Turqia nxjerr nga burgu 38 mijë të dënuar, liron vend për të ndaluarit e grushtit

Rreth 38 mijë persona të dënuar do të lirohen nga burgjet e Turqisë në kuadër të reformës për “lirinë e monitoruar”. ثshtë kjo deklarata e bërë nga ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag. Kjo masë vjen pasi sistemi i burgimit ndodhet nën presion për shkak të valës së madhe të arrestimeve, si pasojë e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik. Dy mijë zyrtarë policie dhe qindra ushtarë, pritet të lirohen nga detyra. Ministri sqaroi se nuk bëhet fjalë për amnisti, por për të liruar vende në burgje, pas arrestimeve të bujshme të të dyshuarve si të përfshirë në grushtin e shtetit. Mes mijëra të arrestuarve policia turke ka arrestuar dhe 17 gazetarë dhe karikaturistë./a.y/noa.al
 
Top