“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

E3

Anëtar i Nderuar
Për një kohë të gjatë janë shikuar si simbol i paarritshmërisë, por trëndafilat blu do të jenë më në fund "të prekshëm", pasi do të dalin në shitje gjatë kësaj vere në SHBA e Kanada. Dhe nuk do të jenë të ngjyrosura siç janë aktualisht nëpër Evropë, por bluja do të jetë ngjyra natyrale.
I quajtur “Applause”, trëndafili është gjenetikisht i modifikuar për të përmbledhur delfinidinën, një pigment që gjendet në shumë lule blu. Këto trëndafilë janë nxjerrë në treg për herë të parë në Japoni në vitin 2009, pas 20 vjetësh kërkime, nga një kompani japoneze e quajtur "Suntory" dhe nga partneri australian "Florigene". Tani, "Suntory" ka bërë të ditur se trëndafili i veçantë do të jetë në shitje në Amerikën e Veriut, prej fillimit të nëntorit.

4d12a80f8e8b08eea6a74b9f9e5ced4f.jpg

Me shumë mundësi e shikuar si lulja më e adhuruar, trëndafili është kultivuar prej më shumë se 5000 vjetësh. Ato mund të kenë domethënien e dashurisë e bukurisë, por edhe politikë, apo luftë. Trëndafilat blu konsiderohen një lule mitike, sepse deri në vitet më të fundit, ishin të pamundura për t’u kultivuar. Në fakt, në natyrë shfaqen në shumë lloje të së kuqes, rozës, të bardhës dhe të verdhës, por mungojnë ato të prodhuara me pigment blu. Për qindra vjet, trëndafilat blu kanë pasur domethënien e dashurisë së pamundur, apo të pakthyer. Kështu, kur u shfaq në Japoni për herë të parë, “Applause” është shitur për një çmim dhjetë herë më superior se ai i trëndafilave normalë. E kështu, me siguri, do të ndodhë edhe kësaj here.


ikub
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: “Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Shume i bukur....
 

Aren

Anëtar i Respektuar
Pe: “Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Pse gjithcka duhet ta ndryshojme e tia prishim bukurine natyrale ashtu sic esht krijuar fillimisht..!Nga kjo pikepamje nuk me pelqen por as mendoj se duket e bukur ne sy trendafili blu..
 
Top