Taksa e sheshtë e propozuar nga PD, e shpjeguar me llogaritje të thjeshta

Basha-10-500x328-1-905x395.jpg

Nëse rroga juaj është më e vogël se 97.500 lekë të reja në muaj, ju do të paguani më shumë me taksën e sheshtë prej 9 për qind të propozuar së fundmi nga Partia Demokratike.

Vetëm nëse paga juaj është më e lartë se 97,500 lekë në muaj, ju do të paguani më pak me taksën e sheshtë. Pra kufiri ndarës është rroga 97,500 lekë.

Llogaritjet janë të thjeshta, një individ që sot merr 80,000 lekë dhe mbi pagën e tij aplikohet taksa progresive, atëherë do të aplikohet 0 taksë për 30,000 lekë edhe norma shtesë 13% për çdo lek derisa të përmbushet shuma 80,000 lekë.

Pra tatimi që paguan sot ky individ është (80,000-30,000)*13%+ 30,000*0% = 6,500 lekë çdo muaj.

Nëse mbi rrogën e tij aplikohet taksa e sheshtë tatimi që do të paguajë llogaritet 80,000 *9% = 7200 lekë.

Simpatizantët e PD mund të pyesin: po përse nuk u zbrit sërish 30,000 lekëshi para se të aplikohej taksa e sheshtë?

Pikërisht sepse është taksë e sheshtë. Nëse do ta zbritej, do të ishim në kushtet e taksimit progresiv por me taksë më të ulët 9 për qind.
Tabela-2-2-2021-01-503x550-1.jpg

Tabela më sipër tregon ndarjen e pagave sipas fashave. Rreth 91.2% e të punësuarve do të paguajnë më shumë me taksën e sheshtë, pasi kanë rrogat më të vogla se 97.500 lekë. Shtesa vjetore e tatimit që 91.2% e të punësuarve do
të derdhin më tepër në buxhet, do të jetë gati 4.2 miliard lekë.

Vetëm nëse PD ka ndryshuar mendjen edhe ka kaluar majtas duke aplikuar taksë progresive mbi të ardhurat nga puna, por me normë më të ulët 9% vetëm atëherë të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak.

Teksa shikon edhe dëgjon duke thënë se me taksën e sheshtë një grua me rrogën do të paguajë (80,000 -30000) * 9% =4500 lekë (shembulli i dhënë nga PD), duke e trajtuar atë si taksë të pastër progresive, kupton sesa pak besojmë tek mekanizmat dhe pikëpamjeve neoliberale të djathta.

Taksa e sheshtë ka disa avantazhe mbi taksën progresive sidomos mbi këtë taksën progresive të të majtës të bërë lëmsh (as të sheshtë e as progresive) e ku fitimet e të pasurve taksohen 8% më pak se paga e një të punësuari. Por kurrsesi avantazhi i saj nuk është taksimi më i ulët për shtresat më të varfra. Ky është vetëm populizëm dhe një propozim që mban “fshehur” brenda një taksë po progresive.

o.j/dita
 
Taksen e sheshte e hoqi sala , tani do e rivere lulushi
Ath u shit se do bente namin mbi informalitetin , ama na shkundi ne qe kemi ca palo rroga mbi mesataren.
Si une ,si zoti deputet taksoheshim njesoj
 
I bie i ti mbajme breket veshun nga 1 muj qe ne fund tmujit kur tna i marri lulushi tja japim te pista tpakte. ????
 
Luli bo gabim që fol me shifra se edhe sikur të kishte noj program cudiberes, mjaft një ngatarres edhe shperthe rrjeti ?
1535458037_kueshtebashaaa18.jpg
 
Shkrim pa lidhje ky i Dites
Po normal qe eshte teresisht pa lidhje.

Taksa e sheshte eshte llogari e thjeshte per biznesin e qytetarin: Fitimi yt eshte 100 leke ne vit, 10 leke i paguan shtetit takse, 90 jane te tuat ti ri-investosh ne biznesin tend e per te hapur vende te reja pune.

Kurse taksaprogresive jo vetem qe takson biznesin e suksesin (sa me shume fiton aq me shume do te mbaje shteti ne taksa si perqindje fitimi), por atij biznesit dhe atij qytetarit i duhet tani qe te paguaje nje llogaritar qe ti mbaje llogarine e te biznesit e te ardhurave te tij. Pasi sic ndryshojne te ardhurat ne biznes nga viti ne vit, ashtu ndryshon edhe perqindja e taksimit.

Dhe nje biznesmen qe duhet te operoje ne nje shtet qe ka takse progresive, asnjehere nuk mund te beje dot llogari te thjeshte se sa do te paguaje ne taksa shtetit ate vit. Qe do te thote, rritet pasiguria e tij, nuk e di sa leke do te mund te rinvestoje ne bizenesin e tij pasi nuk e di se sa do te jete fitimi i tij.
 
Taksen e sheshte e hoqi sala , tani do e rivere lulushi
Ath u shit se do bente namin mbi informalitetin , ama na shkundi ne qe kemi ca palo rroga mbi mesataren.
Si une ,si zoti deputet taksoheshim njesoj
Sala ka qeveris me taksën e sheshtë der nfund dhe kur iku iku me argumentin që smund premtonte siç rama premtoi taksën progresive tja marr djersën dikujt e tja jap dikujt tj.
 
Don edhe të informoj që rilindja e quante progresiven "taksim i ndershëm" sepse kush fiton më pak paguan më pak, ndersa e djathta e quan të sheshtën të ndershme sepse ai që fiton më shumë duhet paguaj njëlloj sepse e meriton të fitoj më shumë,është më i aftë,rrezikon më shumë?Hë don ?
 
Personalisht jam per taksen e sheshte per dy arsye-
E para, me duket me e drejte.
E dyta, ne stadin ku ndodhet Shqiperia eshte e nevojshme, keshillueshme, pershtatshme taksa e sheshte sepse mungesa e shtetit eshte flagrante e si e tille e vetmja mundesi per rimekembje ekonomike eshte taksa e sheshte.

Tani cili lloj taksimi eshte me i mire?
Nuk ka nje prerje me thike cili eshte me i mire.
Ka shtete ne bote te shendosha ekonomikisht qe perdorin taksen e sheshte siç ka shtete njelloj ose akoma me te forta ekonomikisht qe perdorin taksen progresive.

Taksa e sheshte ne vetvete nuk eshte nje takse sociale por tipike politike e partive te djathta ne bote qe nepermjet takses se sheshte duan te favorizojne shtresat e larta te shoqerise sepse nepermjet tyre krijohen vende pune dhe rritet mireqenia e pergjithshme.

Taksa progresive ka ne thelb shtetin social dhe eshte tipike e politikave te majta.

Me taksen e sheshte populli i thjeshte (shumica derrmuese e nje kombi) paguan me shume, me taksen progresive elitat ekonomike paguajne me shume.

Shembull i thjeshte.

Qytetar qe ka te ardhura 50.000 leke ne muaj.
Me progresiven paguan me pak se 3000 leke ne muaj, me te sheshten paguan 5000 leke ne muaj.

Qytetar me te ardhura 100.000 leke ne muaj.

Me progresiven paguan 12000 leke ne muaj, me te sheshten 10.000 leke ne muaj.

Ne rast te nje shteti te forte dhe me politika te mirefillta ekonomike pak rendesi ka cilin taksim perdor.

Ne rastin e Shqiperise per momentin taksimi me i pershtatshem eshte ai i sheshte.
 
Ke shembulli qe more llogaritjet nuk jane te sakta.Si me taksen progresive,dhe me ate te sheshte,fillon taksohet cdo qindarke mbi 30.001 leke.
 
Nese po flasim per taksen e sheshte sic eshte propozuar ktu ne Shqiperi,nuk eshte e vertete qe populli i thjeshte paguan me shume.
Nuk e di sinqerisht qe paska nje variant shqiptar te takses se thjeshte.

Nese ma ilustron me shembull te jam mirenjohes
 
Nuk e di sinqerisht qe paska nje variant shqiptar te takses se thjeshte.

Nese ma ilustron me shembull te jam mirenjohes
Sot kush merr 50.000 leke paguan me taksen progresive: 13% te (50.000-30.000) = 2.600 leke
Me taksen e sheshte do paguante:
9% te (50.000-30.000) = 1.800 leke
Me pak fjale deri ne 30.000 leke nuk taksohet ne te dyja rastet.
 
Top