Pe: Te verteta apo genjeshtra gjith keto sms dashurije??
....nuk munde te thuhet se jane genjeshtra.....genjeshtrat jane lehtesishte te lexueshme dhe te kuptueshme, sepse jane fraza te stampuara dhe artificiale, pa nje sens llogjik.....ndersa e shprehura me stil dhe elegance, me nje te shprehur qe vjen nga brenda shpirtit dhe merr nje sens te plote ne rrjedhen e emocioneve te ndersjellta, nuk munde te jete nje genjeshter....natyrishte ka edhe persona qe per arsye te ndryshme kane aftesine e te shprehurit te limituar, por ne kete raste munde te flasin shume mire gjestet, shikimet ,ledhatimet etj ...qe nuk ka nevoje per fjale..por une do te shtoja...qe nuk munde te banalizohet te shprehurit e ndjenjave..ato jane unike dhe origjinale, eshte nje dialog pasional, qe njeriu do te kete gjithmone nevoje , eshte ushqim i shpirtit qe nuk zevendesohet me asgje tjeter, sepse kemi nevoje te ndjehemi te vleresuar dhe te dashuruar....ato behen amplifikatore te ndienjave, duke stimuluar edhe aftesite tona sexuale , qe per dy persona te dashuruar kalojne ne nje magji te vertete, duke bere te mundur qe caste te tilla te mbeten unike dhe te paperseritshme, duke i dhuruar njeriut edhe nje kujtim te bukur ne memorjen e tij.......