Tani nuk fryne me.

...tani qe nuk fryne me,as shi nuk bie.
Dielli ndricon si nje forme detyrimi, keto dite te njellojta.
Me thuaj ,tani qe rruget u boshatisen,luginat e mendimeve te mbushura, jane derdhur ne dimrat me ngrice.
Ja me thuaj,si ndihesh!?
E ndjen veten te lire?!
Po te lire nga se!?
Nga asgjeja qe mbushi hapsiren,apo nga shumcka qe e boshatisi ate!?
tani qe shi nuk bie me, nuk fryne...
dielli ndricon si nje forme detyrimi ne ciklin e fotosintezes natyrore....
Ja me thuaj,ti si e mbaron `fotosintezen` tende te menduarit!?
ndihesh e lire!?
Po liria pa asgjen ,ose me shume cka te zbrazur ,ka kuptim!?
cila eshte liria dhe cila eshte denesa!?
Apo jane dy vija paralele dhe shkojne per krah si dy shoqe qe nuk njihen,por qe as nuk ndahen.
Tani nuk bie me shi,disa lule dele po i han ca qingja, qe blegerine ne nje cep lendine...
eh shkojme vetja ime,ikim...ne cepin tjeter te lendines,aty ku ka me shume lule dele, aty duket nje re qe do sjell perseri nje shi te imte pranvere.
Athine: 24.4.2022.
18:16. PM.


1650813206781.png
 
Top