Tropojë, vetëvaret 17-vjeçarja

braziljania

Anëtar i Nderuar
TROPOJE – Gjendet e vetëvarur një 17-vjeçare. Një tjetër rast vetëvrasjeje është është shënuar brenda dy ditësh në Tropojë. Policia lokale njoftoi se në orët e paradites së djeshme, aktin ekstrem e ka kryer adoleshentja I.P. nga fshati Geghysen i Tropojës. Të afërmit e saj, të alarmuar kanë diktuar aktin vetëflijues, por më kot kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar policia e qytetit, e cila konstatoi se vetëvrasja ishte kryer në një prej dhomave të shtëpisë, në kushtet e depresionit të rëndë. Viktima nuk kishte dhënë shenja se kishte ndër mend vetëvarjen me litar, duke bërë që shkaqet që e shtynë deri aty të mbeten enigmë. Vetëm një ditë më parë, Tone Maluçi 51-vjeçare, nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar në fshatin Bukov të komunës së Llugajve.

Gazeta Panorama - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Sa keq qe kane zgjidhje te pare vetvrasjen....
 

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Sa keq dhe shume e re amone me cfare bojne keshtu keto te rite
Po tani dhe neve e morte e mira kemi halle probleme po prape nuk e varim veten hapu nje njeriute te besushem ose fole me dike
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
esht vertet e tmerrshem te degjosh perdite nga keto lajme...ca njerezish???? hic nuk iu dhimbska jeat?
 

Liza

Anëtar i Respektuar
Sa shum u shtua numri i vetevrasjeve si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove :s shum keq per cdo problem ka zgjidheje nuk eshte zgjidheja Vetevrasja :bum
 

Devil

Anëtar i Nderuar
Ou prap paskan vra veten rob reee yyyyyyyyyyyyyy ca boj kto kshu mer jau
ka ik mileti per lesh...:(
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
esht vertet e tmerrshem te degjosh perdite nga keto lajme...ca njerezish???? hic nuk iu dhimbska jeat?
cdp kujt na dhimbset jeta..mendoj..por kur je kaq e corientruar cdo gjè humb vleren e saj..n'fakt duhet te ndimohen keto persona,dhe jo ti paragjykojm siq e kemi zanat ne shqiptaret

me vjen vertet keq
 

Dorart

Antar Aktiv
TROPOJE – Gjendet e vetëvarur një 17-vjeçare. Një tjetër rast vetëvrasjeje është është shënuar brenda dy ditësh në Tropojë. Policia lokale njoftoi se në orët e paradites së djeshme, aktin ekstrem e ka kryer adoleshentja I.P. nga fshati Geghysen i Tropojës. Të afërmit e saj, të alarmuar kanë diktuar aktin vetëflijues, por më kot kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar policia e qytetit, e cila konstatoi se vetëvrasja ishte kryer në një prej dhomave të shtëpisë, në kushtet e depresionit të rëndë. Viktima nuk kishte dhënë shenja se kishte ndër mend vetëvarjen me litar, duke bërë që shkaqet që e shtynë deri aty të mbeten enigmë. Vetëm një ditë më parë, Tone Maluçi 51-vjeçare, nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar në fshatin Bukov të komunës së Llugajve.

Gazeta Panorama*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
mjaft tani e ke bere kete forum si tabela e zeze me keto njoftime per vdekje gjej ndonje teme me te bukur ne fal per verejtjen por e teprove braziljane.
 
Top