Tottenham

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Totenhemi mposht 4-0 Liverpulin, dopietë e Adebajorit

Spërsat kanë shpartalluar “The Reds” në “White Hart Lane”, të cilët kishin mbetur me 9 lojtarë

Emanuel Adebajor ishte autor i dy golave në debutimin e tij në stadiumin e Totenhemit në fitoren 4-0 kundër Liverpulit dje, e para për këtë sezon. Luka Modriç shënoi golin e parë me një gjuajtje nga 20 metra larg, para se اarli Adam të merrte kartonin e kuq për një faull ndaj Skot Parker. Martin Skërtel doli gjithashtu me karton të kuq para se Xhermein Defo të shënonte golin e dytë në minutën e 66-të.

Adebajor, që shënoi në ndeshjen e shkuar, në debutimin në transfertë kundër Uiganit javën që shkoi, shënoi golin e tretë të ndeshjes nga fare pranë portës, kurse më pas shënoi me një parabël mbi Reinan duke vulosur rezultatin në kohë shtesë. Totenhemi u duk shumë më mirë se Liverpuli, por u ndihmua shumë nga kartonët e miqve. Trajneri i Liverpulit, Keni Dalglish, nuk kishte si të mos zemërohej nga kartonët e dhënë nga Li Probert, madje debatoi me të në fund të pjesë së parë.

Trajneri i Totenhemit, Redknap, iu kthye formacionit që mundi Volvesin dhe skuadra vendase u imponua shpejt në fushë. Modriç elektrizoi stadiumin me golin e shënuar që në minutën e gjashtë, nga 20 metra larg. Liverpuli megjithatë arriti të barazojë me Luis Suarez, por anësori e gjykoi lojtarin uruguajan në pozicion jashtë loje. Ndeshja e Liverpulit mori për poshtë kur Adam mori kartonin e kuq.

Junes Kabul dhe Defo i shkuan pranë golit të dytë në fund të pjesës së parë. Në minutën e 65-të rezultati shkon në 2-0, me Defo. Kaluan edhe dy minuta dhe Adebajor shënoi golin e tretë, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi edhe golin e katërt, duke mposhtur Reinan.
 
Top