Të gjithë kundër topit të botërorit, Jabulani skandaloz

sabah

Anëtar i Respektuar
futbollistë të 32 skuadrave finaliste të botërorit të këtij viti, kanë kritikuar shpikjen e "Adidas" për këtë turne, topin "Jabulani" me të cilin do luhen ndeshjet. kompania gjermane ka mbrojtur tezën se është më i rrumbullakti në histori, por janë kundër disa yje.
imagesashx.jpg


Portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, e ka krahasuar topin e Kampionatit Botëror të sivjetëm me një top plazhi, pas fitores së vështirë të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Austri të shtunën, duke qenë jashtëzakonisht kritik për paparashikueshmërinë e topit të Botërorit.

“ثshtë si një top plazhi. Nuk ankohen për këtë vetëm portierët, por edhe lojtarët në fushë bëjnë të njëjtën gjë. ثshtë thënë se një garë aq e rëndësishme si Botërori do të ketë një element aq vital si ky top me karakteristika anormale”, deklaroi Casillas.

Më parë ishte portieri i Brazilit, Julio Cesar që kritikoi cilësinë e topit, duke e quajtur skandaloz dhe që merr trajektore të çuditshme dhe nuk kontrollohet.
(goal.com)
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: Të gjithë kundër topit të botërorit, Jabulani skandaloz

Jabulani, topi me shumë domethënie
Në ditën e hedhjes së shortit për Botërorin 2010, është prezantuar edhe topi zyrtar i kësaj gare. Topi i prodhuar nga kompania gjermane “Adidas” quhet “Jabulani’ që në gjuhën afrikane do të thotë “të festojmë”. Ai është topi i 11-të i kompanisë “Adidas” për kampionate botërore.

11 ngjyrat që gjendet në topin Jabulani nderojnë si futbollin ashtu edhe vendin në të cilin do të mbahet botërori i parë në kontinentin e Afrikës. Topi me 11 ngjyra përfaqëson 11 lojtarët e ekipit në fushë, pastaj 11 gjuhët që fliten në Afrikën e Jugut si dhe 11 komunitetet e këtij shteti.

Jabulani është produkt i teknologjisë më të avancuar të futbollit. Duke fërkuar topin me duarë, vërehet se është i ndërtuar me një strukturë mjaft të përshtatshme për t’u kapur. Kjo strukturë lejon kontrollin maksimal, fluturimin stabil dhe kapjen perfekte në të gjitha kushtet.

Për dallim nga modelet e kaluara të “Adidasit”, Jubiliani përbëhet nga tetë panele 3D të lidhura termalisht dhe për herë të parë ato janë në formë sferike për të bërë topin perfekt të rrumbullakët që është më i saktë se kurrë.

“Sipas rregullave rigoroze të FIFA-s për futboll, ne kemi krijuar një top që është i vogël dhe i rëndë, duke i lejuar saktësi maksimale, kapje perfekte dhe një fluturim shumë stabil”, ka thënë shefi i “Adidasit” për marrëdhënie me publikun Thomas van Schaik.

Lojtratët e kanë mbështetur vlerësimin e Van Schaikut.

“ثshtë një top shumë i fortë”, ka thënë mesfushori i Chelseat, [^_^] Lampard.

Portieri i Chelseat, Peter Cech, ka dhënë një vlerësim nga perspektiva e gardianit.

“E ndjen energjinë duke ardhur drejt teje, si një e shtënë”, ka thënë Cech.

Që nga krijimi i topit të parë të botërorit nga “Adidasi” në “Meksiko 1970” ku topi u pagëzua “Telstar”, “Adidasi” gjithmonë është munduar të përmirësojë topat e botërorëve. Gjithmonë prodhon ndonjë top të ri. 32 panelet e lëkurës zi e bardhë që gjendeshin në topin “Telstar” e bënin atë më të rrumbullaktin të asaj kohe. Ndërsa topi “Tango” i përdorur në “Argjentina 1978” ishte prodhim aq i fortë sa që ishte bazë për topat e pesë botërorëve të ardhshëm. Botërorët 2002 dhe 2006 shënuan fillimin e revulocionit, ku “Adidasi” tregoi aftësitë e tij të paarritshme për konkurrentët tjerë në një kohë ku teknologjia po ndryshon më shpejt se kurrë më parë.

Që nga topi i parë me 32 panele bardh e zi “Telstar” e deri te topi me tetë panele sintetike “Jabulani”, “Adidasi” i është përmbajtur thënies së vet “Asgjë nuk është e pamundur”.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Të gjithë kundër topit të botërorit, Jabulani skandaloz

Dizajneri e mbron topin Jabulani


Dizajneri i topit kontrovers të Adidasit Jabulani, i cili po përdoret në Kupën e Botës, ka thënë se lojtarët po shfaqin pakënaqësi “vetëm pse ende nuk janë mësuar me të”.
Topi ishte krijuar në Loughborough University në Angli nga Dr Andy Harland dhe kolegët e tij, por nuk ishte pranuar mirë.
Giampaolo Pazzini i Italisë ka thënë se ky top është ‘katastrofë’, portieri i Brazilit Julio Cesar e ka quajtur ‘të tmerrshëm dhe sikurse ata topat e lirë që mund t’i blini në supermarket’, portieri spanjoll Iker Casillas ka thënë se ‘Jabulani është si top i plazhit’, derisa gjermani Marcus Hahnemann e ka quajtur ‘topi më i keq me të cilin kam luajtur’.
Duke iu referuar gabimit të Robert Green të shtunën që ia humbi fitoren Anglisë në ndeshjen me SHBA-të, Steven Gerrard ka thënë: “Nuk mund ta kritikojmë portierin. Topi është dredharak.”
“Kategorikisht mund të them se nuk ka asgjë të keqe me topin,” ka thënë Harland për Mirror. “Ne kemi bërë hulumtime me vite për ta bërë mirë. ثshtë topi më stabil. Kam dëgjuar ankesa por është vetëm për shkak se lojtarët nuk janë të mësuar me topin.” Sporti24.net
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: Të gjithë kundër topit të botërorit, Jabulani skandaloz

FIFA ta hetojë Jabulanin
FIFA më në fund e ka vërejtur se diçka nuk është në rregull me topin e Kampionatit Botëror, Jabulani, mirëpo nuk do të shkaktojë telashe në mbarëvajtjen e Botërorit, derisa të përfundojë ai.

Shumë lojtarë e kanë cilësuar Jabulanin si ‘top supermarketi’, duke thënë se ai ka një trajektore fluturimi të paparashikueshme.

“Ne nuk jemi të shurdhër. FIFA nuk hesht për atë që është thënë për topin”, theksoi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke.

FIFA do ta diskutojë këtë çështje me trajnerët dhe ekipet pas Botërorit, ndërsa më pas do të takohet me prodhuesin e topit, Adidas. /Telegrafi/
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Të gjithë kundër topit të botërorit, Jabulani skandaloz

FIFA më në fund e ka vërejtur se diçka nuk është në rregull me topin e Kampionatit Botëror

Edhe un pajtohem me fifa-n. Shikoni se ç'ben topi neper kembet e mbrojtesit te Spanjes LOL

 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: Të gjithë kundër topit të botërorit, Jabulani skandaloz

Botërori, edhe NASA kundër topit

NASA ka “ngelur në klasë” topin e përdorur në botërorin e Afrikës së Jugut.

Ekspertët e aereodinamikës së agjencisë hapësinore amerikane theksojnë se trajektoria e topit bëhet e paparashikueshme kur ecën me një shpejtësi më të madhe se 71 km/h.

Kush ndjek turneun është në dijeni për kritikat e ashpra mbi topin, i bërë posaçërisht për turneun, që ka vënë në vështirësi edhe portierët.
Tch
 
Top