Të desha të gjithin, shoku im, dhe jo çfarë të kishte mbetur!

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Të desha! Por doja një njeri që mund ta admiroja! Një burrë me besë, me “hark dhe shigjetë” për të më mbështetur në orët që do përkulesha. Një njeri që do të ishte më i dashur dhe më burrëror se unë. Një mashkull i vërtetë që do të më bënte të ndjehesha e sigurt!

Dëshiroja shumë! Dëshiroja shumë për një shpatull që mund ta prekja pak për të pushuar. Një përqafim të ngrohtë, që të mund të kapesha dhe të qetësohesha. Dy duar burri, që do të më ngrohnin kur te isha ftohur. Një puthje plot pasion dhe dëshirë të madhe, që do të më shoqëronte gjatë orëve kur nuk do të kisha ty!

Nuk kërkova! Asnjëherë nuk kërkova diçka që nuk mund të ma jepje. Nuk kërkova kurrë udhëtime, makina të shtrenjta ose jetë të madhe luksoze. Asnjëherë nuk kërkova as gjërat më të thjeshta, si p.sh një shëtitje në det, një udhëtim dy-ditor tonin apo një udhëtim të shkurtër në fshat!

Unë të dhashë. Të dhashë shumë më tepër dashuri sesa mendoja se mund të të jepja. Të përkëdhela me krahët e mi si një fëmijë i vogël. Të kam dashur dhe ta tregova. Të besova dhe e ndjeve. Të besova, ndërsa e dije se, nga ç’dreq sapo kisha dalë. Të dhashë bujarisht atë që një burrë mund të dëshironte.

Parashtrova! Parashtrova në duart e tua trupin dhe shpirtin tim së bashku. Unë hapa zemrën time dhe të fsheha si një hajmali. Hapa gojën dhe të besova me të gjitha sekretet e mia. I hapa krahët dhe pëshpërita për ty të gjitha ëndrrat e mia. Të pashë në sy dhe të tregova gjithë dëshirën që fsheha për Ty!

E meritova! Meritova vlerësimin dhe respektin tënd. Dashurinë dhe vëmendjen tënd. Të gjithë kohën tënde dhe jo tepricën. Meritoja se mund të më ofroje shumë, aq shumë sa nuk u përpoqe kurrë.

Nuk dëgjove! Kurrë nuk i dëgjove të “dua”-at e mia, pe vetëm të tuat. Kurrë nuk i pe nevojat e mia, ato u fshehën pas nevojave të tua. Nuk i dëgjove kurrë ankesat e mia, i konsiderove grindje. Nuk e kuptove kurrë arratisjen time, ke menduar se bëja shaka!

Dhe kështu me radhë, fjalët e tua mbetën fjalë që u harruan. Dhe kështu, ëndrra kishte mbaruar, mbeti gjysmë. Dhe kështu, nuk më mate si duhet. Dhe kështu, më more si të mirëqenë. Dhe kështu, më harrove dhe më humbe!

Sepse u lodha duke luftuar me demonët e tu. Sepse unë dua të jem përsëri e fortë. Sepse kur më takove, unë qeshja si një fëmijë i vogël dhe tani vetëm zemërohem. Sepse unë, të desha të gjithin dhe jo çfarë të kishte mbetur.

Të kujtohet? Të kisha thënë se, gruaja e vërtetë nuk jepet, ajo vetëm pushtohet. Të kisha thënë gjithashtu se, kur është e nevojshme, ajo “ngarkon” dinjitetin e saj dhe largohet qetësisht. Sa për intensitetin, ajo e dëshiron atë vetëm në shtratin e saj dhe jo në jetën e saj!

Sssssss! Kaq e qetë sa nuk e kuptove as atë! Sepse, shoku im, unë nuk bëj për atë “pak” tënden!



Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Shpesh here bota femrore nuk kuptohet ashtu sic duhet nga ajo mashkullore.
Mendoj qe ne nje mardhenje duhet te kete nje reciprokitet te afert,perndryshe njeri qe jep me shume,i bie te humbas shume nga vetja.
Dhe kam arritur ne perfundimin qe copezat e vetes duhet ti ruajme me kujdes te madh.
Me ben pershtypje dicka ketu ne jeten e Helenve ktej,kane nje filozofi te shendetshme nga lashtesia me sa duket ne disa gjera;
Shpesh zonja te nderuara ktej ne mardhenje pune qe me bie ti njoh,qe kane nje jete ne kurriz me vene ne pah;
Kujdese veten me shume akoma,sepse duke u bere copash sa per femijen,burrin,punen,jo te ndihmoj e kete e ate,harron veten.
Ti duhet te vish e para,me pas tjeret.
Kjo te siguron ty , mireqenien tende dhe formen e shendetshme te kujdesesh tjeret.
ne nje fare sensi kane te drejte.
Ne ne thelb sado qe kemi shtjelluar psikollogjine, apo kemi ecur ne sensin psikollogjik te nje pavaresie femer-mashkull,prape femra shqiptare sidomos ngelet peng e nje `sherbtorje` per familjen e saj,apo ne nje mardhenje qofte kjo dhe dashurore.
Jo se ka gje te keqe,por duhet meter ne cdo gje qe veme veten me shumic dhe pa kushte.
Se ne nje moment te kthehet vete vetja jote kundra pastaj.
Dhe ketu ska llogari as bilanc qe te shpeton pa nje dem te larte shpirteror dhe fizik.
 
Top