Tetova

XoNNi

Antarë
E shikova qe nuk kishte 1 teme per Tetoven, ja do vendos une edhe disa foto qe kam.Tetova eshte nje nder qytetet me te medhaja shqiptare me banore dhe territor.Emri rrjedh nga numri tete(8), eshte vendi i luftes se tete se Skenderbeut kunder perandorise osmane.Sipas statistikave te huaja te vitit 2009 Tetova me regjion ka mbi 215.000 banore ku mbi 85% jane shqiptare.Ne nje liber kam lexuar se e ema e Skenderbeut,Vjosava Tribaldi vjen nga nje fshat i Tetoves,bija e nje feudali te njohur Gergur Tribaldi nga Pollogu rrethi i Tetoves.Nga kjo familje ne Tetove dhe perreth ka 3/4 keshtjella te ndertuara gjate lufterave dhe me pas te skenderbeut, eshte e njohur Kala e tetoves e ndertuar nga Gergur Tribaldi e quajtur ne ate kohe "Oeneum".
Ne 4 dhjetor te vitit 1912 ministri i pare i mbrojtes ne qeverine e pare shqiptare te Ismail Qemalit eshte zgjedhur Mehmet pashe Derralla nje gjeneral ushtarak i njohur i shkolluar ne Tetove dhe shkollen ushtarake te Stambollit, nga fshati Gradec i Tetoves, propozuar nga Isa Boletini.Ministri i pare i mbrojtes njihet per kontributin e madh qe pati per mbrojten e tokave shqiptare ne veri-lindje nga malazezet/serbet dhe jug nga greket 1/2vite para se te filloje lufta e pare boterore,nga e cila njihet nje lufte ne veri te shqiperise ku ushtria e gjeneralit Mehmet Derralla i vret disa qindra malazez qe sulmuan shqiperine dhe i hedh ne detin adriatik, nje metode qe pas disa viteve me vone ne turqi praktikohet nga Ataturku kunder ushtareve grek qe i hedh ne detin e izmirit ne menyren e njejte qe beri ministri shqiptar Mehmet Derralla.

Ne kohen e sodit Tetova njihet per shume "gjenerale" te cilet shkojne ne Tetove per te coptuar dhe marre cdo gje qe munden nga ky qytet i pasur etnikisht shqiptar dhe financiarist global,sot ka 2 univerzitete nje shteterore ,Univerziteti Shteterore i Tetoves (UEJL) dhe Univerziteti i Europes Juglindore (UEJL) me studente nga te gjithe trojet shqiptare.Perndryshe njihet edhe gjimnazi i Tetoves ne kohen e jugosllavise qe ne vitet 70' me shumice nxenes shqiptar nga nje gazete kroate per rangimin e shkollave ne jugosllavi merr cmimin e pare si gjimnazi me i forte sa i perket dijes se nxenesve dhe te arriturave nga profesoret.Ne Tetove gjithashtu gjendet edhe qendra turistike dimerore-verore Kodra e Diellit , nje vend shume i bukur posaqerisht per sporte dimerore dhe mikepritje te njohur tetovare. Une kam disa foto te cilet do ti postoj per qytetin dhe rrethinen e Tetoves.

27595882.jpg
tetova.jpg
kodraediellit.jpg
tetova Kodra e Diellit.jpg
PopovaShapka.jpg
 
  • Dashuri
Reactions: NGU
Top