Top trainer, top body

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
erostrajneret.jpg
Trajnerët personalë të yjeve dinë shumë mbi këtë argument. Bazuar tek përvoja e tyre, kemi formuluar disa ligjësi. Për të gjitha ato që duan ta kenë trupin si yjet e ekranit
5 ide për të gjetur rutinën e duhur

Filloni ngadalë. “Gabimi më i zakonshëm është që, kur vendos të bësh sport, i futesh me kokë aktivitetit fizik. Nëse vjen pas viteve të tëra pa aktivitete fizike, ky lloj frekuentimi ka një garanci të vetme: do rezultojë drobitës”.
Valerie Waters. Klientë: Jennifer Garner dhe Kate Beckinsale

Nuk është e thënë të shkosh patjetër tri herë në javë. “Shko vetëm nëse arrin ta gjesh kohën. Dhe më e mira është një orë stërvitje me një miks ushtrimesh kardio dhe vegla, plus dhjetë minuta nxemje dhe në fund streçing. Megjithatë ki parasysh: një orë biçikletë me një në orë nuk ka vlerë”.
Gunnar Peterson. Klientë: Jennifer Lipes dhe Amber Valleta

Mund ta bësh çdo ditë (nga pak). “E di, është e pamundur t’i kushtosh një orë të plotë çdo ditë. Zgjidh një program tjetër me seanca më të shkurtra: klientet e mia stërviten 25 minuta, por çdo ditë. Dhe funksionon”.
Harley Pasternak. Klientë: Alicia Keys dhe Eva Mendes

Studio trupin tënd. “Për të pasur një pamje të bukur, duhet një trup i tonifikuar dhe i ekuilibruar. Prandaj ushtrimet duhet të zgjidhen në bazë të fizikut që ke: për shembull, nëse ke vithe dhe kofshë të bëshme dhe pjesën e sipërme të imët, duhet të përqendrohesh tek shpatullat dhe shpina për të zgjeruar masën muskulore”.
Ashley Borden. Klientë: Mandy Moore dhe Christina Aguilera
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Top trainer, top body

Duhet një trajner personal. “Një leksion i vetëm edhe mund të mjaftojë, por domosdoshmërisht duhet që një trajner personal të ta njohë imtësisht fizikun për të hartuar një plan sa më të mirë stërvitjeje. Nëse fillimisht realizon disa takime me të, pastaj mund të vazhdosh edhe vetë”.
David Brainin. Trajner në Crunch Fitness në Los Angeles, mjaft e frekuentuar nga yje të ekranit



3 sekrete për t’u shfaqur menjëherë më e bukur

Syno muskujt që bien më shumë në sy. “Nëse e ke dollapin plot me rroba pa mëngë dhe kanotiera, këshillohet të përqendrohesh tek stërvitja e shpatullave dhe krahëve. Janë këto pikat që duhen gdhendur, kartëvizita jote. Me shikim të parë do japësh përshtypjen e një trupi të tonifikuar në mënyrë perfekte”.
Mike Alexander. Klientë: Jessica Simpson dhe Amanda Bynes

Qëndro drejt. “Të kesh një qëndrim të rregullt, të ndryshon menjëherë perceptimin që ke për veten. Nëse qëndron me shpinën drejt, përveçse je më elegante, do të dukesh edhe 5 kilogramë më e hollë. Për më tepër shton vetëvlerësimin, sepse do të ndihesh më e sigurt në vetvete. Dhe mbaj mend: po e mbajte trupin mirë, edhe në palestër ushtrimet do kenë efekt të dyfishtë”.
Ramona Braganza. Kliente: Jessica Alba

Fshihe peshoren. “Të peshohesh vazhdimisht gjatë një periudhe me stërvitje intensive, është gabim. Muskujt e forcuar dhe të tonifikuar peshojnë më tepër sesa dhjamrat që po djeg, prandaj është e paevitueshme që gjilpëra e peshores të ngrihet”.
Ron Mathews. Kliente: Sarah Chalke
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Top trainer, top body

8 rregulla të arta të një ushqimi të shëndetshëm

Të humbësh një kile, një e gjysmë… “Gjithçka është e mundur: edhe në dobësohesh 5 kile në dhjetë ditë. Por e përsëris gjithmonë: nuk është një strategji efikase. Përveçse do të vdesësh nga uria dhe, duke u stërvitur, do drobitesh nga lodhja, do të zbulosh surprizën e hidhur se rezultati nuk zgjat në kohë. Sapo ta lësh dietën, me shumë lehtësi do t’i rivësh të gjitha kilet e humbura, ndoshta edhe ndonjë më shumë. Idealja? Të humbësh një gjysmë kileje deri një kile në javë: ky është objektivi i duhur, që duhet mbajtur mend”.
Gunnar Peterson

Mëso të planifikosh vaktet. “Një truk i efektshëm: mbani me vete diçka të vogël për të çupitur, kos apo kuba të vegjël djathi. Vlejnë gjithmonë nëse ke uri të beftë, që rrezikon të të çojë drejt kafes dhe brioshit, të cilat të japin menjëherë nja 600 kalori”.
Valerie Waters

Në restorant zvogëlo pjatat. “Nuk ke përse të heqësh dorë nga kënaqësia e një ftese për darkë, por kur ha jashtë shtëpisë kërkohet më shumë vullnet: provo të porositësh atë që të pëlqen, por kujtohu të zvogëlosh porcionin”.
Ramona Braganza

Shto përbërësit “krokantë”. “Provo ta pasurosh sallatën e zakonshme me bajame të grira hollë. Kështu do kesh ndjesinë se ke ngrënë më shumë sesa thjesht një sallatë”.
Ashley Borden
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Top trainer, top body

Stop kafeinës. “Të pish shumë kafe duke shpresuar se kështu do të të ikë uria, është një strategji e gabuar dhe e dëmshme. Në këtë mënyrë çekuilibron organizmin, që fillon të mos i japë më në rregull sinjalet e të ushqyerit”.
Ashley Borden

Pas nepsit… “Nëse të ndodh të dorëzohesh përpara joshjes së një ushqimi gjatë dietës, pranoje nepsin dhe mos e bëj veten fajtore aq sa të arrish të lësh dietën. ثshtë gabim të thuhet: “me këtë i shkatërrova të gjitha” dhe ta lësh me kaq. Mund të mos e besosh, por kjo është arsyeja se përse dështojnë shumë dieta. Ki parasysh që është më mirë të ndjekësh 80 % të një diete sesa të mos mbash fare dietë”.
Ron Mathews

Jo çupitjeve para palestrës. “Mbaj mend: nuk ke asnjë nevojë të hash derisa të jesh stërvitur intensivisht për një orë rresht”.
David Brainin

Kujdes çfarë ha më pas: t’i japësh çmim vetes është gabim. “ثshtë gabimi më i përhapur: sapo mbaron stërvitjen, i jep vetes një çmim gjithë kalori, duke besuar se e meriton. Por nëse objektivi yt është rënia në peshë, mos iu dorëzo tundimeve, së paku jo pas palestrës. Defiçiti i kalorive si pasojë e ushtrimit fizik është pikërisht ai që të duhet për t’u dobësuar. Mos e shpërdoro këtë shans”.
Valerie Waters
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Top trainer, top body

10 rrugë të shkurtra për rezultate të menjëhershme

Një herë në javë më të rënda. “Nëse objektivi yt janë muskuj që duken, herë pas here duhet bërë një sforco më shumë. Mund ta bësh edhe “një po një jo” me pesha më të rënda”.
Teddy Bass. Kliente: Cameron Diaz dhe Lucy Liu

Girat? Ngriji shumë ngadalë. “Ideale është t’i bëni lëvizjet në tre kohë: është e vetmja mënyrë për ta bërë ushtrimin në mënyrë korrekte. Sepse nëse i shpeshton ulje-ngritjet, shpejtësia do ta bëjë lëvizjen joperfekte dhe do të lodhesh menjëherë”.
Yumi Lee. Kliente: Demi Moore dhe Julianna Margulies

Barku që nuk bie. “Të ka ndodhur të bësh ushtrime barku pas ushtrimesh barku e megjithatë të mos shohësh muskuj të sheshtë? Ka një arsye: nuk i bën në pozicionin e duhur. Duhet t’ia nisësh duke e ngritur dalëngadalë shpinën në mënyrë që ta harkosh”.
Gregory Joujon – Roche. Klientë: Pink dhe Demi Moore

Përdorni gjithmonë kardio-frekuenco-metrin. “Ke gjithmonë një mënyrë për të reshtur së pyeturi: “Mund të bëj më shumë?”. Mat sforcimin në mënyrë konstante, kështu do ta kesh nën kontroll gjithë stërvitjen.
Ashley Borden
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Top trainer, top body

Mos u përqendroni vetëm në pikën kritike. “ثshtë barku ai që të shkakton vuajtje? Mos u mjafto vetëm me ushtrimet e barkut; përpiqu të fshikullosh edhe metabolizmin. Për t’ia dalë mbanë, duhet të zhvillosh masën pa dhjamë të të gjithë fizikut: muskujt e forcuar do të vazhdojnë të djegin kalori edhe kur pushojnë duke ngrënë depozitat e dhjamit në gjithë trupin. Përfshirë dhe barkun”.
Jackie Warner

Në palestër duhen variacione ushtrimesh. “Idealja është të organizohesh në mënyrë që të bësh një tricikëlsh: ngritje peshash për 10 minuta, 10 të tjera biçikletë dhe po kaq step. Ka më shumë rezultat dhe mbi të gjitha nuk bëhet e mërzitshme.
Gregory Joujon – Roche

Ndiq rezultatet. “Nëse objektivi yt është humbja e peshës, mbaj mend që me një regjim të mirë stërvitjeje duhet të biesh gjysmë kile çdo dy javë. Nëse shigjeta e peshores nuk zbret kaq, ka diçka që nuk shkon në stërvitjen tënde. Dhe është mirë ta korrigjosh gabimin sa më parë, përndryshe rrezikon të demoralizohesh.
David Brainin

Më shumë rezultat nga ushtrimet e barkut. “Ka një truk për t’i bërë më efikase (dhe zbavitëse) palosjet e përhershme: Mjafton ta mbështesni shpinën mbi një top të fryrë. Kështu, jo vetëm që do të vini në punë muskuj që nuk mendonit se i kishit, por do të përmirësoni ndjesinë e ekuilibrit.
Gunnar Peterson
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Top trainer, top body

Bëj 2 ushtrime në 1. “Ndërsa je duke bërë ecje në pistë, mund ta marrësh dhe dy gira të vogla dhe të bësh dhe t’i lëvizësh lart e poshtë. Kështu forcon bicepsin”.
Michael George. Klientë: Reese Witherspoon dhe Meg Ryan

…dhe tonifiko muskujt së bashku. “Ndërsa je duke bërë shtriqjet në palestër, stërviti krahët me pesha; kështu punon në të gjithë fizikun”.
Yumi Lee



4 truke që të jesh e motivuar

Kur nuk ke dëshirë. “Shko gjithsesi në palestër, pastaj bëhu gati dhe dil nga dhoma e zhveshjes. Nëse në atë pikë sërish ke dëshirë të kthehesh në shtëpi, OK. Por ta dish se, nga 10, 9 herë do rrish”.
Mike Alexander

Edhe veshja ka rëndësinë e vet. “Veshjet duhen ndërruar edhe në palestër. Nëse kur bën ushtrimet, shihesh në pasqyrë dhe ke veshur ndonjë gjë të gjerë, nuk do arrish ta perceptosh gdhendjen e muskujve dhe do jesh më pak e motivuar. Klienteve të mia u sugjeroj gjithmonë që të veshin tuta të ngjitura pas trupit; kështu mund ta vëzhgojnë më mirë tonifikimin e muskujve”.
Ashley Borden

Nëse nuk kënaqesh kurrë. “Del nga palestra me idenë që mund të kishe bërë më shumë? Ndrysho sjellje: përqendrohu vetëm te rezultatet që ke arritur, jo tek ato që kanë të tjerët”.
Michael George

Stërvitu mëngjeseve. “Programo stërvitjen në mëngjes: ke më shumë energji dhe nëse del diçka tjetër që duhet bërë, ke gjithë ditën përpara për të rigjetur kohën”.
Mike Alexander
 
Top