Nese do behen analiza mbi ecurine e turizmit postkomunist, do ishte mire qe analiza te ndahej ne periudha te ndryshme. Berisha, Nano, dhe Rama ndryshojn nga njeri tjetri (sfida te ndryshme, kushte te ndryshme, mentalitete te ndryshme).
p.s. kush thote "te gjithe jane njesoj" nuk eshte i interesuar te e verteta.
Me fal per nderhyrjen dhe "injorancen e limitizuar" qe posedoj!
Per cfare diference ndermjet tyre e ke fjalen?
- Ja ta shpjegon baba ty me dy rreshta sepse jam cun Durrsi dhe e njof mire situaten edhe pse kom 28/29 vjet qe jetoj jashte shtetit:
Gjate kohes se te paudhit SB, mori revansh dhe u formesua ideja dhe praktika e gabuar e teorise "
Toke e xanun" pra kushdo qe vinte ne zonat bregdetare ngulte dy kalloma gardhi dhe me tabelen e famshme qe te pershkrova me siper!
Kjo beri qe vendasit, dhe pronaret e ligjshem te mbeteshin me gisht ne goje apo te punonin "roje varkash me qira" tek pronat e tyre!
Ne kohen e Fatos Nanos (bixhozci i thekur dhe pijanec me damke) mori udhe betonizimi i pare i vijes bregdetare, sidomos atij te Durresit, te gjithe dallaverexhinjt e politikes se Tiranes i ngulen thonjt e piset gjith zhul e gjak krimi, plazhit te Durrsit, prene plepa e pisha dhe ndertuan kanoqe-kanoqe (konak) deri ne reren e lagur aq shume saqe sot nuk kemi ku te vejme nje peshqir 1x1 m katror dhe jo me te ngulim nje cader.
Viti 2000-2002-2004 ishte katastrofe per ate qytet! I referohem atij qyteti sepse historikisht ishte ajka e turizmit nacional dhe internacional ne ALB.
Vijme ne kohen e Ripjelljes se E. Rames!
uh.... no comment!
Kryetari Ripjelljes cakton Vangjush Dakon si kryebashkiak, i cili njekohesisht eshte edhe pronar i firmes se betonit te lengshem 2D, i cili betonizoi extremisht cdo skaj te qytetit dhe te Plazhit te Durrsit, shkuli pisha dhe plepa, zgjeroi pa kufi dhe kriter ndertimet ne rere dhe ndoti biles edhe bregun duke hedhur inertet e gjoja Hoteleve Turistike!
Nuk flas fare per ujrat e zeza te kanalizimeve te ketyre Hoteleve Luksoze qe derdhen ne det te hapur prane pushuesve, biles aty ku lahen edhe femijet e vegjel.
Dallaveret e ripjellesit V.Dako nuk ka liber historie qe ti shkruaje, zhduken plazhet publike, rritet numri i shezlloneve ne menyre te sproporcionuar me hapesiren ne dispocion duke mos respektuar asnje kriter, shperthjene si kerpurdha kudo "pula t'pjekme e qofte zgare apo koka qingji" ne mes te pluhurit dhe zallamahise
alla-Kalkuta te Indise , blihen dhe mbillen disa palma te qelbura dhe te semura me "xylela" (lloj semundje e pemeve) dhe zhduken parkimet e automjeteve duke u dhene hapesire te pa merituar apo te pa nevojshme tezgave te ambulanteve qe shesin breke, kanatjere, sytjena grashe dhe gomardare llastiku kalamojsh.
Eliminohet/ngushtohet korsia e dyte e automjeteve pra rruga behet vetem me dy korsi vajtje-ardhje nderkohe qe ne kohen e Dulles ishte me 4 korsi (2 vajtje dhe 2 ardhje) edhe pse kalonin asokohe vetem 3-4 automjete te qelbura si Xhipsi i Deges, Zisi i Portit, Zuk-u i NTSH me gurabie, dhe veturat e qeveritareve Fiat (Polski Fiat- prodhim polak per Fiat Italia)!!!
Atehere per cfar sfidash dhe konteksti politik me flet ti mua?
Te siguroj qe e gjithe klasa politke drejtuese e postkomunizmit eshte fajtore dhe ka kryer genocid ndaj turizmit ne pergjithsi dhe ndaj Durresit te lashte dhe antik ne vecanti, duke e shperfytyruar dhe duke i mohuar identitetin e tij historik.
Dallaveret qe te permenda, ia nxorri ne shesh fatkeqsisht termeti i vitit te kaluar!
Te mjaftojn kto fakte mer babe, apo don qe ta gdhijme sonte duke te sjelle te tjera dhe me detaje?