trajneri i ri i Dinamos

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Trajneri emergjencë kërkon mrekullinë


Zllatko Daliç, trajneri i ri i Dinamos, nuk e ka marrë përsipër ta nisi aventurën e tij me ndeshjen e kthimit në Champions League, ndaj Modricës, më 23 korrik. Në të tilla kushte, Artan Mërgjyshi, së bashku me përgatitësin e portierëve Ilir Bozhiqi, qoftë dhe për emergjencë, do ta drejtojnë Dinamon në Zenica. Mërgjyshi beson te lojtarët e mbetur prej ekipit kampion, por dhe te ata që kanë ardhur nga merkatoja e verës si Sina, اapja e Brahja, të cilët, nga jashtë, e njohin lojën e Dinamos. Eshtë në pritje të Kulit, i cili ka të gjitha gjasat për t’u ingranuar në mënyrë të menjëhershme me lojën e bluve. Por ka siguri dhe te kthimi i Kotorrit e, në këto kushte, Mërgjyshi është optimist, teksa shpall dhe objektivin: “Të fitojmë në Zenica. Një gol në pjesën e parë mund të na japë shansin për të kërkuar dhe kualifikimin. Por kryesorja është që duhet të fitojmë”.

? Mërgjyshi trajneri i emergjencës, sa e vështirë është ta drejtosh skuadrën në këtë situatë?

? Kjo është e vërtetë që në ndeshjen e kthimit unë, së bashku me Bozhiqin, do të jemi në krye të Dinamos. E vështirë është, sepse humbja e ndeshjes së parë nuk lë shumë hapsira për të tentuar të tjera gjëra. Por duke patur besim te grupi i futbollistëve, ne do të shkojmë në ndeshjen e dytë që të fitojmë. Kualifikimi mund të jetë një çështje e pamundur, megjithatë do të tentojmë. Sepse dhe vetë grupi i lojtarëve, sidomos me kthimin e Kotorrit, që i jep siguri jo vetëm mbrojtjes, por të gjithë skuadrës, ka besim brenda vetes.

? A nuk ju duket i kapërcyer paksa ky objektiv për të kërkuar fitoren në Modrica?

? I kapërcyer? Por nëse do të ndryshojmë lojën tonë, duke e futur atë në rrjedhën e zakonshme, me një punë më të madhe nga krahët, apo me pasime më të sakta, atëherë Dinamo do të jetë ndryshe. Mos harroni që Modrica fitoi, por ardhja e të huajve, mungesa e disa lojtarëve nga ekipi kampion, apo dhe gjërat e tjera ishin faktorët që e bënë skuadrën të mos ishte në ditën e saj më të mirë. Nëse od të shënojmë një gol në pjesën e parë, atëherë dhe kualifikimi do të jetë i mundshëm. Por ne do ta kërkojmë fitoren.

? Modrica, sipas jush, ishte vërtetë për ta mundur Dinamon?

? Të them të drejtën, skuadra boshnjake, nëse do të ishte në kampionatin shqiptar, do të mund të klasifikohej te skuadrat mesatare. Ne bëmë vetë gabime në lojë, kur të gjitha topat i adresuam në qendër të mbrojtjes së tyre, atje ku ata ishin të fortë. Tashmë duhet të ndryshojë gjithçka për të patur një Dinamo ndryshe.

? Pas Kotorrit, a pritet tjetër njeri?

? Presim Kulin, sepse, edhe duke qenë se ishte pjesë skuadrës, ko vetëm në periudhën përgatitore të Dinamos në Mavrovë, por dhe gjatë kampionatit të kaluar, e ka më të lehtë të ingranohet me grupin e futbollistëve.

? Në këto ditë deri të martën çfarë do të mund të ndryshoni?

? Së pari më duhet të them që ne kemi në dispozicion dhe Tapian, kurse sulmuesi Kampoxano ka një dëmtim, i cili e bën me pikëpyetje aktivizimin e tij. Megjithatë grupit aktual të futbollistëve që ka qenë pjesë e sezonit të kaluar, duke i shtuar dhe Brahjen, اapjen e Sinën, të ardhur nga merkatoja e verës, atëherë do të jetë një Dinamo shqiptare. Pastaj Brahja, اapja e Sina, të cilët e kanë parë nga jashtë lojën e skuadrës sonë, e kanë më të lehtë për t’u përshtatur me skuadrën. Do të stërvitemi për tre ditë, sepse këto janë deçizive, e të dielën do të marrim rrugën drejt Zenicës. Të hënën e të martën nga një stërvitje të lehtë. Kështu që duke patur grupin e shqiptarëve, me lëvizje të pakta, Dinamo do ta tentojë dhe fitoren.

? Së fundi, ndonjë ndeshje miqësore.

? E pamundur, sepse nuk kemi kundërshtar. Do të bëjmë të shtunën një ndeshje kontrolli, e cila do të jetë dhe deçizive përsa i përket formacionit. Por, e përsëris, përballë Modricës për të patur një Dinamo ndryshe, e cila duhet të fitojë.
 
Top