Ti shqiptari im!

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Rracizmi ndaj shqiptareve ne nje fare mase ka qene i institucionalizuar, sidomos ne shekullin e 19-te dhe te 20-te, si nje prej metodave per te asimiluar shqiptaret ortodoks te Camerise (perfshi rrethin e Janines) dhe arvanitet. Ndersa ne nuk kemi pasur kurre strategji asimilimi.

Me sa di une, Greqia eshte i vetmi shtet ne BE qe nuk lejon identifikimin e pakicave etnike. Kane uzurpuar shume toka jo-greke, dhe ne vend te tolerances etnike kane zgjedhur asimilimin si strategji kombetare. Provinca e Atikes ka qene shumice Arvanite. Peloponezi ka pasur shume Arvanit poashtu. Provinca e Maqedonise me sa di une ka qene kryesisht popullsi qe fliste gjuhen sllave, por ky rajon ka histori te nderlikuar. Epiri i Jugut (Cameri dhe Janine), dhe Akarnania kane qene thjesht Shqiperia e Jugut. Sa me shume te denigrosh kombet e huaja, ne sistemin shkollor, ne shtyp, etj., aq me i lehte behet asimilimi sepse femijeve te atyre etnive do i vij turp te identifikohen me kombesine e prinderve kur mesuese dhe shtypi i shajn dite e nate etnite jo-greke.

Atyre u duket vetja superior ndaj nesh, por faktet e tregojn qart se kush eshte me i kulturuar: u'a kemi plotesuar te gjitha kushtet grekeve te Dropullit. Kemi pasur edhe ministra/zevendesministra grek. Kjo, nga nje minoritet diku te 1% e popullsise. Kurse ata kane nje popullsi masive me origjine shqiptare, dhe ASNJE te drejte nuk u kane dhene, nderkohe nje parti naziste si Agimi i Arte arriti te dali partia e trete. Nuk n'a japin dot asnje leksion mbi kulturen. Edhe ne kohen kur jemi udhehequr nga gjakpiresa si Enveri apo nga njerez primitiv si Saliu, kur shteti ka qene terror apo kaos, perseri jemi treguar me bujar dhe Europian se Greqia ne ditet me te mira te saj.

Eshte e vertet se kemi pasur probleme me kriminalitetin e larte pas renies se komunizmit sepse ish-sigurimsa plehra kane udhehequr. Njerez pa kultur dhe pa integritet, si Saliu & co. Por kur shteti bje dhe ekonomia eshte zero, dhe armet jane sheshit, sigurisht qe bandat dhe krimi do bejn namin. Ndersa ata kane qene ne kushte shume me te mira ekonomike dhe kane vjedhur aq shume - korrupsion dhe evazion fiskal - sa ekonomia e tyre u fut ne kolaps.

Thene keto, duhet te perseris se po flas kryesisht per shtetin grek dhe jo per popullin grek ne teresi. E them me bindje se nje pjese shume e madhe e tyre jane njerez shume te mire. Madje edhe ata qe n'a urrejn jane viktim e nje propagande antishqiptare. Sigurisht qe shume prej tyre do n'a urrejn kur ne shkolle kane mesuar se u kemi marre Epirin e Veriut, apo kemi qene servila te turkut.

I kam shkruar me nxitim mendimet e mesiperme, dhe me mjaft pergjithesime.

Skam cfare t'shtoj.
Jam shume dakort me shkrimin, asnje presje nuk i heq.
 
Top