Tifozat shqiptar ne Kampionat

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Kurse, thuhet se ka patur përleshje mes shqipëtarëve dhe françezëve në Lyon
pas përfundimit të lojës, ku janë therrur me thikë një françez dhe 1 belg.

E lexova ne fakt neper portale te ndryshme keto dite ...por preferova te hesht ehh..!

Shqiptarë, ejani sa herë që të doni.

Ejani se duam me pa c!ca lol
 

ricky_ch

******
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

E lexova ne fakt neper portale te ndryshme keto dite ...por preferova te hesht ehh..!



Ejani se duam me pa c!ca lol

Edhe mua më dukej se ishte ftesë vetëm për kanagjegj veç granim! lol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Thoni cte doni ama pikerisht nga europiani njerezit e huaj njohen dhe Shqiperine . Ata qe deri dje as ja kishin haberin ku binte. Me habiten koleget e zyres teksa po mflisnin per ndeshjen. Dhe disa raste tjera kur mu desh te permendja shqiperine me njerez te panjohur ma kthyen. Poo e njohim. Jane ne euro16. Kaq te padukshem paskemi qene deri me tani?!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Konfliktet ne future nuk do kene me karakter religjoz apo territorjal, sepse futbolli do kthehet ne nje "religjon" te vertete.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Do bahemi te njohur me shal e cica,kto gjana kerkojn edhe turistat.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Do bahemi te njohur me shal e cica,kto gjana kerkojn edhe turistat.

S'jam dakord. Dmth eshte e vertet qe ne disa lajme kete te fejuaren e Hysaj e kane shpallur si tifozja me sexy e Euro 2016,
ama ka plote tifoze te tjera qe jane te veshura dhe po te bukura. Po njihemi nga bota si tifoze te zjarrt dhe qe nuk krahasohemi
me tifozet e tjere, shiko ruset, kroatet, anglezet rremujrat qe kane bere.

Une them shyqyre me kaq, te pakten do na kujtojn per dicka te mire.

W Albania!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

S'jam dakord. Dmth eshte e vertet qe ne disa lajme kete te fejuaren e Hysaj e kane shpallur si tifozja me sexy e Euro 2016,
ama ka plote tifoze te tjera qe jane te veshura dhe po te bukura. Po njihemi nga bota si tifoze te zjarrt dhe qe nuk krahasohemi
me tifozet e tjere, shiko ruset, kroatet, anglezet rremujrat qe kane bere.

Une them shyqyre me kaq, te pakten do na kujtojn per dicka te mire.

W Albania!

Do kujtojn edhe riken per numrin 5 te gjoksit lol
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat








UEFA ka publikuar një video, në të cilën demonstrohen të gjalla emocionet e tifozëve shqiptarë. Këta të fundit, ashtu si edhe kombëtarja kuqezi, janë pjesë e finaleve të një Europiani për herë të parë. Pas humbjes 2-0 ndaj Francës, në “Velodrome”, ishte po faqjja zyrtare e UEFA-s, ajo që publikoi një miks fotosh pikante të tifozëve shqiptarë, për të cilët shkruante se me shumë pasion po e përcjellin kombëtaren e tyre.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

E kush nuk i vuri re vajzat seksi që mbështetën kombëtaren tonë mbrëmjen e djeshme? Ato ranë në sy menjëherë, duke u bërë të famshme për pamjen e tyre.

Aq shumë u përfol për to, saqë zor të harrohen bukuroshet shqiptare. Në fakt, vajzat pushtuan faqet e internetit, por jo vetëm ato shqiptaret. Faqe të huaja kanë publikuar foto të tyret, të përdorura për të përcjellë humor.
/jeta osh qefe
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Tifozi i flaktë i Shqipërisë takon De Biasin dhe heronjtë e tij kuqezi

Besmir Limani është tifozi kuqezi, që jeton në Zvicër, i cili, me shqiponjën që kishte bërë në fytyrë, u fokusua nga aparatët fotografikë dhe kamerat televizive në stadiumin e Lensit, ndeshjen e parë të Shqipërisë në “Euro 2016”.

Fotoja e tij bëri xhiron e botës, përfundoi edhe në mediat më prestigjioze. Para ndeshjes me Francën, ai ka takuar trajnerin De Biazi, presidentin Armand Duka, disa nga lojtarët kuqezinj, duke pozuar me ta, në hotelin ku ndodhej kombëtarja.

Ai është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe thotë se nuk i ndahet kombëtares askund, në çdo stadium ku luan. Interesante është deklarata e tij, në formën e përgjigjies së pyetjes se nga është: “Jam nga qyteti i vjetër shqiptar i Strugës, por jetoj në Zvicër”. Pra, Besmir Limani nuk pranon ta quajë qytet të Maqedonisë, sikurse është administrativisht Struga, por iu referohet “rrënjëve” të shqiptarëve që banojnë aty.

Ai dha edhe një intervistë për “Telesport.al” para ndeshjes me Francën, ku shuajti jo pak kuriozitete të tifozëve të kombëtares, që bënin pyetje dhe interesoheshin për të online.
/telegrafi

 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Videoja që UEFA u kushtoi tifozëve shqiptarë

tifoze.jpg

Tifozët shqiptarë dhe sjellja e tyre e denjë për një popull europian, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore dhe jo vetëm.

UEFA ka publikuar një video reportazh të mrekullueshëm të Danielit, një tifoz shqiptar, i cili i bën një surprizë të bukur babait të tij.

tifoze-2.jpg


Nëpërmjet “Skype” ai i tregon të atit surprizën që kishte përgatitur për të. Danieli i thotë babait se ka bileta për të parë ndeshjen e Shqipërisë. I ati emocionohet shumë nga surpriza e të birit

“ثndrra ime u bë realitet”, shprehet babit i Danielit.



g.shqip
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

@Si do me shpetonte kjo video Neve.. e ke ne faqen tjeter ne post 39..:p
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

13494903_1331525733542646_4369459578837591968_n.jpg

13418737_1331525960209290_7975704837271072237_n.jpg

13428483_1331525900209296_5327413715098067332_n.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Gazeta franceze e mrekulluar nga Kuqezinjtë: “Shqiptar, qofsh i bekuar



Nëse francezët bërtisnin “Aux Armes! Aux Armes”, shqiptarët përgjigjeshin me diçka që tingëllonte si “Shilbi, Shilbi”, pak e vështirë për t’u kuptuar. Por, e rëndësishme dje ishte të kuptohej që francezët dhe shqiptarët po i jepnin gjithë dinjitetin e munguar EURO*-s. “Shqiptarë ejani prapë!”, kështu shkruajnë gazetat franceze për tifozerinë kuq e zi. Të përballur me vandalizmat midis rusëve dhe anglezëve, ata i kanë dedikuar asaj një artikull ku theksojnë natyrën paqësore dhe entuziaste të shqiptarëve.

Lexoni më poshtë seç shkruan njëra nga gazetat franceze, e mrekulluar nga tifozeria jonë, një ditë pas ndeshjes. “Një shqiptar, një francez, një shqiptar, një francez…rivalë të një mbrëmjeje, por të bashkuar në një turmë të madhe duke vërshuar drejt Velodromit. I pabesueshëm ambjenti që u formua përpara ndeshjes. Një ndeshje me rrezik të madh. Një rrezik i madh për kordat vokale. Sepse e vetmja përleshje që bëhej ishte rreth pijetoreve ku përplaseshin sloganet në kor. Nëse francezët bërtisnin “Aux Armes! Aux Armes”, shqiptarët përgjigjeshin me diçka që tingëllonte si “Shilbi, Shilbi”, pak e vështirë për t’u kuptuar. Por, e rëndësishme dje ishte të kuptohej që francezët dhe shqiptarët po i jepnin gjithë dinjitetin e munguar EURO*-s, errësuar nga dhuna e rusëve dhe gomarlliqet e anglezëve.

Shqiptari, dhuratë e bekuar për CRS (kështu quhet policia franceze), kapur në flagrancë nga gjallëria e kuqezinjve. Duke qeshur, duke bërë selfie. Një CRS duke dalë në foto me katër tifoza në një rreth trafiku në Prado. Historike! U stepëm kur pamë ulur përtokë një grup francezësh. Por ishte thjesht një fillim i OLA*-s që do vijonte më pas nga tifozët me krahë ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vëllazëror të francezit.

Përkundrazi, dje zbuluam shqiptarin. Të dashur, por jo shtypës, shovinistë, por jo urrejtës. Pastaj shqiptari kultivon një cilësi të madhe që e bën paqësor. Gruan! Aty ku anglezi shëtit me faqoren e alkolit, shqiptari ecën me femër, brune, të pashme. Të bukur si një gol i Payet. Qofsh i bekuar shqiptar! Më i pastër se sheshi përpara kishës. Aty ku anglezi do të derdhë vulgaritetin e tij mbi trotuar, shqiptari pret në rradhë!”

Burimi: Newsbomb / Përgatiti: Ergisa Bejkollari
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

13427732_1331663240195562_7592816068611961318_n.jpg

13445789_1331663176862235_5994399041319874722_n.jpg

13434811_1331663146862238_5569174115599361086_n.jpg

13428547_1331663123528907_1760385786353856781_n.jpg


Lyoni Kuq e Zi
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Miku im nga Dibra Hajri-K




 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat



 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat







 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

BRITANIKJA “THE SUN” TIFO PثR KUQEZINJTث: FORCA SHQIPثRI, JU MUND T’IA DILNI, JENI NJث MREKULLI




Albania supporters cheer prior to the start of the Euro 2016 Group A soccer match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille, France, Wednesday, June 15, 2016. (Tibor Illyes/MTI via AP)

“Forca Shqipëria, ju mund t’ia dilni”.

Kështu shkruan gazeta më e madhe britanike, The Sun, teksa bën tifo për kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është në prag të largimit nga Evropiani, por ne duam që ajo të qëndrojë. Skuadra ka treguar shpirt konkurrence dhe janë një mrekulli e vogël,” thekson gazeta.

Por përse duam që të qëndrojë?

Për shkak të tifozëve të zjarrtë, sidomos për femrat bukuroshe.

Prandaj gazeta nuk na quan më Albania, por Al-babe-ia, duke luajtur me fjalën ‘babe’.




 

Lauri

Anunnak
Titulli: Tifozat shqiptar ne Kampionat

Në stadium si shqiponjë, UEFA e vlerëson si fansin më të mirë




Borin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë me Rumaninë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme.





Djali nga Shqipëria, që studion për art në Francë, kishte bërë krahët gjigand të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë. Borin Shehu nuk mjaftohej me kaq, por kishte lyer edhe fytyrën dhe mbante veshur rrobat tradicionale. Kjo mënyrë mbështetjeje e Kombëtares, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, e cila për disa herë e nxori në monitorin gjigand që ndodhej në stadium.




Më pas ata u interesuan për emrin e djaloshit shqiptar dhe e thërritën për t’i dhënë çmimin si fansi më i mirë. Këto kanë qenë momente magjike për studentin.




Ai nuk e mendonte kurrë që veprimi i tij do të vlerësohej kaq shumë. Borini ka bërë një status në Facebook ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar.
“Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”, shkruan i riu nga Tirana.
20 qershor 2016 (gazeta-Shqip)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top