• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tuna fituse e Dancing with the Stars 5

Ylli-1

Etnoshqiptar


Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Tuna, me plot meritë është shpallur fituesja e edicionit të pestë dhe jubilar të Dancing with the Stars Albania, duke radhitur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj.

Dancing wth the Stars Albania e pati finalen e madhe sonte mbrëma, ku pesë finalistë u përballën me njëri tjetrin.

Pas vallëzimeve të para ishte Heidi Lushtaku, modelja shqiptaro-zvicërane ajo që u largua nga gara, dhe ajo u pasua nga Kristi Popa, valltari karakteristik i Dancing, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim pasuan dy performancat e fundit nga Evi Reçi, Amos Zaharia dhe ajo që u quajt favorite për të fituar para finales, Tuna.

Ishte Evi ajo që shfaqi performancë mjaft të mirë me Cha Cha Cha-në energjike, para se Amos me Passo – Doblen e bukur të lënte gjurmë.



Por, ishte pikërisht favoritja për të fituar si nga mediat ashtu dhe nga publiku, Tuna, ajo që edhe e bëri goditjen e fundit, më të fuqishmen dhe përfundimtaren.

Interpretimi i saj “Tango” në skenën e Dancing with the Stars Albania i dha fund gjithçka, pasi dy tre lëvizjet akrobatike zgjuan euforinë e publikut në sallë, ku kishte edhe përkrahje nga Shkupi për këngëtaren.

Në fund pas verdiktit të publikut me SMS, votimit online dhe verdiktit të jurisë, Tuna edhe u shpall fituesja e këtij edicioni të Dancing With The Stars.

Kështu mbaroi edhe edicioni i pestë i Dancing with the Stars Albania, që edhe pse i kritikuar në edicionet e mëhershme, duket se kësaj radhe dha fituesin meritor, teksa për Tunën, ky është suksesi i radhës në karrierën e saj, pas dy fitoreve në X Factor dhe suksesit tjetër në karrierën muzikore si këngëtarja më e kërkuar në tregun muzikor, e njohur për hitet e saj. /Telegrafi/
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Tuna, fituesja e Dancing with the Stars 5

A sduhet te jete diku tek spektalki kjo teme?
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Tuna, fituesja e Dancing with the Stars 5

Nick, nuk e gjeta vendin e duhur per te, kerkoj falje dhe lus moderatoret ta cvendosin aty ku i takon. Falemnderit!
 
Top