• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tërhiqet” aleati i Bashës: Qeveri teknike edhe me Ramën kryeministër

legjenda

Tetova
Aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka, mendon se kryeopozitari do të duhej të pranonte platformën ndërkombëtare të zgjidhjes të ofruar për kompromis nga të dërguarit e Brukselit, McAllister dhe Hanh.

I ftuar në forumin e hapur të organizuar nga UET, kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste u shpreh se opozita duhet të marrë disa garanci për zgjedhjet me një qeveri teknike dhe të pranojë të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër.

“Unë do t’a pranoja, me pak ndryshime. Mund të pranoja që të shkonim në zgjedhje me të njëjtin kryeministër dhe që qeveria teknike të jetë reale, teknike jo me njerëz të përcaktuar nga Rama, siç është bërë oferta, edhe natyrisht të kishte një datë tjetër zgjedhjesh sepse në këtë datë janë të pamundura. Plus të paktën numërimin elektronik. Votimi elektronik mund të jetë i vështirë për shkak të kohës por numërimi elektronik në mënyrë taksative. Janë mbi 50 parti, ku dhe më e vogla lodhet, ka njerëzit e saj, simpatizantët e saj dhe nuk i numërohen votat. Dihet eksperienca në zgjedhjet e kaluara që këto partitë e vogla nuk e fitojnë as votën e vet sepse e ndajnë nëse janë majtas e marrin të majtët, nëse janë djathtas e marrin të djathtët”– tha Duka i pyetur nëse do t’a pranonte ai ofertën që refuzoi Basha një javë më parë.
http://www.botasot.info
 
Top