• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të rregullosh njeriun, ke rregulluar botën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Të rregullosh njeriun, ke rregulluar botën​


Ishte ditë e shtunë dhe ai po lexonte një revistë, që herët me mëngjes. Kur ngrinte kryet nga revista, në mendje i vinte ideja se atë ditë e kishte pushim, ishte fundjavë. “Nuk do të lejoj askënd të ma prishë këtë ditë pushimi” tha me vete.

Por, pas disa çastesh, i vjen i biri i cili i thotë:”Babi, kur do të dalim për shëtitje dhe ku do të na çosh sot?”

I ati e pa me vëmendje dhe në çast iu kujtua se një javë më parë, i kishte premtuar se do të dilnin për shëtitje bashkë në një vend të bukur. Por, sot ai kishte vendosur të mos e bëjë qejfin qeder, të mos dalë fare nga shtëpia, ta shijonte çdo çast të asaj dite pushimi. Pa ditur ç’të bëjë, i hodhi një vështrim revistës që po lexonte dhe në një nga faqet, dalloi hartën e botës. Menjëherë, e grisi faqen ku ishte harta dhe e bëri copa-copa të vogla, të cilat i hodhi lart në ajër para të birit. Pasi ranë përtokë, i tha të birit:”Para se të dalim për shëtitje, duhet ti mbledhësh këto copa letre dhe ti bashkosh ashtu siç ishin, të bashkosh hartën e botës. More vesh? Ku është kushti!” dhe iu kthye leximit të artikujve brenda revistës.

Me vete mendoi:”As profesori më i madh i gjeografisë nuk do të mund ti bashkojë copat e letrës, e jo më ky buzëqumështi im.” Por, dhjetë minuta më vonë, i biri e befasoi. Ai iu afrua pranë dhe i tha:”Ja ku e ke hartën tënde! A të bëhem gati për të dalë tani?”

I ati u shtang nga ajo që i shihnin sytë dhe si i hutuar e pyeti të birin:”Si arrite ti mbledhësh copat e letrës kaq shpejt?!”

Djali i vogël ia ktheu:”Kur ti babi më dhe letrën mbi të cilën ishte printuar harta e botës, unë e ktheva nga ana tjetër dhe pashë që në anën tjetër ishte printuar imazhi i një njeriu. Me vete mendova:
“Nëse unë rregulloj njeriun, për rrjedhojë do të rregullohet dhe bota!”

Le të jemi secili ai ndryshim që presim dhe duam të shohim tek të tjerët!



/ar.o/
 
Top