• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Toxoplasmoza- shtatzania dhe macet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Toksoplasmoza shkaktohet nga një protozoar që quhet toxoplasma gondii. Infektimi realizohet nëpërmjet prekjeve të feçeve të maces, nga përdorimi i mishit krudo dhe pak të pjekur, nga përdorimi i zarzavateve dhe frutave që nuk lahen mirë.

Në rastet e infeksionit të gruas gjatë shtatzënisë, është e nevojshme të fillohet menjëherë trajtimi farmakologjik.
Në rastet e ndryshimeve serologjike nga java e 6-të deri në javën e 32-të e shtatzënisë, rekomandohet fillim i trajtimit me spiramicinë, diagnozë prenatale invazive, ekografi seriale, primetaminë dhe sulfamidik kur PCR është pozitiv dhe mundësi e abortit terapeutik në rast të malformacioneve të vërtetuara ekografikisht. Shpjegimi vlen për rastet kur IGM-ja është pozitive. Në rastse është pozitiv vetëm IGG-ja, atëherë tregon se infeksioni ka kaluar por, në organizmin tënd janë krijuar antitrupa mbrojtës pra, organizmi ka imunitet ndaj toksoplazmës. Konfirmimi i analizës së parë nuk ka qënë e rregullt, pasi nuk ka mundësi që dy analizat e mëpasme të dalin me rezultat negative. Nëse IGM-ja dhe IGG-ja janë negative, tregon se nuk ke qënë e infektuar asnjë herë.
Parandalimi gjatë shtatëzënisë i infeksionit të toksoplazmozës, është mos përdorimi i mishit krudo dhe vezëve të pazjerra, frutat dhe zarzavatet të lahen mirë, shmangia e kontakteve me macet dhe punët e kopshtit./ Beba Imewoman-with-senior-cat.jpg

(IG G/ IG M - imunoglobina G/M , antitrupat qe krijohen ne kontaktin me Toxopasmen (per kete rast) M- shfaqen ne afat kohor te shkurter, G- jane shenje infektimi edhe zgjasin me shume kohe)
 
Vendndodhja
^.^
Titulli: Toxoplasmoza- shtatzania dhe macet

Nje gje nuk kuptoj nqs ky bakter ka qen me perpara shtatzanise e del prezent ne shtatzani a perben rrezik? Dmth infektimi eshte bere perpara shtatzanise .
 
Top