Te lodhur? Pini shume uje, hani mengjes dhe ecni!

Lodhja pranverore e cila shfaq veten ne deshiren per te fjetur vazhdimisht, humbjen e perqendrimit, mendimin per t’i shtyre me vone punet dhe keputja, mund te kthehen ne gjendje kronike nese nuk merren masat e duhura.
Ndryshimi i kohes bashke me pranveren mund te ndikoje negativisht tek njerezit. Prandaj eshte shume e rendesishme te ushqehemi mire, te mos e nenvleresojme mengjesin, te pime shume uje dhe te ecim.

i_lodhur1_236308956.jpg
Me ardhjen e pranveres dhe nxehjen e kohes shume njerez ndihen te lodhur. Psikologet theksojne se nga lodhja pranverore dikush ka deshire te fleje, dikush nervozohet me shume apo behet me agresiv. Ata shpjegojne se lodhja pranverore pasqyrohet ne veshtiresine e te zgjuarit ne mengjes, deshiren per te mos shkuar ne pune dhe per t’i shtyre me vone punet, deshiren per te fjetur vazhdimisht, personi mund te ndihet i vetmuar, i pafuqishem, i merzitur, i shqetesuar, dembel, mund te kete mungese perqendrimi, etj.

Nese ndjeni qe keni nje ose te gjitha shenjat e mesiperme do te thote qe po perjetoni lodhjen pranverore. Ndryshimi i kohes sjell nervozizem, shqetesim dhe stres dhe gjithashtu pergatit territorin per zhvillimin e nje lodhjeje pranverore. Stresi duke rritur ngushtimin e eneve te gjakut ne muajt e pranveres mund te behet shkak edhe per rritjen e semundjeve reumatizmale dhe te eneve te gjakut.

Nderkohe ngarkesa elektrike e kohes ndihet me teper ne qytete dhe ndotja e ajrit dhe rritja e mbetjeve industriale behen shkak per rritjen e ngarkeses elektrike. Pershpejtimi i metabolizmit dhe ndryshimet hormonale gjithashtu shkaktojne nje lodhje pranverore. Lodhja pranverore shfaqet me teper tek personat qe konsumojne cigare, qe ushqehen ne menyre te crregullt, tek adoleshentet, tek personat qe nuk kane nje pune te caktuar dhe tek personat qe kane nje tempo te larte pune.

Lodhja pranverore nuk eshte nje semundje, por nese nuk merren masa mund te kthehet ne nje lodhje kronike dhe ne sindromen e pamjaftueshmerise. Psikologet theksojne se sindroma e pamjaftueshmerise (apo e shterjes se fuqive) eshte nje gjendje qe duhet kuruar; nese nuk mund te rregullohet atehere mund te hape probleme shume serioze. Ajo mund te shfaqet ne pune me shenja si nje performance e ulet, probleme ne komunikimin me te tjeret, ndersa ne familje apo ne jeten shoqerore mund te perjetohen probleme ne marredhenie. Personi duke u mbyllur ne vetvete ndihet i merzitur, nuk ka deshire te beje asgje dhe keput te gjitha lidhjet me ambientin qe e rrethon.

Si ta mundim lodhjen?
Duhet te konsumoni zarzavate te pasura me fibra, zarzavate jeshile dhe fruta, domate, patate dhe kajsi. Vakti me i rendesishem eshte mengjesi dhe ate duhet ta hani rregullisht.
Duhet te pini te pakten 3 litra uje ne dite.
Ajri ne vendin ku punoni duhet te jete gjithnje i paster.
Ruani nje ritem gjumi. Ngritja heret ne mengjes eshte shume e rendesishme.
Ecjet ne vende te hapura apo ne oret e mengjesit jane te dobishme. Edhe ushtrimet te cilat zgjasin 15-20 minuta ne mengjes dhe pa ngrene asgje jane te shendetshme.
Ne rastet kur zhvillohet sindroma e lodhjes kronike mund te ulet tempoja e punes dhe te behen pushime te shkurtra.

infoalbania
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Te lodhur? Pini shume uje, hani mengjes dhe ecni!

pini shume uje, hani mengjes dhe ecni, funksionon vertet :D
 

Opium

Dyrrah
Titulli: Te lodhur nga stina veres? Pini shume uje

LoL me leje ta shkurtoj kete hartim :p
Pini caj limoni te ftohte Llal ose Sic thojne italianet Sali minerali , se uj te ben te djersisesh me shum :D
 
Top