Trazohet fushata! 10 ditë para zgjedhjeve Rama kërkon bashkëpunim me Bashën: Shqiptarët e duan, pse ti jo?! Kryedemokrati: S’do jesh kurrë në qeverinë

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Por kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD iu përgjigj duke u shprehur se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.
rama-basha.jpgLulzim Basha

TIRANË– Ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim ndaj kryedemokratit Lulzim Basha ka trazuar ujrat e politikës shqiptare, kur vetëm 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për Report, Rama u shpreh i gatshëm që të bashkëpunonte me Bashën pas zgjedhjeve, por sigurisht që kishte një kusht: largimin e tij nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas numrit të maxhorancës, bashkëpunimi ishte i mundur dhe vetë ai ishte gati që të shkonte përtej politikës “së vjetër” për t’u fokusuar tek populli dhe e ardhshme e vendit.
Nuk vonoi shumë dhe përgjigja nga kryedemokrati erdhi! Duke e konsideruar veten fitimtar në zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk pranoi që “ta bënte” Ramën pjesë të qeverisë së tij. Ai shtoi se Partia Demokratike do ta sillte ndryshimin në vend.

Por Rama nuk është ndalur këtu! Sërish në Twitter, i është përgjigjur kreut të opozitës duke e pyetur se përse vendos para të ardhmes së vendit, marrëdhënien me Berishën e Metën. Më tej shtoi se shqiptarët e kërkonin bashkimin e tyre, duke e pyetur publikisht se përse nuk iste dakord. Por kësaj herë nuk mori përgjigjie.

FLAKË PËR FLAKË! Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Pse janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri? Shqiptarët duan bashkim, pse ti jo?

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje refuzimit që mori nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për një bashkëpunim të mundshëm. Rama e ka pyetur Bashën se përse nuk dëshironte bashkëpunim kur shqiptarët, sipas tij, e kërkonin. Më tej, kreu i qeverisë shkruan se kërkon bashkimin në mënyrë që palët të punojnë bashkë për të lënë pas politikën “e vjetër”.
Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?,”-shkruan Rama.

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për bashkëqeverisje: Koha e tij ka mbaruar, s’do jetë kurrë pjesë e qeverisë sonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e tij sociale, Basha është shprehur i sigurtë që në datën 25 prill shqiptarët do ta largojnë nga qeveria Ramën. Ndër të tjera, Basha shtoi se Rama nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.
Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë,”-shkruan Basha.


Rama ia ndjen frikën Bashës? I shtrin sërish dorën: Gati të bashkëpunoj me ty pas 25 prillit, por kam një kusht!

Kryeministri Edi Rama siç duke po i frikësohet humbjes para kryedemokratit dhe i ka shtrirë dorën për të disatën herë për bashkëpunim. Në një intervistë për Report TV, Rama tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashën pas 25 prillit, por ka një kusht. Sipas Ramës, Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta dhe të bashkëpunojë me të pas 25 prillit.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik, të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndahet plotësisht prej tyre,”- tha Rama.

/Dosja.al
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Dmth do kemi nje qeveri teknike

Sic parashikova qe do bojkotoja ketp zgjedhje , ashtu sosi kjo pune lool
edhe thone qe sme del llafi mua :p
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Dmth do kemi nje qeveri teknike

Sic parashikova qe do bojkotoja ketp zgjedhje , ashtu sosi kjo pune lool
edhe thone qe sme del llafi mua :p
Po ca qeveri teknike, bast që e bo prap me qajt lulin se nuk e ma llafin i gjati lool
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ore e moret vesh per ato lista me patronazhat? ?
Jam zhgenjy. si mund te dalin te dhenat personale ashtu ne publik.
 

Lauri

Anunnak
Kush është më mirë se unë. Me dy gjërat që absolutisht nuk merrem; me prostituta e politikë.
Për mua janë një e vetme.
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Une e gjeta patronazhistin tim. Po deshe tenden me jep ID ne mp se ta them une ke ke. :p
Ca paske qen mi apapapapa lool lool
Ho i herë si të nxrirrte ty votuse për kë?

Mu më nxirrte votus i sigurtë midis ballit kombëtar dhe partisë së Kujtim gjuzit lool
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Une e gjeta patronazhistin tim. Po deshe tenden me jep ID ne mp se ta them une ke ke. :p
e gjeta e gjeta dhe une, mua mkishin bo votuese te PDse ksaj here, hahahaha
 
Top