Troc!

Marla

Quo Vadis!
Nga
Erl Kodra

Kanibali

Në një skenë në formë tubi, e mbushur me portretet online të kandidatëve të ferrit, dje ngriti siparin shfaqja horror e Edi Ramës. Si një demon i gjithëpushtetshëm, i armatosur me fjalor rruge dhe gjeste të rënduara, ai luajti në kufinjtë e të pamundurës. Historia njerëzore ka njohur akte ekstreme dëshpërimi, por në asnjë rast nuk është parë dhe dëgjuar një maskaradë si ajo e djeshmja.

Ka njerëz të dëshpëruar që dhurojnë shfaqje plot dhimbje, të tillë që ndërmarrin akte ekstreme duke tentuar vetvrasjen, disa zgjedhin të djegin veten me benzinë, të tjerë të hidhen nga lartësi të mëdha, por asnjëherë, në asnjë rast nuk ka ndodhur që dëshpërimi i thellë të kaplojë Kryeministrin e një vendi, ashtu si Edi Ramën dje. Fundja, çfarë është ajo frikë e tmerrshme që mund të detyrojë një njeri të shpërfytyrohet në atë far' feje, aq sa të vetmasakrohet publikisht?!

Ne e dimë se ai është një personazh atipik, por dje ai kaloi çdo kufi, përtej të cilit nuk ka vend për arsye racionale. Masturbimi publik i Edi Ramës nuk mund të krahasohet me asgjë, me askënd, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë. Bota nuk ka parë ndonjëherë një kanibal si ai, duke iu sulur portreteve njerëzore, ashtu, i çartur prej tërbimit.

Po nga i vjen ky tërbim Edi Ramës? Çfarë është kjo histeri vullkanike që shpërthen në fyerje seksiste kundër grave dhe burrave të këtij vendi? Kush është ky qelbanik që qelbi dynjanë me poshtërsitë e tij? Deri kur do të durojmë këtë ndyrësirë, të na ndyjë nderin dhe dinjitetin tonë?!

Deri kur do t'i durojmë edhe televizionet kombëtare të transmetojnë pa fjalë, pa ndërprerje, pa pushim ujrat e zeza që dalin nga gurmazi i Edi Ramës?! Edhe një ditë, edhe dy, edhe tre?! Apo kjo do të jetë hera e fundit?!

Deri kur do t'i durojmë spiropalët dhe spahitë të glorifikojnë këtë kanibal të moralit tonë? Kaq poshtë ka ra dinjiteti ynë?!
Ky demon duhet ndalur sot. Përndryshe herën tjetër, në Tubin e Turpit do të shfaqet me ndonjë vajzë adoleshente, për ta përdhunuar publikisht.

Nëse ne nuk e ndalojmë, sigurisht.
 
Baboon

FALEMINDERIT!
Ky ka shkuar pak larg edhe duket që ka preferenca politike (absolutisht asgjë e keqe përkundrazi) por ka shumë të drejtë, nganjëherë kur mer super xhiro fluturo me pras n'tajare pa i ra fare dajres e firzamonikes
 
Te gjithe politikanet shqiptare jane nivel ordiner!

Pa i hyre shume thelle, e vertete eshte qe, Rama doli ne mes te kryeqytetit me sepate ne dore dhe shqiptoi "Nuk ka bir k*rve...", po aq sa e vertete eshte qe Berisha ka hapur librin e shtepise ne parlament "motra jote e gruaja jote...", po aq sa e vertete eshte analfabetizmi pasiv dhe aktiv i Metes, qe indirekt shan gjuhen e nenes, shqipen, po aq sa e vertete eshte qe ne 30-vjet postkomunizem, ne shek e XXI, diskursi politik perqendrohet tek uji dhe drita 24-ore.

Populli mund te kete mungese kulture, pasi dija kultivohet nder breza e kupyoj kete, por ama te perfaqesohet nga ky nivel eshte e patolerueshme per standartet e mija sigurisht! :)
 
E ndaj gërmë për gërmë komentin tënd.
Por përtej gjuhës, (që kocka s'ka e kocka thyen)
Kur kthehet edhe në vepra (dmth lufta midis tyre për pushtet) është e mizerje, fatkeqësi, rrënim për ç'do komb e shoqëri. Në këtë rast fatkeqësisht ne...
Dhe më vjen ndërmend vetëm një shprehje për ta ilustruar

"Zihen atlarët e shkelmat i hanë gomarët"
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
E ka kap depresioni i zgjedhjeve tani. Ahahagaga
Ky eshte si femer me perioda te crregullta.
 
Top