Të vërteta apo jo? Këto janë gjashtë prej mallkimeve më të njohura në histori

Të vërteta apo jo? Këto janë gjashtë prej mallkimeve më të njohura në histori.
1598873453537.png


Njerëzit mund të jenë shumë besëtytë, por ndonjëherë disa mallkime historike duken shumë të vërteta, për të qenë rastësi apo besëtytni të thjeshta

Këto janë 6 prej mallkimeve më të famshme historike:

Mallkimi i Otzi-t



785-0-5f4ba8bf0661f.jpg

Trupi i ngrirë dhe i mumifikuar i Otzi-t, i njohur dhe si “Iceman”, u zbulua në vitin 1991 në Alpet Otztal, në kufirin austro-italian, rreth 5.300 vjet pas vdekjes së burrit të Epokës së Bronzit. Rainer Henn, një mjeko-ligjor, patolog, i cili ekzaminoi Otzi-n, vdiq në një aksident automobilisht një vit më vonë.

Kurt Fritz, udhëzuesi që e çoi Henn në trupin e Otzi-t, vdiq në një ortek menjëherë pas kësaj. Helmut Simon, i cili zbuloi për herë të parë trupin, vdiq nga një rënie, teksa bënte hiking, në vitin 2004.

Dieter Warnecke, i cili drejtoi ekipin e shpëtimit për të kërkuar trupin e Simon, vdiq nga një atak në zemër, vetëm disa orë pas funeralit të Simon. Kjo mund të duket si një seri rastësish, por duke patur parasysh qindra njerëz që janë përfshirë në kërkime mbi Otzi-n, numri i vdekjeve është në fakt i pazakontë.

Mallkmi i mumjes

785-0-5f4ba6e5b1f7a.jpg

Sipas disa raporteve, varri i mbretit Tutankhamun, ruhej nga një gur i gdhendur me kërcënimin: “Death Shall Come on Swift Wings to Him Who Disturbs the Peace of the King.”

“Vdekja do të vijë me krahë të shpejta tek ai që shqetëson paqen e mbretit.”

Egjiptologët Howard Carter dhe Lord Carnavron hapën varrin për të gjithë popullin në vitin 1922. Shumë pak kohë pas kësaj, fate të çuditshme i ndoqën disa prej njerëzve që kishin hyrë në varr. Lord Carnavron vdiq katër muaj më vonë, teksa ishte në Egjipt, nga një kafshim i mushkonjave të infektuara ( ai ishte prej kohësh, me probleme shëndetësore).

Disa orë pas vdekjes së tij, në Angli, qeni i dashur i Carnavron ngordh, ndërkohë që financieri George Jay Gould I, vdiq nga një ftohje, gjashtë muaj pasi vizitoi varrin. Woolf Joel, një milioner nga Afrika e Jugut, u vra disa muaj pas vizitës së tij në var. A.C. Mace, një anëtar i ekipit arkeologjik të Carter, u vra nga helmimi me arsenik. Sekretari personal i Carter, u gjet i vdekur në shtratin e tij në vitin 1929.

Sidoqoftë, studiuesit kanë përcaktuar se, nga dhjetëra njerëz që kishin lidhje me hapjen e varrit, apo e vizituan atë, shumica dërrmuese ka jetuar jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Të tjerë kanë spekuluar se disa prej vdekjeve, mund të kenë ardhur si pasojë e mbetjeve toksike dhe baktereve që u përhapën kur u hap varri.

Mallkimi i varrit të Timurit

TAIMUR-3.jpg

Një kryekomandant dhe fisnik i shekullit XIV, Timur (ose Tamerlane), u shqua si një taktik ushtarak, lufta e të cilit vrau rreth 17 milion njerëz. Ai ishte gjithashtu një njohës i mirë i arkitekturës dhe arteve.

Në vitin 1941, Joseph Stalin dërgoi një ekip arkeologësh për të hapur varrin e Timurit në Samarkand, Uzbekistan, duke alarmuar shumë banorët vendas dhe klerikët myslimanë. Me hapjen e arkivolit të Timurit, ekipi zbuloi një mbishkrim:

“Kushdo që hap varrin tim do të lëshojë një pushtues më të tmerrshëm se unë.”

Brenda disa orësh, trupat e Adolf Hitlerit pushtuan Rusinë dhe përafërsisht 26 milionë njerëz vdiqën si rezultat.

Në vitin 1942, Stalini urdhëroi që eshtrat e Timurit të ktheheshin përsëri në Samarkand, në përputhje me traditën Islame. Menjëherë pas kësaj, ushtria gjermane u dorëzua në Stalingrad, duke i dhënë fund fushatës së tyre kundër ruse.

Mallkimi i Diamantit të Shpresës

785-0-5f4ba6e63adbe.jpg

Tregtari francez, Jean Baptiste Tavernier, sipas legjendës, vodhi një diamant blu, 115 karatësh, në Indi. Për këtë sakrilegj, Tavernier, supozohej të sulmohej për vdekje nga qentë, por në realitet ai ia shiti diamantin mbretit Louis XIV të Francës, në vitin 1669 dhe doli në pension si një njeri i pasur.

Çdo gjë shkoi mirë, derisa diamanti ra në duart e mbretit Louis XVI dhe gruas së tij, Marie Antoinette, të cilëve iu prenë kokat gjatë Revolucionit Francez. Lord Francis Hope i Anglisë trashëgoi diamantin dhe u martua me një vajzë amerikane. Dyshja shkatërroi pasurinë, shiti diamanti dhe të dy përfunduan të varfër.

Pasi Evaly Walsh McLean bleu diamantin në vitin 1912, djali i saj u vra në një aksident me makinë, vajza e saj kreu vetëvrasje dhe bashkëshorti e la për një grua tjetër (ai përfundoi më pas, në një azil të çmendurish).

Mallkimi i “Tippecanoe”

785-0-5f4ba6e5dff05.jpg

A e ka mallkuar lideri amerikan Tecumseh, William Henry Harrison, pasi ky i fundit doli fitimtar në Betejën e Tippecanoe-s? Ndoshta.

Sikurse kanë vënë re historianët, që kur Harrison u bë president në vitin 1840, çdo person i zgjedhur pas tij, ka humbur jetën në një interval kohe prej 20 vitesh. Harrison vdiq nga pneumonia vetëm pas një muaji në detyrë.

Abraham Lincoln, i zgjedhur në 1860-ën, u vra, ashtu si James A.Garfield (zgjedhur në vitin 1880) dhe William McKinley (1990). Të dy, Warren G. Hardin (1920) dhe Franklin D.Roosevelt (1940) vdiqën për shkaqe natyrore në zyrë, ndërsa John F.Kennedy (1960) u vra. Ronald Reagan (1980) ishte shënjestra e plumbit të një vrasësi në vitin 1981, por ai mbijetoi dhe mesa duket, mallkimi u hoq.

Billy Goat dhe mallkimi i “Chicago Cubs”

785-0-5f4ba73198947.jpg


Në 1945-ën, një burrë i quajtur Bill “Billy Goat” Sianis u hoq nga skudara e bejsbollit “Chicago Cubs” sepse solli me vete një cjap. I zemëruar, Sianis thuhet se e mallkoi klubin me fjalët:
“The Cubs nuk do të fitojnë kurrë më!”
Sigurisht, Cubs humbën ndeshjen tjetër dhe nuk kanë fituar një Seri Botërore në më shumë se një shekull, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të hequr mallkimin.
Ndërsa shumica e shohin mallkimin si një besëtytni pa kuptim, shumë tifozë të vjetër, e marrin atë shumë seriozisht.
Këtë prill, policia në Cook County, gjeti një cjap të lidhur në një pemë afër një fushe sporti. Shumë nga përpjekjet e tifozëve për të hequr mallkimin përfshijnë një cjap.
Burimi: Anabel, Live Science

telegrafi.
 
Kjo e fundit sikur kot me duket.

mallkimi nuk eshte i mir.dhe nese vertet i hyn ne hak tjetrit mund te kap mallkimi..sidomos nga prindrit se mund te kap ai mallkim.

ps..un nuk mallkoj kurr.e kam inat.
 
Top