• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tuberkulozi dhe shtatzënia

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tuberkulozi dhe shtatzënia

Manifestimi i tuberkulozit gjatë shtatzënësisë është dukuri mjaft e shpeshtë, dukuri kjo që në periudhën para antituberkulotikëve ka shkaktuar morbiditet dhe mortalitet shumë të lartë.
Ass. Dr. Vjollca Hadri, mr.sci
pneumoftiziologe

Rënia e imunitetit gjatë shtatzënësisë bën që kjo gjendje fiziologjike të jetë faktor risku. për manifestimin e tuberkulozit.
Paraqitja e tuberkulozit gjatë shtatzënësisë paraqet rrezik permanent për të porsalindurin sidomos nëse shtatzëna nuk fillon mjekimin me kohë. Rëndom kemi të bëjmë me probleme perinatale, si: prematuritet, peshë të vogël, ditres akut fetal.
Dhe së fundi edhe manifestim të tuberkulozit kongjenital. Tuberkulozi i foshnjave mund të shkaktohet in utero (nga shpërndarja e bacileve prej endometriumit në fetus-përhapje limfogjene) ose rrugë hematogjene prej v.umbilikale me placentë), por mund te shkaktohet edhe post parfum (nga aspirimi i lëngut amniotik të infektuar nga ana e fetusit).

Kur duhet dyshuar në tuberkuloz te një shtatzënë?
1. Shtatzëna ka kontakt të afërt me tuberkuloz të ditur.
2. Shtatzënat që vuajnë nga diabeti ose HIV infeksioni.
3. Shtatzënat me prejardhje nga rrethet sociale me prevalencë të lartë.
4. Shtatzënat që punojnë në spitale, burgje, shtëpi të pleqve.

Pasqyra klinike e tuberkulozit te shtatzënat nuk ndryshon nga kategoritë tjera. Madje, shpeshherë ndodhë që pasqyra klinike të jetë asimtomatike. Sidoqoftë, simptomat dominuese janë: plogështia, anoreksia, humbja në peshë, temperaturë e herëpashershme, kolla, etj.
Nuk është vërtetuar se tuberkulozi ndikon në rrjedhën e shtatzënisë dhe mënyrën e lindjes. Prandaj shtatzënësia nuk ndërpritet Por, tretmani fillon menjëherë pas zbulimit të kësaj sëmundjeje.

Mjekimi i tuberkulozit në shtatzëni
Streptomycina dhe Pyrazinamida në princip janë të kontraindikuara!
Në tre muajt e parë: kurrsesi Streptomycin! Për BK pozitivët ordinohen RPM+INH+ETMB. Për BK negativët duhet të pritet deri në muajin e katërt të shtatzënësisë, vazhdimisht duke e përcjellë gjendjen e shtatzënës.
Në tre muajt e dytë: nëse nuk ka problem ordinohen RPM+INH+ETMB.
Në tre muajt e tretë: RPM+INH+ETMB. Meqë kanoset rreziku nga paraqitja e ikterit në këtë periudhë duhet përcjellë bilirubinën në l0 ditë dhe në rast të çrregullimeve biokimike ndërpritet INH.

Mjekimi me kohë dhe i drejtë është mënyra më e mirë që të pengohet përhapja e infeksionit në të porsalindurin. I porsalinduri është i rrezikuar vazhdimisht, prandaj gruaja që ushqen fëmijën në gji duhet të marrë terapinë komplete kundër tuberkulozit.
Kuptohet, gjithnjë duke u kujdesur që të mbajë maskë mbrojtëse gjatë dhënies gji. Pas dhënies gji, foshnja duhet larguar nga nëna tuberkulotike deri të ekzistoj rreziku nga infeksioni.
Të gjithë antituberkulotikët mund të jepen gjatë laktacionit, prandaj nëna mund të vazhdoj terapinë komplete. Preferohet që antituberkulotikët të merren pas dhënies së gjirit.Telegrafi
 
Top