Thenie mbi shqiptaret

Lauri

Anunnak
"Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet."

Sami Frasheri
"Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899
 

Lauri

Anunnak
_"Shqipëtar të kam dhjerë
Si s'më kuptove asnjëherë?!"
_" Shqipëria s'bëhet kurrë,
Pa u bërë mashkulli burrë?! "
_" Politikanët janë çakenjë,
Shqipërinë si kërmë shqyejnë! "
_" Por dhe populli si bagëti,
Tufa tufa nëpër part! "
_" Harrojnë farën edhe fisin,
Për partinë vëllan braktisin!

Faik Konica
FB_IMG_1612718346402.jpg
 

Lauri

Anunnak
FM. Images Albania
Deklarate e Komandatit famekeq turk Turgut Pasha, gjate Kryengrijes ne Malesi
FB_IMG_1614933776661.jpg
 
Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Konica Albania 2, 25 prill 1897).
 

gues-t

Barnaba
Pesimizmi i Faik Konices eshte i kuptueshem - nje patriot i flakte i deshperuar per gjendjen e mjeruar te kombit. Ai shkruante ne nje nga kohet me te veshtira te perjetuara nga Shqiptaret ne 304 shekujt e fundit. Kuptohet qe ai e kishte te pamundur te mbyllte syte ndaj te metave qe haste. Por eshte kritik e lindur nga dhimbja, nga frustrimi i gjithanshem, ne kohe jashtezakonisht te veshtira. Shekulli i 19-te, pas luftes se Ali Pash Tepelenes, ka qene tmerresisht i veshtire per Shqiperine.

Ndersa per autorin Franc Poqueville duhet te dini se ai na urrente per pasoj te perplasjes qe pati Aliu me Francen. Me sa di une, Aliu sulmoi trupat franceze ne Parge (qytet ne Cameri) dhe e mori me force qytetin qe Franca kishte marre nga Venecianet. Poashtu, Poqueville mendohet te kete qene mbeshtetes i nje kryengritje kunder Aliut ne Cameri dhe Gjirokaster (kryengritja u shtyp nga Aliu). Poqueville ka shkruar ne menyre teper negative per Ali Pashen, ndryshe nga nje sere autoresh te tjere. Ndaj kujdes me kritikat e tij te ushqyer nga deshtimet e tij dhe nga urrejtja per Aliun.
 

Lauri

Anunnak
Ali Pasha i ka sjellë nëpër gisht si zinxhir të gjithë: si francezët, anglezët, rusët, serbët, e kush i ka dalë përballë, përfshirë edhe sulltanin e Stambollit.
"Sulltanin e dëgjoj, thonte Ali, vetëm nqs më intereson mua "

Ali Pasha ka qënë një kusar, bandit. Karrierën e tij e Ka filluar nga 0, dhe pashallëkun e Ka fituar me forcë e politikë prej dhelpres.
Në fund të fundit, ishte i etur për pushtet e pasuri, i etur të shtrinte tokat e vilajetit të Janinës e të gllabëronte të gjithë Greqinë e sotme.
Aliun varet me çfarë syri e Shikon që t'a gjykosh.
Maskara,imoral, kriminel, i pabesët etj. Por nga pikëpamja patriotike të vilajetit të tij nuk t'a lëshonte asnjë lis, jo më territor.

Ndryshe nga këta maskarenjtë, kriminelët, hajdutët e sotëm që shesin edhe bythet e veta për pasuri përsonale.
 

Lauri

Anunnak
"Krenarë e të egër si armiq, moskokëçarës për jetën, besnikë – që nuk dinë se çfarë është tradhëtia - të vërtetë, të virtytshëm; mikpritës, shoqërues gazmorë, në parim të kursyer.. Të tillë janë banorët e vendit - një vend po aq i egër sa dhe ata."

Shkruante për shqiptarët Edward Frederick Knight (1852-1925) gazetar i "The Times", viti 1880.

"Shqiptari"
FB_IMG_1619700521701.jpg
Pjesë e koleksionit fotografik të Pierre de Gigord, biznesmen francez, viti 1885.
 
Top