesh nga nje dritare mbi koken e pirros.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Kush eshte SKULPTORI I POPULLIT? Reth veprave te tij ( tituj dhe foto), dhe dicka reth jetes tij ( periudha qe ka jetuar, ku ka studiar...dhe gjera te tjera interesante ne lidhje me te)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Zinna, mos ka më tepër se një skulptor që ka titullin SKULPTORI I POPULLIT?

Pyetje: -
[FONT=&quot]Kush janë 56 njerëzit që kanë drejtuar Shqipërinë nga viti 1912 e deri më sot? [/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ta njohim Shqiperine

Une e kisha fjalen per Odhise Paskali, me vjen keq nqs se kam formuluar mire pytjen.
 
Top