Të panjohur sulmojnë një shkollë të mesme, qindra të zhdukur

shkolla-nigeri-1024x576.jpgQindra nxënës të një shkolle të mesme në veri-perëndim të Nigerisë mund të jenë rrëmbyer në një sulm të armatosur të ndodhur në shtetin Katsina.

Sipas dëshmive, ende të pjesshme, disa persona të armatosura me kallashnikov, të mbërritura me motoçikleta. Personat kanë hyrë në ambientet e shkollës ku studiojnë rreth 800 të rinj. Disa prej tyre janë kapur dhe tërhequr zvarrë por nuk dihet fati i qindra të tjerëve, që janë zhdukur pa dhënë asnjë sinjal.

Ushtria nigeriane ka ndërhyrë duke filluar një shkëmbim zjarri me personat e armatosur, ende të panjohur.

Nigeria vuan prej vitesh nga sulmet e grupit terrorist Boko Haram, të lidhur me ISIS, por zona nuk njihet si pjesë e aktiviteteve të tyre, ndaj autoritetet nigeriane ende nuk kanë zbardhur dyshimet e tyre.

A2news.com
 
Top