Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои


Mbetjet e një litre zaharinë shkaktojnë ndotjen e 180.000 metra kub të ajrit.

Dhjetëra të rinj sot kanë protestuar përballë ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, duke kundërshtuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar.

Organizatorët e kësaj proteste sensibilizuese u shprehen se lloji i armëve siriane është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

“Jemi sot këtu para ambasadës shqiptare për të dërguar mesazhin tonë drejtuar kryeministrit Edi Rama që ti thotë jo vendosmërisht ofertës së sekretarit të SHBA-së për të përdorur territorin e Republikës së Shqipërisë si territor për asgjësimin e lëndëve kimike, pasi që ne konsiderojmë se kjo është një procedurë e importimit të luftës kimike siriane në territorin e Shqipërisë”, tha Vedat Xhymshiti, njëri nga organizatorët e protestës.

Sipas tij, procesi i asgjësimit lë pasoja të pamënjanueshme. Duke cituar fjalët e një eksperti amerikan, Xhymshiti tha se mbetjet e një litre zaharinë shkaktojnë ndotjen e 180.000 metra kub të ajrit. //mesazhi
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Kërkesa e ShBA-ve ndaj Tiranës për të pranuar shkatërrimin e armëve kimike të braktisura të Sirisë, i bën shumë shqiptarë të ndihen sikur Amerika po keqpërdor besnikërinë e tyre.

Zyrtarët shqiptarë kanë konfirmuar që ShBA-të, i kanë kërkuar aleatit të vogël ballkanik shkatërrimin e stoqeve të armëve kimike siriane në territorin shqiptar.

Duke folur në parlament të premten, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, tha se qeveria ende është duke shqyrtuar kërkesën që ishte temë e bisedës telefonike mes kryeministrit shqiptar Edi rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.

Edhe pse qeveria ende nuk e ka marrë vendimin, shumë shqiptarë tashmë ndihen të brengosur dhe të poshtëruar nga kjo kërkesë. Njerëzit u frikohen me arsye, pasojave të mundshme nga vendosja në tokën e tyre të arsenalit të armëve kimike të regjimit sirian të Assad-it.

Megjithëse me ndihmën amerikane shkatërrimi i municionit të ngarkuar me agjentë kimikë, mund të jetë i sigurt dhe i suksesshëm, ai mund të lërë pas vetes një përzierje të dëmshme mbeturinash. Tirana nuk ka kapacitete të merret me mbetje të tilla.

Mbetjet nga armët kimike shqiptare që gjithashtu u shkatërruan me ndihmën e Washingtonit, ende ndodhen në një objekt me siguri të dobët, ndërsa përbëjnë kërcënim për ambientin.

Diktatori stalinist shqiptar Enver Hoxha, grumbulloi sasi të madhe municioni, mbushje raketore dhe përbërës të rrezikshëm nëpër bunkerët përgjatë vendit, duke iu frikuar një sulmi nga të dy bloqet, ai i lindjes dhe i perëndimit.

Trashëgimia e çmendurisë së Hoxhës shkaktoi një numër shpërthimesh vdekjeprurëse gjatë dy dekadave të fundit që lanë dhjeta të vdekur dhe qindra të plagosur.

Shumë shqiptarë të varfër sigurojnë jetesën duke grumbulluar metale të mbetura nga predhat artilerike të shpërndara përgjatë vendit. Ky nuk është saktësisht një vend i sigurt sipas asnjë standardi për transferimin e 1 mijë e 300 tonëve agjentëve vdekjeprurës kimikë, duke filluar nga gzi mustard deri te gazi nervor VX.

Përveç frikës se shkatërrimi i armëve të Sirisë në Shqipëri mund të çojë te ndonjë tjetër tragjedi, shqiptarët ndihen të përulur. Shumë nga ta ndiejnë se ndjenjat e tyre pro-amerikane, ShBA-të po ua shpërblejnë duke e kthyer vendin në një deponi shkarkimi.

Ata ndjejnë një dozë edhe më të madhe turpi për mënyrën se si qeveria shqiptare po merret me çështjen. Shume prej tyre besojnë se pranimi me tundje koke i Shqipërisë për të transferuar armët kimike vjen nga kultura qeveritare e thënies “po”, për çdo gjë që Washington-i kërkon.

Legjendat urbane të Shqipërisë shpjegojnë se klasa politike e vendit jeton në frikë të vazhdueshme se një ditë mund të jetë cak i agjencive perëndimore për forcim të ligjit.

Për t’iu shmangur hetimeve të padëshirueshme, politikanët shqiptarë janë të lumtur që të luajnë me cilindo top që perëndimi e sidomos Amerika, e hedhë në rrugën e tyre.

Ajo që i bën të besueshme rrëfimet e tilla, është fakti se Tirana pranoi më shumë se cilido shtet tjetër të burgosur nga burgu amerikan i Guantanamo-s që nuk mund të riatdhesoheshin nëpër vendet e tyre të origjinës.

Tash së voni Shqipëria u pajtua të pranojë 210 anëtarë të grupit Mujahidin-e-Khalq, sipas një kërkese tjetër të Amerikës.

Pranimi i muxhahidinëve iranianë dhe ish-të burgosurve të Guantanamo-s për shkaqe humanitare, shkaktoi një reagim të vogël nga opinioni publik.

Sidoqoftë përzierja e turpit me frikën, të prodhuara nga kërkesa për të pranuar stoqet e armëve siriane, tërhoqi protestat nga rruga në rrjetet sociale.

Më të zemëruarit me qeverinë shqiptare dhe kërkesën amerikane janë njerëzit që vetëm para disa muajsh me votat e tyre, më 23 qershor, i siguruan koalicionit të qendrës së majtë, të drejtuar nga Edi Rama, fitore dërrmuese.

Shumë socialistë frikohen se transferi i armëve kimike në Shqipëri është më i keq se kthimi në pushtet i ish-kryeministrit Sali Berishës, armikut të përbetuar të Ramës.

Qëndrimi i Ramës në pushtet varet nga aleati i tij më i vogël Ilir Meta dhe ende është e paqartë se çfarë ndikimi mund të kenë polemikat rreth këtyre armëve, për koalicionin.

Meta tashmë deklaroi që Shqipëria nuk ka kapacitete të shkatërrojë agjentët dhe “nuk mund të mbajë një barrë më të madhe sesa supet e saj”.

Kur u publikua lajmi se Shqipëria mund të marrë për shkatërrim stoqet e armëve siriane, disa analistë vunë në dukje se disa nga përparësitë e Shqipërisë për të marrë këto armë janë shoqëria e pazhvilluar civile deh kultura vendase e moskundërshtimit të politikës e politikanëve.

Siç theksuan ata, nuk ka ndonjë arsye për komunitetin ndërkombëtar të zgjedhë një vend aq të vogël dhe të pafuqishëm si destinacion përfundimtar të armëve për shkatërrim në masë të Assad-it, kur shtetet tjera anëtare të NATO-s kanë teknologji më të avancuar çarmatimi.

Edhe pse armët ende nuk janë në Shqipëri, kundërshtarët shpejt po e ndërtojnë së bashku një lëvizje të ambientalistëve, intelektualëve e aktivistëve, me disa organizata që tashmë flasin për fushatë të mosbindjes qytetare.


a6827deb_391700.jpg
Një peticion elektronik ka mbledhur 18 mijë nënshkrime për 48 orë, disa protesta të vogla janë mbajtur, ndërsa protesta më të mëdha po planifikohen.l

Në fund ajo që mendohet si dobësi shqiptare mund të kthehet në fuqi që askush nuk e imagjinon.LAJMI
 
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Me mire ti cmontojne ne greqi meqe ka krize te madhe atje:)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Armet kimike tua hedhin ne koke atyre qe shkuanate luftojne per zhiad, ky eshte asgjesimi me i mire i armeve bashke me ata talebanet...!
Pa keta dyja do kemi nje bote me te paster dhe e sigurte..;)
 
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Armet kimike tua hedhin ne koke atyre qe shkuanate luftojne per zhiad, ky eshte asgjesimi me i mire i armeve bashke me ata talebanet...!
Pa keta dyja do kemi nje bote me te paster dhe e sigurte..;)


Lauri armet ata i bene me urdher nga lart
Nga i plotfuqishmi allahu.... Le ti luten ti cmontoj ai:p
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Mu ata talebanet qe ti i don aq shume, kane dale ne proteste :D Po, bash ata mjekrroshat. Perderisa ti fshihesh pas monitorit dhe shitesh patriot me bateri 2 volt e gjysme :peshk:

Shqiperia do ishte me mire, po te mos ekzistonin greket e forumit shqipfoles :cool:
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Kjo eshte shkoj skenderi erdh beteri !! Un thash se keti Edit i punon truri me shum se Sales me duket se edhe me keq kti.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Jam dakord me loverin :)
Shqiperia do ishte me mire pa muslimanet dhe greket:)

Po ca pritni pse nuk i largoni muslimanet nga shqiperia? grekun nuk ta mban ajo prap ta largosh , po he se jeni ber demode me keto fyrje raciste mund te them lirisht.... Ti si staf duhet te jeshe me i matur e jo me benzin ne dore cdo her . Shqiptaret se jan shqiptar te vertet sot e tregojn veten ne protesta e jo pas pc duk fy njeri tjetrin nga inati se kan ne shpirt... realisht ne duhet te jemi PRO armeve kimik le te pastrohemi njher e mir nga kjo urrejtje sa na ka verbu syt
 
Redaktimi i fundit:

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Arfe armet jane te muslimaneve ti cmontojne neper xhamia
Kujt ti djegi,le ta mbaje ndaj mos na acaroni nervat
Se ju muslimanet jeni te kulluar me gjith armet tuaja!

Po Edi si kryeminster nuk eshte musliman, pse pranoj ti Qmontoj ne shqiperi pra?Nuk ka pse te me djeg aspak se un nuk kam lind ne xhami dhe jam kunder me shum se ti se rrin aty duke ber ushqim se un dola ne protesta e ti e ke ber ni gje till?
 
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Dolen prinderit e mi!!

Ti dhe loveri e shpetuat sot shqiperine
Bravo jeni per duartrokitje

E ndersa une qe jam ne emigrim jam me pak shqiptar se ju ahahah
Lol gjeni diturine se lat nam!
 
Last edited by a moderator:

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Po pse ne anglisht banerat?? pff!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Të rinjtë e Prishtinës i thonë JO armëve kimike të Sirisë në Shqipëri

Ban Ki-moon thirrje OKB-së: Armët kimike të shkatërrohen brenda Sirisë

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, pritet t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit në OKB që armët kimike siriane të shkatërrohen brenda territorit të saj.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, e cila i referohet agjencisë japoneze “Kyodo”, Moon do të kërkojë që armët kimike të shkatërrohen në zona të sigurta brenda Sirisë.

“Jam duke marrë në konsideratë që t’i bëjë thirrje Këshillit të Sigurimit që të kërkojë menjëherë transferimin e armëve kimike të Sirisë në qendra të sigurta brenda Sirisë, ku mund të vendosen dhe ku njëkohësisht mund të shkatërrohen ato armë”,- ka thënë ai, raportojnë mediat.

Ban Ki Moon, sipas agjencisë japoneze të lajmeve, shprehu gjithashtu, zemërimin e tij në lidhje me ndasitë dhe përçarjet, si dhe pamundësitë dhe paralizimin brenda Këshillit të Sigurimit për të marrë ndonjë vendim të përbashkët mbi krizën në Siri, pasi Rusia e njohur si aleate e Assad-it dhe Kina kanë përdorur veton ndaj tri rezolutave mbi Sirinë, duke mos ndjerë keqardhje për humbjen e më shumë se 110,000 njerëz. //gazetaidea
 
Top