Tragjedia në Bullgari: Agjencia nga Shkupi , viktimat dyshohet se janë shqiptare November 23, 2021

Vajza

Rehearsal
Staf në FV.AL
Adm
Të paktën 45 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën Struma në Bullgari.
Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 6 të rritur.Tre mund të jenë arsyet e aksidentit me autobusin në autostradën e Strumës. Një mendim të tillë e ka shprehur eksperti i rrugëve Jonko Ivanov

“Mund të jetë cështje tenike. Mund të jetë një problem shëndetësor ose shoferin e ka zënë gjumi. E treta është se nëse ka rënë shi, mund të ketë kontribuar në tragjedi”, shpjegoi Yonko Ivanov.

Sipas asaj që shkruan DW në gjuhën maqedonase autobusi është i agjencisë turistike BESA nga ( Saraj ) Shkupi i cili ka qenë duke u kthyer nga Stambolli. Kryeministri Zaev tha se shumica e të vdekurve janë moshë e re mes tyre 12 fëmijë. Ka edhe të vdekur shtetas nga Shqipëria.Shqipmedia
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Zoti i meshirofte! E trishte! Zoti i cofte ne Xhennet!
 

Marla

¯\_(ツ)_/¯
Themelues
R.I.P! :(
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Allahu i meshiroft me xhenet inshalla..
Sa rast i rend☹️
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
E rende, shume e rende ngjarja.
U prehshin ne paqe.

Megjithate duhet nje debat i hapur e pa doreza se si e realizojme ne shqypet transportin rrugor.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Allahu i meshiroft ,Allahu ju dhasht saber familjarve.
 

Aver

.
V.I.P
Kjo ngjarje na ka keput gjunjet, shume e rende. Zoti iu dhasht force familjareve ne perballimin e kesaj tragjedie.

Sot lexova se paska qene edhe nje pasagjer me origjine arabe dhe pas aksidentit eshte zhdukur pa gjurme!
 
Top