Ti je e bukur sepse...

Ti je e bukur sepse...

stil_7271.jpg

اfarë nuk duhet t’ju mungojë për stinën e vjeshtës. Disa këshilla për një look dhe make-up perfekt.

Flokë të valëzuar

Look-u: “Doja të krijoja modele flokësh të çrregullta, por seksi, si ato në fundvitet ‘80 të Kim Basinger-it në filmin “Batman” apo “Nëntë javë e gjysmë””, tregon Philipon, estetist i njohur, që ka krijuar modele të tilla flokësh në sfilatën e Preen. Flokë me onde të çrregullta dhe me funde të drejta.

Parë te: Gucci, Preen dhe Salvatore Ferragamo.p

Si të veproni: Zbusni flokët e lagur me një krem kundër nxehtësisë. Shpupurisni flokët gjatë tharjes (flokë të tillë nuk kërkojnë perfeksion, sugjeron Philipon). Spërkasni flokët me një llak normal. Pastaj krijoni tufëza, rrotullojini nëpër gishta për të krijuar ondet dhe spërkatini me llak që t’u qëndrojë forma.

اfarë nevojitet: llak flokësh “Kerastase Vinyle Nutri-Sculpt”, krem zbutës.


Kombinimi thonj-sy

Look-u: Estetisti i Revlon-it, Charles Revson, krijoi look-un e veçantë të kombinimit të dyshes sy-thonj. “Kombinimi i tonaliteteve të njëjta të ngjyrës së kafesë të aplikuar te sytë dhe buzët krijojnë një luks absolut”, sugjeron Cherie Pollard, stiliste thonjsh, e cila ka aplikuar këtë lloj manikyri në koleksionin e Bill Blas.


Parë te: Bill Blas, Charlote Ronson, Milly, Monique Lhuillier dhe Vivienne Tam.



Si të veproni: Limoni thonjtë duke u dhënë formë katrore, por të rrumbullakosura në majë. “Sa më të gjatë të jenë thonjtë, aq më femërore duken”, tregon Pollard, e cila rekomandon lëmimin e thonjve para aplikimit të manikyrit. “Kjo thekson edhe më shumë ngjyrën e thonjve”, sugjeron ajo.



اfarë nevojitet: manikyr “Creative Nail Design Baroque”, hijezues “YSL 5 Lumieres”, pluhur sysh në tonalitete të kuqerremtë dhe në ngjyrat e tokës të “Vincent Longo Wet Diamond” dhe “Urban Decay”.



Hijezime super të mëdha

Look-u: Pasi i hodhi një sy koleksionit të Chanel-it, drejtori i linjës së make-up-it, Peter Philips, gjeti frymëzimin për të ndriçuar sytë e modeleve. “Për më tepër, mungesa e aksesorëve të tjerë më shtyu të përdor sytë e modeleve në vend të aksesorëve”, thotë Philip. “Në këtë mënyrë, ndriçimi i komplet qepallës së syve, deri te vetullat, krijon një superndriçim të syve”.



Parë te: Baby Phat, Badgley Mischka, BCBG Max Azria, Chanel dhe Versace.



Si të veproni: Aplikoni pluhur të tonaliteteve të argjendta, pa rënduar qerpikët. “Përdorimi i rimelit do të ndryshonte tërësisht look-un, – thotë Philips. – Sepse do të krijonte një look diskoteke”.



اfarë nevojitet: Pluhura në tonalitete të arit të “Chanel Ombre Essentielle”, “Kevyn Aucoin The Sculpting Powder”, “Cover Girl Eye Enhancers 3-Kit Shadow”.





Vetulla të trasha
Look-u: “Vetullat e theksuara forcojnë tiparet e një fytyre të patrukuar dhe sërish mbeten tejet femërore”, thotë McGrath, që krijoi vetullat e theksuara në sfilatën e Prada.

Parë te: Alexander McQueen, Fendi, Hermès, Prada.



Si të veproni: Alternoni dy lapsa për vetullat. Një duhet të jetë në ngjyrën natyrale të flokëve, tjetri në tonalitet më të errët. “Kjo arrin një kombinim më natyral mes trashësisë dhe ngjyrës së vetullave”, sugjeron McGrath. Trashini vetullat duke theksuar harkun e tyre me pluhur. Zgjasni fundin e tyre duke e fërkuar butësisht atë.

Pastaj, ngrini flokët lart duke i krehur fort pas koke.



اfarë nevojitet: Pluhur sysh “Max Factor MAXeye”, laps vetullash në tonalitete të ngjyrës kafe, “Cover Girl Brow & Eye Makers”, krehër, shkumë flokësh “L’Or&eacuteal Paris Studio Line Amped Up”.



Buzë të njollosura

Look-u: Nga qershi e lehtë e deri te e kuqja e fortë, njollat e kuqe mbi buzë krijojnë përshtypjen sikur buzët janë kafshuar. “Një look i tillë ka marrë inspirimin nga vitet 1920 dhe krijon përshtypjen e një vajze të re të pafajshme, por edhe të rritur njëkohësisht”, thotë Charlote Tilbury, estetiste e Donna Karan.


Parë te: Carolina Herrera, Chloé, Donna Karan, Giambattista Valli.


Si të veproni: Për të krijuar njollat e kuqe mbi buzë, Tilbury aplikoi një krem shkëlqyes ngjyrë luleshtrydhe në qendër të buzëve (por pa e përhapur në pjesën tjetër të buzëve). Pastaj puthitini mirë buzët me njëra-tjetrën për të krijuar një masë mat më të madhe mbi buzë.



اfarë nevojitet: “Revlon Cream Blush”, shkëlqyes sysh “Bobbi Brown Tinted Eye Brightener”, korrektor “Clé de Peau Beauté Concealer”.


Topuz francez​

Look-u: Flokët e kapura topuz krijojnë përshtypjen e femrave që do të shkojnë për një pasdite çaji. “Flokët e kapura topuz lart janë shumë seksi, por edhe vajzërore”, thotë Pita. “Vetëm kini parasysh: krehja nuk duhet të jetë perfekte”.


Parë te: Derek Lam, Michael Kors, Peter Som, Roberto Cavalli, Thakoon.



Si të veproni: “Përdorni një shampo të thatë për të krijuar sa më shumë volum”, këshillon estetistja. Flokët duhet të jenë si të palarë, sepse ato janë më të përshtatshme për këtë lloj krehjeje.

Spërkatini flokët me një locion që rrit volumin, thajini duke shpupuritur rrënjët me një krehër me majë. Kjo ndihmon për t’i fryrë sa më shumë, para se t’i kapni topuz”, këshillon Pita.

اfarë nevojitet: locion “Aveda Pure Abundance”, llak flokësh “Matrix Vavoom Shape Maker”, volumizues i lëngshëm “T3 Plump Heat-Seeking”.


Flokë të lëpira pas koke

Look-u: Flokët e lëpirë pas koke janë më në modë se kurrë. Kjo krehje flokësh nxjerr në pah çdo tipar të fytyrës. Por sipas Palau-t, stilistit që ka punuar për shtëpinë e madhe Louis Vuitton, ky është një stilim i aplikueshëm për çdo femër në ditë të zakonshme. Sipas stilistit të flokëve, Odile Gilbert, modelet që sfiluan për Zac Posen e adhuruan një krehje të tillë. Madje, këtë stilim e përdorën për një kohë të gjatë edhe jashtë pasarelave.



Parë te: Alessandro Dell’Acqua, Carmen Marc Valvo, Lanvin, Louis Vuitton, Viktor & Rolf, Zac Posen.



Si të veproni: Palau përdori “shumë dyllë flokësh” për të krijuar një masë sa më të shtrirë flokësh. Ndërsa Gilberd përdori shumë xhel, shkëlqyes dhe llak flokësh.



اfarë nevojitet: locion fiksues “L’Or&eacuteal Professionnel Fixatif”, laps i zi sysh “Elizabeth Arden”, buzëkuq “NARS” në tonalitete të zjarrta.

Revista Jeta
 
Top