Triumfi i servilizmit: servil lind apo bëhesh?

Sahanlëpirësit kanë ekzistuar gjithmonë. Kudo ku ekziston një hierarki njerëzit servilë mundohen të ngjitin majat e saj përmes teknikave, sjelljeve dhe strategjive aspak korrekte. Ndër këto, lajkat janë gjithmonë ato që fitojnë. Më shumë sesa të fortët dhe arrogantët, përparimi i botës ka favorizuar gjithmonë servilët dhe hipokritët. Të mbijetuarit e të gjitha luftërave nuk kanë qenë ata që zbritën në fushëbetejë, por ata që urdhëruan të ulur në një zyrë.

Në shoqërinë aktuale, rreptësisht të bllokuar nga “sjellja oportuniste” e “gjuhëmjaltëve” po përjeton triumf ARTI I LËPIRJES, i cili ka arritur një përhapje dhe maja të paarritshme. Faji është edhe i qytetërimit të imazhit, që bën të mundur që njerëzit modernë të jenë, si kurrë më parë, të obsesionuar nga gjykimi i tjetrit, deri në atë pikë sa t’i atribuojnë identitetin e tyre. Ndaj është e natyrshme që servilizmi, i hap gjithmonë rrugët lëpirësit, me favore dhe përfitime. Ky është një mekanizëm që e ka një shpjegim shkencor.

Henry Kissinger, i cili e studioi gjatë këtë fushë, mbështeste bindjen se PUSHTETI është afrodiziaku suprem. “Evolucioni” i sjelljeve njerëzore dhe përhapja e këtij fenomeni ka bërë të mundur që lajkatarët, rrufianët dhe lëpirësit nuk shihen më në mënyrë negative, përkundrazi. Si çdo “art” tjetër, lëpirja prehet në veti të palindura mbi të cilat futet një teknikë, që kodifikohet në shtatë “urdhëresa perfekte të servilit”:

1. Dallojnë me saktësi subjektin që duhet t’i bëjnë lajka.

2. Lëpijnë në çdo situatë dhe çdo rast, pa pasur frikë se duken servilë.

3. Servilosen edhe në mungesë të shefit apo personit të cilit duan t’i bien në sy.

4. Sigurohen që personi që i servilosen ta kuptojë sjelljen e tij.

5. I personalizojnë sjelljet e tyre sipas personit që kanë përballë, duke theksuar sa më shumë pikat e tyre të dobëta: fëmijët, inteligjencën, bukurinë, profesionin, shtëpinë, skuadrën e futbollit.

6. Durimi është një nga virtytet e sahanlëpirësit. Presin kurdoherë rastin e duhur për t’u bërë tapet ku tjetri fshin këmbët e tij.

7. Nuk mposhten, as thyhen, edhe pse mund të kenë pengesa nga konkurrentët e tjerë.

/Psikologjia
 

Baboon

FALEMINDERIT!
8. Përditësohen dhe pershtaten më shpejt nga të gjithë me ndryshimin radikal të ambientit, dhe "subjektit" të kultit.
 
Top