Teleskopi që do të kthejë shkencëtarët pas në kohë

Teleskopi që do të kthejë shkencëtarët pas në kohë.​

1640461283414.png
Është hedhur me sukses në hapësirë teleskopi James Webb, investimi më i madh i të gjitha kohërave i njerëzimit në përpjekjen për të kuptuar gjenezat e universit.
Është hedhur me sukses në hapësirë teleskopi James Webb, investimi më i madh i të gjitha kohërave i njerëzimit në përpjekjen për të kuptuar gjenezat e universit.
Hubble është në gjendje që të kapë fenomene në një distancë prej miliona vitesh dritë larg. Ndryshimi është se Webb do ta bëjë këtë me miliarda vite dritë larg. Kjo është arsyeja se përse shkencëtarët besojnë se me këtë teleskop do të arrijnë që të kthehen pas në kohë me miliarda vite te ajo që njihet si “Epoke e errët” e universit.

Si? Drita kërkon 8 minuta që të mbërrijë nga Dielli në Tokë në një distancë prej 150 milionë kilometrash. Ndërkohë, drita e yllit më të afërt me sistemin tonë kërkon katër vite kohë. Kjo do të thotë se në Tokë nuk shihet gjendja reale e Diellit, por gjendja e tij para 8 minutash, po ashtu edhe ajo e yllit më të afërt me sistemin tonë nuk është gjendja momentale e tij, por ajo para 4 viteve.

Me James Webb shkencëtarët synojnë që të kapin dritën në një distancë prej miliarda vite dritë me shpresën që shifra do të arrijë te 13 miliardë vite drite larg, që sipas teorisë dhe besimit të përgjithshëm të shkencëtarëve është epoka e errët, kur sapo kishte nisur shfaqja e yjeve të parë në univers.
b.g.shqip
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Top