Të rinjtë shqiptarë, humbje e thellë përballë serbëve

TIGRI

Anëtar i ri
E teksa sytë ishin drejtuar drejt ndeshjes së kombëtares me skuadrën hungareze të Ervin Koman, një dështim total ka ardhur nga kombëtarja shqiptare e futbollit U-19. Në ndeshjen e saj me Serbinë, në eliminatoret e Kampionatit Europian, ajo ka humbur me rezultatin e thellë, 5-0. Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, ekipi serb e ka kontrolluar ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke përfunduar pjesën e parë në avantazh të dy golave. Në pjesën e dytë janë shënuar edhe tre gola të tjerë. Kjo humbje e ka lënë Shqipërinë U-19 në vendin e fundit në grupin 9. Në këto eliminatore Shqipëria ka pësuar 8 gola dhe nuk ka shënuar asnjë. Ndeshjen e tretë Shqipëria do ta luajë të hënën ndaj Irlandës së Veriut
 
Top