Tradhtia si bashkudhëtare e shqiptarëve

SHKRUAR NGA VANGJEL SAKO13 JANAR 2021
-640-0-5ffe8d8defc7b.jpg
Tradhtar në gjuhën letrare, por edhe në atë të përditshme quhet ai që del kundër atdheut e popullit të vet, duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij, duke kryer veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, duke nxjerrë të fshehta të rëndësishme, duke u arratisur në një vend tjetër, ai që nuk u qëndron besnik parimeve, ideve a një çështjeje të madhe, ai që shkel betimin, ai që shkel besën a fjalën e dhënë; ai që pret dikë në besë. Nëse foshnjën e parë të tradhtisë do të merrnim Hamza Kastriotin, na duhet të pohojmë me keqardhje se ky fenomen e ka shoqëruar historinë shqiptare në vite, deri në ditët tona. Dihet që Hamzai ishte jo vetëm një nip besnik i të madhit Skënderbe, por edhe dora e djathtë e tij dhe njëherazi edhe pasardhësi i tij. Mirëpo lindja e djalit të Skënderbeut i trazoi ujërat midis tyre ndërkohë që yshtja e moskënaqësisë së Hamzait nga armiqtë jo vetëm të Skënderbeut, por edhe të Shqipërisë e çuan atë drejt tradhtisë. Që nuk mbeti vetëm në kuadrin e largimit të tij nga formacioni luftarak, por degjeneroi deri në angazhimin e tij në krye të forcave turke me qëllim pushtimin në emër të tyre të tokave që dikur i kishte mbrojtur me trupin e vet dhe që përfundoi në dyluftim më xhaxhanë e vet dhe fatmirësisht me eliminimin fizik. Por vraga e tij mbeti në jetën shqiptare. Më i “shquar” në këtë rrugë në histori mbeti Esat Pashë Toptani që jo vetëm shiti Shkodrën tek serbët, por nuk rreshti asnjëherë që përmes aktivitetit të tij tradhtar të bënte jo thjeshtë propagandë, por edhe veprime konkrete që ishin në dëm të çështjes shqiptare. Si shpërblim i kësaj tradhtie edhe sot e kësaj dite eshtrat e tij ngelen në varrezat e Beogradit, si padi historike ndaj jetës së tij. Tradhtia shoqëroi edhe 50-vjeçarin e diktaturës, tradhëti e përzier me dyshime dhe të pavërteta të shumta. Nuk bëhet fjalë këtu vetëm për eliminimet e udhëheqësve të lartë të shtetit që në shumë raste ishin të stisura sipas situatave politike dhe interesave të çastit të “kokës së shtetit dhe partisë”, por edhe për një shtrirje të fenomenit më gjerë, deri në jetën personale. Në jo pak raste bëhet më dije se për të mos tradhëtuar partinë dhe idealin burri spiunonte gruan dhe anasjelltas dhe kjo solli prishjen e dhjetëra familjeve shqiptare. Kur në vitet ‘90 u ngrit dielli i demokracisë të gjithë shpresuam se edhe ky fenomen mbaroi. Por ishim gabuar. Tradhtia, si një gangrenë vazhdoi të jetë e pranishme në jetën shqiptare, me forma dhe përmasa të tjera. Më së shumti në tradhti të idealeve dhe përgjegjësive politike, por edhe të shtresës nga vinin vetë tradhtarët. Tradhtia ditore u bë për një pjesë shqiptarësh si buka me djathë. Gënje politikanët, gënje përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, gënje drejtuesit qendrorë dhe lokalë, gënje andej e gënje këtej, tradhto këtej e tradhto andej. Tradhtari më i madh i këtyre viteve doli ai që ne e vumë në krye të punëve, me shpresën për një faqe të re të historisë së Shqipërisë, Sali Berisha. Jo vetëm thjesht se shkeli me këmbë jetën dhe veprimtarinë e tij 25-vjeçare si komunist dhe sekretar partie, se atë jetë e shkelëm me këmbë të gjithë ne, por edhe sepse në jetën e re shqiptare ai u tregua i pabesë dhe tradhtar i idealeve të studentëve, të të persekutuarve dhe pse jo i të gjitha shtresave politike dhe shoqërore shqiptare. Nuk u ngop me lënien e lulëzimit të së keqes, më së shumti të korrupsionit dhe nepotizmit në gjithë qelizat e jetës shqiptare, por shkoi edhe deri tek marrëveshjet për shitjen e detit shtetit grek, që fatmirësisht iu bë pengesë Gjykata Kushtetuese. Ajo farë e keqe që mbolli dhe lulëzoi Sali Berisha në epokën e qeverisjes së tij, siç ndodh me barërat e këqij që mbijnë kudo, mbeti edhe në jetën shqiptare. Shitblerja e votave, por edhe e deputetëve janë fenomene që edhe sot pas 30 vjetësh të së ashtuquajturës demokraci i janë kacavjerrë jetës politike, por edhe shoqërore shqiptare sa janë bërë të zakonshme. Nëse duhet të përmendim emra nuk mjaftojnë dhjetëra faqe gazete, por sa për konkretizim po përmendim aktorë tashmë të njohur të politikës si Neritan Ceka, Arben Imami apo Genc Pollo që si pehlivan të vërtetë i ndërrojnë anëtarësitë partiake që do të thotë tradhëtim i idealeve sa herë ua kërkon interesi personal. Doni emrin e një tradhtari të neveritshëm që është i lëkundshëm më shumë se një shelg: Lefter Maliqi. Me kë parti s’ka qenë dhe ka mbajtur edhe poste në administratë dhe vazhdon të mbajë ligjërata se do të jetë shpëtimtar i demokracisë më 25 prill. Doni një tradhëtar parë exxselencë, merrni profesorin e shquar Kastriot Islami. Vajti deri në majën e politikës së majtë si kryetar i Kuvendit popullor dhe kërcënoi me thyerje kafkash të djathtët dhe sot është bashkuar me këta të fundit dhe kërcënon me përndjekje pas 25 prillit të gjithë këlyshët e Edi Ramës ku fut edhe policët ndër ta. Doni një “sheik” tradhëtar dhe që mban postin më të lartë në vendin tonë përcaktuar me Kushtetutë? Ilir Meta. Një herë me të majtën, një herë me të djathtën, gjoja në emër të të mirës së Shqipërisë që edhe pas 30 vjetësh e ka lënë më keq se ç’e gjeti, ai ka qenë pjesë e qeverisë në pothuajse të gjitha vitet të emërtuara të demokracisë. E filloi nga përshëndetjet me grusht në përshëndetjen e sotme me dy gishta. Dhe grushtin e dy gishtat nuk i ka ndërruar vetëm një herë. Tradhtitë kanë filluar të lulëzojnë si kërpudhat pas shiut edhe në këtë prag fushate elektorale. Janë LSI-stët që duke ndjerë humbjen e madhe që i pret më 25 prill po kërkojnë strehë në shtëpinë e vjetër. Doni dy emra sa për konkretizim? Miku dhe shoku im prej vitit të largët 1974 kur shkuam në shkollën “Skënderbej”, presidentin e peshëngritjes Elez Gjoza dhe deri tek deputeti dhe ministri Nasip Naço. Ne po flasim për tradhti politike dhe urojmë që kjo sëmundje të mos ketë kapur shtetarë dhe të na kenë tradhëtuar në idealet e larta të atdheut dhe në sekretet shtetërore. Le që ku kanë ngelur më sekrete shtetërore këtu tek ne pa dalë!
Sot.com.al
 

Attachments

  • -640-0-5ffe8d8defc7b.jpg
    -640-0-5ffe8d8defc7b.jpg
    49.6 KB · Shikime: 168
Komplet do e lexoj më vonë. Arrita deri tek Esat Toptani.
Hamza Kastrioti nuk u vra në duel me Skenderbeun. Ai i kap rob dhe u internua në Napoli për disa vite. Pastaj e liruan dhe iku në Stamboll. Përfundoj keq si një i shkretë, i përbuzur nga të gjithë si një i pa suksesshëm.
 
Varri i Esat Pashës nuk është në Beograd, por në varrezat serbe në Paris të Francës..:)
Ku autoritetet serbe i bëjnë edhe omazhe.20141116095951514646.jpg

Nuk po e lexoj më tej @LeVoyageur se hasa edhe tek Sali Berisha si tradhtar i komunikimit ?
@Darius :) ku ndodhet kjo Sot.com ?
 
Varri i Esat Pashës nuk është në Beograd, por në varrezat serbe në Paris të Francës..:)
Ku autoritetet serbe i bëjnë edhe omazhe.Shiko fotografinë 1771666

Nuk po e lexoj më tej @LeVoyageur se hasa edhe tek Sali Berisha si tradhtar i komunikimit ?
@Darius :) ku ndodhet kjo Sot.com ?
Per mua personalisht Sali Berisha nuk eshte tradhtar!
Edhe pse e pa gjithe bota videon me 700.000 € te Ilir Metes prapeseprape Sala i dha fjalen qe nuk do i hynte gjemb ne kembe dhe nuk i hyri?

Gjykata Kushtetuese e Zaganjorit e nxorri te pafajshem.
Hallall, ky eshte burre qe nuk tradheton shoket!
 
Si gjynah ky autori i këtij shkrimi. Nuk paska vënë as emër t'a njohim të paktën.
Me çfarë di unë Sali Berisha nuk ka qënë komunist, sekretar partie jo e Jo..
Atikull për kosh lev ? :)
 
Si gjynah ky autori i këtij shkrimi. Nuk paska vënë as emër t'a njohim të paktën.
Me çfarë di unë Sali Berisha nuk ka qënë komunist, sekretar partie jo e Jo..
Atikull për kosh lev ? :)
Emrin e autorit e ke ne krye fare.
Por kjo ka pak rendesi.
Rendesi ka çfare thote.
Sali Berisha e ka pranuar vete qe ka qene komunist dhe sekretar partie, pastaj ketu ne fv une kam postuar nje teme me nr e teseres se tij dhe ngjarjen si u be komunist.
Nese deshiron, vetem per ty, mund ta kerkoj e ta gjej?

Edhe dicka, akoma me te rendesishme jane faktet.
Ketu ka fakte te njohura boterisht e te pakundershtueshme.
Nese do kapemi pastaj ku vdiq hamzai e ku ndodhet varri i toptanit atehere jam dakord qe ka pasaktesi.
Nese per keto pasaktesi duam te hedhim poshte faktet e tjera ok, kjo eshte zgjedhje personale pastaj.
 
Më fal se e kërkova posht autorin.
Sa për salën, thashë dyshoj. Kshu....vagamente :) kisha idenë që nuk ka qënë komunist.
 
@Lauri mos te me kishe cituar, as qe do te merrja mundimin te harxhoja nje sekond te jetes time me artikuj te sahanlepirsave te pushtetit.
Sali Berisha, per mire apo keq do ta gjykoje historia. Qe ka qene komunist e ka pranuar vete. Por ne dijenine time modeste, mund ta akuzojne per shume gjera, se ne shqiptaret fatkeqesisht e kemi akoma edhe do ta kemi edhe per pak sa te shfaroset nga vdekja biologjike te komunisteve trushpelare, qe ai ka qene realisht nje tradhetar i çeshtjeve shqiptare, KURRE!!!! Ka marre shume kosto ne çdo drejtim, por çeshtjeve shqiptare ai ju ka dale per zot, e fundit me ndarjen e Kosoves e deri tek ajo e detit.

Lauri, je nje djale inteligjent, mos u merr sahanlepirsa!
 
@Lauri mos te me kishe cituar, as qe do te merrja mundimin te harxhoja nje sekond te jetes time me artikuj te sahanlepirsave te pushtetit.
Sali Berisha, per mire apo keq do ta gjykoje historia. Qe ka qene komunist e ka pranuar vete. Por ne dijenine time modeste, mund ta akuzojne per shume gjera, se ne shqiptaret fatkeqesisht e kemi akoma edhe do ta kemi edhe per pak sa te shfaroset nga vdekja biologjike te komunisteve trushpelare, qe ai ka qene realisht nje tradhetar i çeshtjeve shqiptare, KURRE!!!! Ka marre shume kosto ne çdo drejtim, por çeshtjeve shqiptare ai ju ka dale per zot, e fundit me ndarjen e Kosoves e deri tek ajo e detit.

Lauri, je nje djale inteligjent, mos u merr sahanlepirsa!
Sidomos te ajo e Kosoves ku theu embargon
Te ajo e detit do na vinte greku ne sarande...posi jo goxha kontribut!
 
Dy gjera jane Moon, ose je viktime e propagandes ose lere spo e them.
Te te rroje sa malet Lideri Global qe ben korrierin e Greqise dhe te Turqise dhe tradhetarin me te madh te trojeve shqipetare.
 
Duke e mbyllur mendimin tim ne kete “teme”:
Per aq kohe sa çdo shqiptar nuk do te vetendergjegjesohet mbi keto gjera, e nuk do te beje nje ndryshim ne jeten e tyre, atehere asgje nuk ka per te ndryshuar ne kete vend.
 
Top