Tirona

bledar

ultras tirona
Titulli: Tirona

“Kalendari s’na favorizon dhe kujdes Dinamon…”
Tirana/ Memelli për fazën e tretë: Blutë janë më të rrezikshmit



Tirana ka mësuar zyrtarisht që është e para në tabelën e klasifikimit dhe kalendari tanimë favorizon deri diku bardheblutë. Për Memellin, kalendari është i njëjtë për të gjitha skuadrat pasi në këtë sezon është parë që nuk ka ndeshje të lehta për tu kaluar dhe nuk ka skuadra të dobta. Për sulmuesin kryesor të Tiranës, me fillimin e fazës së tretë të kampionatit, starton pjesa më e vështirë dhe për të në fund kampion do të shpallet ai ekip që do të tregohet më i kujdesshëm pa kaluar në aventura. Mes Vllaznisë së vëndit të dytë dhe Dinamos së vendit të tretë, Memelli si pretendent kryesor zgjedh dinamovitët pasi për të kanë një ekip mjaft të mirë.

Tirana ka arritur të pozicionohet e para falë golavarazhit dhe tani kalendari i fazës së tretë është përcaktuar. Sa mendon që ju favorizon kjo në ecurinë e mëtejshme?

Nuk mendoj se kalendari do të na favorizojë pasi këtë sezon kemi parë që nuk ka ekipe të lehta dhe nuk ka ndeshje që kalohen pa “vuajtur”. Ekipet të gjitha luftojnë për objektivat e tyre dhe nuk mund ti mundësh thjesht. Duhet të tregohesh mjaft i kujdesshëm për të marrë tri pikët. Kalendari është i vështirë pasi kundër Tiranës të gjitha ekipet mobilizohen maksimalisht dhe kjo i ndërlikon gjërat. Përpos këtyre ne jemi një ekip që duhet ti marrim të gjitha ndeshjet si finale dhe të arrijmë objektivin tonë kryesor, shpalljen kampion në 17 maj.

Ndeshja e fundit do të luhet në Tirana dhe përball do të jetë Vllaznia e vëndit të dytë. Nuk është kjo një favorizim që ju bën kalendari?

Nuk besoj që ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë ajo që do të përcaktojë fatet e fituesit të titullit. Kam besim që do të arrijmë ta zgjidhim më shpejt duke mos e lënë për ndeshjen e fundit.

Kush mendon se është rivali më i fortë në luftën për titull, Vllaznia apo Dinamo?

Besoj se të dyja këto ekipe janë pretendente të forta për të fituar titullin kampion dhe se do të rivalizojnë së bashku me ne deri në përfundim të këtij sezoni. Do të veçoja Dinamon, që pas ardhjes së trajnerit Shkëlqim Muça ka marrë tjetër ritëm dhe gabimet si tonat ashtu dhe të Vllaznisë kanë bërë që dinamovitët të jenë vetëm 3 pikë larg çka do të thotë që janë pretendent. Vllaznia me ardhjen e trajnerit të ri do të jetë dhe ajo një rival për titull. Ky kampionat do të diskutohet mes Tiranës, Dinamos dhe Vllaznisë.

Kush është avantazhi i Tiranës në krahasim me dy rivalet?

Tirana është një buldozier, një ekip që është e vështirë ta ndalësh. Për më tepër që Tiranën, çdo ekip që e ka përball e ka frikë dhe ky është një fakt i pa kontestueshëm.

Ku mendon se duhet të përmirësohet Tirana për ndeshjet e fazës së tretë, parë kjo në lidhje me Tiranën e dy fazës së parë dhe të dytë?

Faza e tretë krahasuar me të parë dhe të dytën ka një specifikë më vete. Për nga vështirësia dhe rëndësia është më ndryshe. Në këtë fazë nuk lejohen aventurat pasi çdo pikë e lënë të largon nga objektivi dhe i jep mundësi rivalëve të bëjn një hap para. Në këtë fazë duhet të tregohemi më të kujdësshëm dhe të marrim pikët maksimale sikur edhe me gjysëm goli. Në fund do të shpallet kampion ai ekip që do të gabojë më pak dhe ky ekip duhet të jetë Tirana.

Tirana në 3 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol e në të njëjtën kohë nuk ka shënuar po asnjë gol. Jeni bërë të kujdesshëm në mbrojtje dhe mendoni më pak për sulmin apo ka qenë çështje fati?

Përsa i përket repartit të mbrojtjes, kemi arritur të forcohemi mjaft duke krijuar më tepër siguri dhe nuk jemi ndëshkuar. Në lidhje me sulmin duhet të bëjmë më tepër. Si unë, Xhafaj dhe Muka duhet të shënojmë pasi që tani e mbrapa nuk na lejohen hapa fals.

Fillon me Lushnjen të shtunën dhe mbaron me Vllazninë në 23 maj. Tirana për Memellin do të shpallet kampion?

Tirana është ndërtuar për tu shpalluar kampion.
 

bledar

ultras tirona
Titulli: Tirona

Fatet e titullit, në duart e Tiranës



Të gjithë te Tiranë dëshirojnë të qëndrojnë jashtë polemikave të fundit për vendin e parë në tabelën e renditjes, por i qëndrojnë besnik vendimit të FSHF-së, që përcakton bardheblutë si kryesues të Fazës II. Këtë linjë ndjek edhe kapiteni Devis Mukaj, i cili pohon se tashmë klubi ka planifikuar gjithçka në bazë të kalendarit të publikuar nga organi më i lartë i futbollit shqiptar të hënën. Po ashtu, edhe Muka e shikon si "favorizues kalendarin, pasi ndeshjen e fundit me Vllazninë, rivalin më të ashpër në luftën për titull, Tirana do ta luajë në kryeqytet. Ne ndihemi të sigurt drejt misionit tonë, fitimit të trofeut". Gjithsesi, kapiteni ka besim te skuadra e tij në potencialin që ka për të realizuar objektivat. "Unë besoj se fatet e titullit janë në duart e Tiranës, shton Mukaj, i cili ka besim se Tirana do ta kalojë shumë shpejt periudhën negative pa gol dhe do të rikthehet te fitorja. Dje skuadra ka zhvilluar edhe seancën stërvitore në një fushë kalçetoje, ndërsa përgatitet për ndeshjen me Lushnjën
 

bledar

ultras tirona
Titulli: Tirona

Tirana presion Nurit, ish-donatori … nuk tërhiqet
6 Mars “E kam thënë edhe më parë, këtë vit nuk ekzistoj”



Familja Nuri e ndjen presionin dita ditës. Dje një përfaqësi e Bashksië së Tiranës i ka kërkuar në mënyrë miqësore që të firmosë një kontratë sponsorizimi për këtë edicion që është duke u luajtur. “I urojmë Nurit të firmosë kontratën dhe të japë kontributin prej 20 milionë lekësh të reja që parashikohet në kontratën tip që ka ekzistuar për 4 vite më parë”, citohet një burk nga Bashkia e Tiranës. Vetë Nuri e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Po, më është kërkuar që të kontribuoj financiarish në këtë fund edicioni. ثshtë e qartë që duhen para dhe unë ato kurrë nuk i kam kursyer për skuadrën e Tiranës. Unë mendoj se nuk është e udhës që pas këtij viti të ri të kërkohet me kaq ngulm kontributi i familjes Nuri. Ne kemi qenë gjithnjë aty dhe sidomos gjatë verës së shkuar ku u bë skuadra e re dhe kur u krijua buxheti për vitin e ardhshëm nuk u morëm parasysh. Pra nuk besojmë se presionet janë më të nevojshme. Kjo kontratë sponsorizimi jo detyrimisht tregon se sa e duam ne Tiranën. Kemi shumë vite në këtë familje dhe kontributi ynë financiar dhe shpirtëror nuk mund të vihet në diskutim. Më duket se është e kotë t’i ripërsëris gjërat. Në fillim të këtij edicioni nuk na u kërkua kontributi. Tre donatorët e tjerë firmosën kontratën dhe u zotuan t’i dalin vetë për zot situatës. Tani le ta zgjidhin”.

Asambleja – Nuri ka qenë shumë i habitur për një mbledhje firmash që po bëhet për prviatizimin e klubit Tirana dhe krijimin e një amableje. “Mund të them që edhe mua më është ofruar një gjë e tillë, megjithatë nuk ka asnjë sens juridik. Me ligjin e ri – pas konsultave që kam bërë – nuk mund të organizohet një asamble. Madje edhe drejtuesit e klubit më thanë që nuk do të bëjnë fare asamble, por do të bëjnë procedurat për shndërrimin e klubit në shoqëri aksionere. Kështu që këto firma nën rrogoz nuk më duken gjëja më e mirë. Nëse kur të bëhet privatizimi do të na jepet mundësia për të marrë aksione me kënaqësi që do të pranojmë. Në të kundërt..jeta vazhdon. Megjithatë, askush nuk mund të na ndajë moralisht nga skuadra bardheblu”.
 

Flavi

Antar Aktiv
Titulli: Tirona

Kam qene disa here me pelqen Tirana,nje nder qytetet me te bukura shqiptare.
 

Flavi

Antar Aktiv
Titulli: Tirona

do doja qe ne kete teme te flitej per tironen ne kuptimin e

Sport Klub Tirona

flm per kuptimin




do deshiroja qe ne kete teme te postohet cdo gje ne lidhje me

tironثn

Kete postim e pashe ne fillim ne nderkohe ke postuar tjerat derisa une shkorova njekohsisht.

Vazhdim te mbare.
 
Top