Truri, dhe sekretet e tij

Element

Anëtar i Respektuar
Truri, ky mister që kërkon të merret nën kontrol nga vet ne.


Hulumtimet që zhvillohen vazhdimisht, na konfirmojnë një vizion mjaftë kompleks të trurit dhe nga ajo se çka kemi ditur deri me tani per kapacitetin dhe atë anën e tij sekrete .
Koheve të fundit është zbuluar se kapaciteti i memories është dhjet herë më i fortë nga ajo që kemi ditur deri më sot. Ekuivalenca e këtij kapaciteti konsiderohet sikur i gjithe konektimi i WEB_it i bashkuar ! që do të thotë një milion miliard okta ! Nga ky konstatim, Google duhet të mërzitet nga se ka një konkurrent potencialë. 
Në tru ekzistojnë diku 86 miliard neurone , të cilat kanë nga 1.000 deri në 10.000 mijë mundësi konektimi sinaptikë.
Gjatë çdo aksioni mendor, mësimi, interaksioni « gjimnastikë mentale » ( shprehje që më pëlqen të përdor në këto rrethana ), automatikisht krijohen konektime të reja neuronale. P.sh gjatë aktit të leximit, proçeset e transformimit në tru janë permanente….. Andaj do ishte mirë që sa më shumë të përdorim këtë organ . Mos harroni pra, keni të drejtë të bëni abuzime brutale me te 
Neurologët gjithashtu pohojnë edhe në një zbulim tjetër se në tru ekzistojnë qendra oazash, rezerva neuronale, të cilat mund të prodhojnë neurone të reja gjatë gjithë jetës sonë. Por stimulimi i ketyre rezervave, varet ekskulzivisht nga vet ne… ! P.sh ushtrimet fizike, nje regjim i përpiktë, sikur në momentet e agjerimit, ndikon shume në regjenerimin e neuroneve hipokampe… !
Natyrisht, truri ka edhe kundershtarët e tij, siç janë ; ushqimi i keq, deficiti në gjumë, stresi, ndotjet e ajrit, mungesa e kuriozitetit në jetë, vetmia, konsumimi abuzivë i psikotropeve, gjithë kët faktorë ndikojnë në bllokimin e proçesit të zhvillimit të neuroneve te reja .

P.S - Ky artikull , është një përmbledhje nga nje te një leximi nga gazeta « Le Point ». u mundova të bej një adaptim sa më adekuatë në gjuhën shqipe.
 

Aver

VIP
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Artikull me vlere.
 

Aki

misfit
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Ok tani sa eshte e sigurt kjo, se deri dje ne mesonim qe neuronet skane aftesi regjenerimi por zevendesohet me qelizat glia.
Perndryshe mu kujtua dhe nje tjeter gje qe kam lexuar qe pergenjeshtron faktin se perdorim vetem 10% te trurit, kur ne fakt varesisht nga regjioni perkates per cfare perdoret ne fakt ne perdorim gjithe trurin (edhe pse prap delfinet jane me te zgjuar se ne :p).
Sa per Google, ka database qe i nxjerr ne cdo moment te tere te dhenat qe jane vene ne te, ndersa truri jo perhere mund te shfrytezoje ne moment cdo engram te krijuar, mos harrojme dhe se jo cdo engram eshte i perhershem.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Truri njerzore eshte i adhurueshem!
Besoje qe jemi nje qenie e formuar nga perplasjet kozmike..:)
Sigurishte qe jemi qenia levizese,jetsore dhe me e zgjuar e universit.
Njeriu do behet shume i zgjuar ne te ardhmen,atehere kur kushtet per-rrth ti do stimulojne mjaftueshem pjellorin e nderveprimit neurotik.
Atehere ,idet,preceptimet,veprimet dhe cdo gje ne jeten njerzore toksore,do kete edhe ndryshime galopante.
Ne nje te ardhme ,gjenite qe deri dje ishin me pikatore,do jene masa e pergjithsme e popullsis.
Kam degjuar shume dekumentar shkencor ne kete drejtim.
Shtjellimi i tyre,pikat ku pritet te vertetohen tezat,jane thjeshte marremendse,te adhurueshme po te mendosh e besosh qe nje dite,ndoshta jo shume e larget do jene realitet.
 

Aki

misfit
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Truri njerzore eshte i adhurueshem!
Besoje qe jemi nje qenie e formuar nga perplasjet kozmike..:)
Sigurishte qe jemi qenia levizese,jetsore dhe me e zgjuar e universit.
Ne nje te ardhme ,gjenite qe deri dje ishin me pikatore,do jene masa e pergjithsme e popullsis.

Nev sorry por do te kundershtoj pak. Ne fakt ne piken e pare pajtohem, seshte ceshtje besimi po tere elementet qe gjenden ne organizmin tone kane qene te pranishem pas krijimit te universit.
Pika e dyte, oo gabim shume i madh, ne nuk jemi as qenia me e zgjuar e planetit Toke, jo me e universit ku as nuk e dime se cfare shkalle zhvillimesh evolutive ekzistojne.
Sa per piken e trete, po lidhem me nje thenie, supozohet e Ajnshtajnit por sjam e sigurt ne ehste e tij apo e dikujt tjeter, thoshte: Diten kur teknologjia do jete e zgjuar njerezit do jene budallenj/idiote dhe ne fakt mund te jemi me te informuar te varur nga kjo teknologji, por po ndodh e kunderta, intelegjenca sa me shume shkon bie me cdo gjenerate te ardhshme.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Pika e dyte, oo gabim shume i madh, ne nuk jemi as qenia me e zgjuar e planetit Toke, jo me e universit ku as nuk e dime se cfare shkalle zhvillimesh evolutive ekzistojne.
Sa per piken e trete, po lidhem me nje thenie, supozohet e Ajnshtajnit por sjam e sigurt ne ehste e tij apo e dikujt tjeter, thoshte: Diten kur teknologjia do jete e zgjuar njerezit do jene budallenj/idiote dhe ne fakt mund te jemi me te informuar te varur nga kjo teknologji, por po ndodh e kunderta, intelegjenca sa me shume shkon bie me cdo gjenerate te ardhshme.

shiko qenia me zgjuar e kisha ne pikpamjen,sikur hapsira e trurit tone te ishte efektive totalisht ne permbajtjen e saj te fjetur, pra edhe ajo pjesa e pazgjuar akoma..Qe ne brezat ne te ardhmen do ndodhe.
POr bashkohem totalisht,me ate qe universi,ka jete.(pavarsisht qe ne toksoret dime pak per universin,duke krahasuar shkallen ,zhvillimin e nderveprimin e keti t efundit).Personalisht e besoj qe do kete shume morfi qeniesh,qe ndoshta ngjajne me familjen tone njerzore,ndoshta dhe jo.
Por kjo ska rendesi kjo, dimensionet e zgjuarsise se tyre duhet te jene ndoshta shume "kohe universi" para nesh.
Persa i perket njerzimit te tanishem dhe ati ne te ardhem,teknollogjia eshte nje mjet asocues,qe ndihmon pavarsisht qe cdo monedh ka anen pozitive,negatie te saj.Por do kete shume forma tjera,zhvillimi,ide,thithje informacioni nga masa,ku tknollogjia do jete sic e thash nje element ndihmues.
Ama vetem shekullin e fundit merre pak krahasim se si shoqeria njerzore zhvillohet.
Per ne ndoshta nuk eshte shume forma e duhur,por per gjeneratat tjera pas nesh,ne do jemi te prapambeturit..:).
 

Aver

VIP
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Nje artikull tjeter qe e mbeshtete shkrimin hapes te temes...


Ja çfarë kapaciteti ka truri për ruajtjen e informacioneve

Studiuesi amerikan nga instituti i Kalifornisë “Salk” arriti që të llogarisë kapacitetin e kujtesës së trurit të njeriut duke analizuar sinapset e mundshme, një pikë kontakti midis dy neuroneve, përgjegjës për ruajtjen e të dhënave.

Ekipi i Profesorit Terry Sezhnovski ka gjetur se në qoftë se çdo sinaps mund të ruajë 4.7 bit (0.5875 bytes) informacione, truri i njeriut mund të ruaj të dhënat 1.000.000.000.000.000 ose 1 Petabyte.

Një Petabyte të dhëna janë të barabarta me 13.3 vjet fotografive televizive HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe të internetit. Por, shkencëtarët vënë re se kjo është një kapacitet teorik për mësimin përmendësh dhe “arkivat” e trurit në të vërtetë janë shumë më të vogla.

“Ky është zbulim veçanërisht i rëndësishëm në fushën e Neuroshkencës. Vlerësimet tona të reja të kapacitetit të trurit janë dhjetë herë më të larta se vlerësimet të cilat kanë aplikuar në komunitetin shkencor”, deklaroi studiuesi Sezhnovski/botasot.info
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Sekretet e trurit Masa gri qe na jep identitetin
1254346237-truri--.jpg
Në një libër të fundit të një mjekeje që është marrë për një kohë të gjatë me studimin e këtij organi jetik të trupit tonë janë përmbledhur të gjitha faktet e njohura shkencërisht deri më tani për trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.

Truri moral
Kur punëtori i hekurudhës Fienas Gage pësoi një goditje në fytyrë ndërsa po shponte me eksploziv një mur në vitin 1948, pa dashur dha një nga informatat e para në lidhje me funksionimin e këtij organi. Shpërthimi kishte shkaktuar një vrimë që niste në faqe dhe përfundonte në tru, madje në majë të kokës dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit në syrin e djathtë. Në dukje ky ishte dëmi i vetëm fi zik që iu shkaktua, ndërkohë që pas këtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi kryekëput. Nga një njeri i përgjegjshëm, i sjellshëm dhe i qetë ai u bë një person i ashpër, i pamëshirshëm dhe madje shoqërisht i papërgjegjshëm. Kjo tregoi se dëmi fizik që shkaktohet në disa zona të trurit mund të çojë në ndryshim rrënjësor të personalitetit.

Besimi dhe supersticioni
Sistemi i besimit të njerëzve është një ndërthurje e gjeneve me kulturën, mënyrën e rritjes. Të gjitha këto përbëjnë edhe kornizën e përvojës njerëzore. Por, disa aspekte mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e trurit. Disa shkencëtarë sugjerojnë se përvojat e mbinatyrshme që deklarohen se janë përjetuar nga disa njerëz mund të jenë edhe pasojë e "shqetësimeve" të trurit. Ndjesia e ekstazës që i shoqëron përvoja të tilla të çuditshme dhe të rralla u është atribuuar deri më sot çarjeve të vogla në lobin temporal. Shqetësimet në lobin temporal lidhen edhe me ndjesinë e një pranie të padukshme, që disa njerëz thonë se përjetojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre. Të tilla janë për shembull përvojat e dikujt me shpirtrat apo fantazmat. Ndërsa për sa u përket të ashtuquajturave përvoja jashtë trupit, ato, sipas disa shkencëtarëve, janë të lidhura me aktivitetin e pakësuar të lobeve paralele, të cilat normalisht japin një qartësi dhe ekuilibër në lidhje me perceptimin tonë të kohës dhe hapësirës.

Krijimtaria
Tru të ndryshëm kanë karakteristika të ndryshme. Madje, ndryshimet janë të mëdha edhe në trurin e muzikantëve, mes atyre që improvizojnë dhe atyre që luajnë duke pasur përballë një pentagram. Studimet kanë nxjerrë në dritë se lobet frontale aktivizohen kur muzikantët lexojnë notat, por nuk funksionojnë kur muzikanti improvizon notat, duke u lënë kështu hapësirë ideve momentale. Studiuesit thonë se kjo refl ekton shumë në proceset e krijimtarisë. Kur truri pushon pas një aktiviteti shumë të ngarkuar, valët që lëshon janë të ndryshme nga ato që emeton në momentet e pikut të punës.

Dallimet seksuale
Truri është shumë individual te njerëzit, madje po aq individual sa edhe fytyra. اdo njeri ka një tru me një ndërtim dhe fi ziologji të ndryshme. Ky dallim vlen edhe për gjinitë. Kështu, i ashtuquajturi corpus callosum, që lidh dy hemisferat e trurit, është më i zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky është shkaku që femrat janë emocionalisht më të ndërgjegjshme se meshkujt, pasi ana e djathtë e trurit që lidhet me emocionet është më e lidhur me të majtën, që është edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit të homoseksualëve është i ngjashëm me atë të femrave, pra ata janë më të prirur që të kenë një botë emotive dhe ndjeshmëri tipike femërore. Ndërsa te femrat lezbike, për shembull, ana e djathtë e trurit është më e zhvilluar, një tipar që ngjan me meshkujt heteroseksualë. Tiparet e trurit janë të përbashkëta mes femrave lezbike dhe meshkujve heteroseksualë.

Personaliteti
Studimet në lidhje me trurin kanë nxjerrë në dritë se per-sonaliteti mund të jetë "i dukshëm" edhe nga aktiviteti i zonave të ndryshme të trurit. Kështu, njerëzit që pëlqejnë aventurat, gjërat dhe eksperiencat e reja kanë një lidhje më të fortë mes hippocampus-it dhe striatum-it, ndërsa njerëzit e turpshëm shfaq-in reagime të forta në amygdala. Optimizmi, bashkëpunimi dhe agresiviteti janë pasojë e aktiv-iteteve të zonave të ndryshme të trurit.

Rëndësia e përmasave
Tru të ndryshëm kanë madhësi dhe peshë të ndryshme, por ka edhe përjashtime. Jonathan Swift autori i "Udhëtimet e Guliverit" kishte një tru që peshonte 2000 gramë kur vdiq në vitin 1754, ndërsa truri i Ivan Pavlovit, biologut të shquar rus që zbuloi reagimet e Pavlovit, peshonte vetëm 1500 gramë. Kësisoj mund të thuhet se deri tani nuk ka ndonjë teori për sa i përket lidhjes mes peshës dhe intelektit, por tipare të tjera mund të jenë shumë të rëndësishme.

Plakja e trurit
Shumë neurone në tru mbeten të shëndetshme deri në vdekje. Por truri vetë ndryshon 5-10% në moshat nga 20 deri në 90 vjeç. Ndryshime të tjera përfshijnë zmadhim të hapësirave të ndry-shme të kafkës dhe formim të pllakave të caktuara trunore e ndryshime të tjera sipërfaqësore në dukje. Shkaku i këtyre ndryshimeve nuk është shpjeguar ende. Megjithatë, një gjë është e sigurt, se një dietë e mirë ushqimore është shumë e dobishme për shëndetin e trurit, veçanërisht përdorimi i peshkut në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkaq, këshillohet për "fi zkulturë" të trurit edhe loja e shahut.

Dhimbja e kokës dhe migrena

Një dhimbje koke është një nga arsyet më të zakonshme që na bën të përdorim aspirinat, apo paracetamolët. Në rastin e migrenës nuk kemi një shpjegim fiziologjik të kësaj sëmundje, por mendohet se ajo shkaktohet nga procese të funksionimit të trurit. Zakonisht migrena prek frontin ballor të trurit dhe lëvizja e përkeqëson dhimbjen. Atë e shkaktojnë disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet hormonale, faktorë emocionalë, apo qoftë edhe një ndryshim moti. Një dhimbje klasike migrene mund të zgjasë disa ditë dhe përsëritet pas disa muajsh.

Gjumi dhe ëndrrat
Pa gjumë do të kishim vdekur. Gjumi është thelbësor për shëndetin dhe nëse fl emë më pak nga sa kemi nevojë jemi të hutuar, të papërqendruar dhe humbasim aftësinë e kujtesës. Megjithatë, gjumi vazhdon që të mbetet një mister. Ciklet gjumë-zgjim janë të kontrolluara nga neu-rotransmetuesit që funksionojnë në zona të ndryshme të trurit. ثndrrat janë një tjetër mister shumë pak i njohur i gjumit. Ajo çka dihet është vetëm fakti që gjatë gjumit aktiviteti i trurit pakësohet dhe ndodh një lloj pastrimi kimik.

Marr nga Shqiperia.Com
 

Aki

misfit
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Nje artikull tjeter qe e mbeshtete shkrimin hapes te temes...


Ja çfarë kapaciteti ka truri për ruajtjen e informacioneve

Studiuesi amerikan nga instituti i Kalifornisë “Salk” arriti që të llogarisë kapacitetin e kujtesës së trurit të njeriut duke analizuar sinapset e mundshme, një pikë kontakti midis dy neuroneve, përgjegjës për ruajtjen e të dhënave.

Ekipi i Profesorit Terry Sezhnovski ka gjetur se në qoftë se çdo sinaps mund të ruajë 4.7 bit (0.5875 bytes) informacione, truri i njeriut mund të ruaj të dhënat 1.000.000.000.000.000 ose 1 Petabyte.

Një Petabyte të dhëna janë të barabarta me 13.3 vjet fotografive televizive HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe të internetit. Por, shkencëtarët vënë re se kjo është një kapacitet teorik për mësimin përmendësh dhe “arkivat” e trurit në të vërtetë janë shumë më të vogla.

“Ky është zbulim veçanërisht i rëndësishëm në fushën e Neuroshkencës. Vlerësimet tona të reja të kapacitetit të trurit janë dhjetë herë më të larta se vlerësimet të cilat kanë aplikuar në komunitetin shkencor”, deklaroi studiuesi Sezhnovski/botasot.info


Shume mire, aftesia potenciale e pajtohem plotesisht, por regjenerimi i neuroneve pak si no no qe eshte thene tek artikulli :)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Mu kujtua Lucy! Me duket se 5% e trurit thuhej qe perdorim.
 

ricky_ch

******
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Duke u bazuar tek arrijtet e ndryshme tek shumë persona,
del se jo të gjithë e përdorin njësoj atë. Kjo vlen edhe për trupin
tonë, si një tëresi të pandashme nga truri.
Të gjithë kemi ne dispozicion një trup dhe tru, por sukseset e arrijtjet
kanë dallim si toka me qiellin.
Marr psh. arijtjet kambionit botëror në shah Magnus Carlsen, që
luan qorrza me 5 kundërshtarë, dhe atë me kohë caktuar.


Një tjetër me 10 kundërshtarë:

 
Redaktimi i fundit:

Aver

VIP
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Shume mire, aftesia potenciale e pajtohem plotesisht, por regjenerimi i neuroneve pak si no no qe eshte thene tek artikulli :)

Artikulli qe e solla une e perforconte rezultatin e studimit sa i perket kapacitetit memorizues te trurit, jo edhe pjesen e prodhimit te neuroneve.

Kisha harruar ta theksoj kete, por ty si shume vigjilente qe je normalisht qe nuk te ka ikur kjo :p
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Disa mendësi , paragjykime dhe mite ne lidhje me trurin .

Edhe pse është aritur shumë në shkencat e neurologjisë, ende ekzistojnë mite dhe mendësi të ndryshme në lidhje me funksionimin e trurit .
1. ثshtë menduar se ata që bëjnë shkollim superior dhe studime , truri i ketyre personave , nuk ju perhapet sëmundja e Alzaimerit, kjo nuk është e vërtet. Përkundrazi këta kategori sociale, janë më të rezistueshëm dhe ngadalsojnë simptomat e para. Sipas një studimi të institutit për kërkime neurologjike (Insern) është konstatuar se tek kjo kategori me shkollim superior, proçesi i paraqitjes së simptomave të para paraqitet diku pas 15 viteve, e tek ata kategori që kanë braktisur shkollim më herët, kjo kohezgjatje është 7 vite.
Cdo vit studimi më shumë, kjo kohëzgjatje shtohet për 4 vite, dhe tek ata persona që njohin se paku dy gjuhë të huaj, kjo kohëzgjatje shtohet për 5 vite.
Të vësh në punë trurin, kjo mundëson që mobilizohen ato rezervat neuronale dhe rrjedhimisht ndikon tek konektimet e reja ne tru.

2. Gjatë luftës së dytë botërore, një anasteziolog, ka administruar ushtarëve të plagosur ujë me kripe duke i mashtruar se ky ilaç është morfina, shumë nga këto ushtarë të plagosur dhe me shumë dhimbje, janë ndjej më mirë, në fakt ata nuk kanë absorbuar asnjë ilaçi me substancë aktive. Gjë që kjo quhet ndryshe « placebo ». ثshtë gjithashtu sot e njohur se ky efekt impresionues i placebo, eshte baraz me 5 mg morfine, këtë e konfirmon neurologu Michel Le Van Quyen në librin e tij « Pushteti i shpirtit »
Ky fenomen nuk është kryesisht psikologjikë, ashtu siç kemi menduar deri më tani, por është edhe fenomen fiziologjikë.

3. ثshtë menduar se ka dallim mes trurit të gjinisë femrore dhe atij mashkullor,.. duke menduar se truri i mashkullit eshte me voluminoz, dhe se ka me shume lidhje në të gjitha hemisferat, ndërsa truri i gjinisë femrore, ai mbaron zhvillimin e tij me heret se sa tek meshkujt, dhe nga ky konstatim, lidhjet ne hemisferat e trurit janë më të vogla, pastaj është pretenduar se meshkujtë në përgjithësi janë fizikisht më të medhej se femrat dhe nga kjo logjikë pse valle mos te jetë me i madh anatomia e trurit të mashkullit etj etj. Të gjitha këto mendësi dhe mite , definitivisht janë sprovuar se nuk janë të verteta. Dallimet në mes të gjinisë femrore dhe te asaj mashkullore, nuk janë biologjike, por janë sociale, kulturore, politike .
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Disa të dhëna për trurin në shifra ;

1. Truri peshon 1,3 kg, ose 2% e peshës së një personi që ka 60 kg
Ai konsumon 20% të oksigjenit dhe
25% të klukozës së trupit të njeriut ! ( çudi që ende nuk kanë hasur shkenctarët simptoma të diabetit në tru ! ) :)

2. 86 miliard neurone dhe mbi 100 miliard qeliza gliales të cilat janë partnere dhe mbështetëse te neuroneve, dhe
300 lloje te neuroneve .

3. Fale 10.000 sinapseve për nje neuron, 1 miliard e miliardit te sinjaleve elektrike qarkullojnë në trurin tonë çdo sekondë me një shpejtësi mbi 430 km/h
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Truri, dhe sekretet e tij

Nje histori e jashtzakonshme e Michelle Mack.

Që nga lindja e saj, Michelle jetonte vetem me gjys truri, vetem me hemisferën e djathtë, ndërsa hemisefera e majtë nuk ishte zhvilluar aspak që kur ishte ajo në barkun e nënës. Deri në moshen 4 vjeçare, askush nuk vërejtën këtë anomali tek Michelle, edhe pse ajo kishte vështërsi në të folurit, në shiqim dhe në të ecurit. Në atë kohë mjekët kishin konstatuar një encefalopati. Por dikur më vonë, ajo i nështrohet analizave më të detajuara dhe mbas një inçizimi në trurin e saj, konstatuan se pjesa e mjatë e trurit ishte krejtësisht e zbrazët..
Më gjithë këtë hendikap, Michelle sot është 39 vjeçare, ajo ka përfunduar shkollimin i saj, dhe punon 50%. Pjesa e gjathtë e trupit të saj e cila kontrollohet nga hemisfera e majtë, janë evidentuar disa anomali siç janë; këndi i vizionit të pamjes është mjaftë i reduktuar, gishtat e dorës të dezaksuara.
Sipas Jordan Grofman. Shef i departamentit për neurologjinë institutin nacional amerikan për shendetësi (NIH)i cili ka ndjekur zhvillimin e rastit Michelle më shumë se 25 vite, ai pohon se truri i saj është vetadaptuar , hemisfera e djathtë ka marrë përsiper funksionet e hemisferës së majtë e cila nuk mund ti bëj .
 
Top