Telefon i gjithi me xham

Arfenilla

Themelues i Forumit


Oppo-600x330.jpg


Kompania Oppo Mobile sjell një telefon të ri, me dy vende për karta SIM, Oppo A31.

Ky telefon i ri është i pajisur i gjithi me xham, si në anën ballore ashtu edhe të pasme, dhe kushton 160 dollarë.

Oppo A31 ka ekran 4.5 inç me rezolucion 480×854 pikselë. Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 410 me katër bërthama Cortex-A53 CPU, së bashku me 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe kartën microSD deri në 128GB hapësirë. Telefoni operon me sistemin Android 4.4 KitKat me ndërfaqen ColorOS.

Në anën e pasme telefoni ka kamerë 8 megapikselë me hapje f/2.2 dhe blic LED. Në anën ballore ka kamerë 5 megapikselë për të shkrepur selfie dhe për të bërë thirrje me video. Oppo A31 mbështet rrjetin 4G LTE tek të dy vendet për kartat SIM dhe përmban bateri me kapacitet 2,000 mAh.B tetova
Oppo-A31.jpg
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Telefon i gjithi me xham

Sh.mire qe mbeshtet 4G LTE...duhet me fillu me i ndryshu ca telefonat se po futet kjo teknologji tani
 
Top