Turqizimi i Shqipërisë

Penetrimi i Turqisë në jetën politike, në ekonomi dhe veçanërisht në shoqërinë e Shqipërisë, gjatë tetëvjeçarit të fundit të qeverisjes së vendit nga z. Edi Rama, është i thellë dhe permanent.
Featured image of article: Turqizimi i Shqipërisë



Arsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse do t’i kërkonim ato me kriterin e racionalizmit politik dhe mbijetesës së një vendi me thuajse 1.9 mil. banorë aktualisht. Ndërkaq, është dhe paradoksale, sepse që në krye të herës, Shqipëria, pas rënies së komunizmit, pati një orientim konstant europianist, si një demokraci moderne perëndimore.
Dhe nëse synimtaritë politike dhe personale të z. Rama, me shikim të parë nuk janë të gjurmueshme, rezultatet janë të dukshme me shikim të lirë. Nuk do të ishte teprim konsiderata korente se Shqipëria tenton të shndërrohet në prefekturën e 82-të të Turqisë neo-Otomane, ndikimi i së cilës në çështjet e brendshme të shoqërisë Shqiptare tenton të bëhet garuese me atë që kishte gjatë periudhës 400-vjeçare Otomane, sikundër me keqardhje konstatojnë publikisht intelektualë të ndryshëm në vend, si edhe politikanë shqiptarë me përvojë. Marrëveshja sekrete që ishte firmosur më 1923 mes qeverisë së Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, e cila për herë të parë pa dritën publike më 1992 përmes librit të autorit “Helenizmi Ekumenik dhe Nacionalizmi Shqiptar”, nuk do të kishte ambicien për të pasur aq sukses sa ai qe po shënon sot, pas 98 vitesh. Kjo marrëveshje vjen me jehonë të shprehur aktualisht, ngaqë zgjerimi i marrëdhënieve Turqi-Shqipëri ka reflektim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet heleno-shqiptare, ecuria e të cilave përkeqësohet në simetri ose tenton thelbësisht në, thuajse ndërprerje.
Përbën fluiditet politik të trajtuarit e vizitës së fundit të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe mikpritja e tij faraonike nga ana e z. Erdogan, si çështje vetëm e politikës dhe e marrëdhënieve korente ekonomike, sikundër konstatonte zëvëndës/ministri Plotësues i Punëve të Jashtme. Natyrisht që nuk kanë vetëm përmbajtje financiare ato sa u firmosën në Ankara dhe, përpos kësaj, fakti se nuk trajtohet me transparencë publikimi i tyre, i bën ato edhe më të rrezikshme.
Synimet dhe ndikimi politik
Pamje të neo-Otomanizimit thelbësor rishtar të Shqipërisë:

  • Synimi i Turqisë është i dukshëm: Otomanizimi i Islamit shqiptar në gjithë territorin e Shqipërisë por edhe të trevave të tjera shqipfolëse të Ballkanit. Një rrjet imamësh dhe xhamish funksionojnë nën suprevizim të drejtëpërdrejtë dhe kontribut financiar të Drejtorisë së Çështjeve Fetare në vartësi të Presidentit të Turqisë. Mijëra familje myslimanësh shqiptarë gëzojnë kontribute humanitare që i shndërrojnë ato në robër dhe për më tepër në një komunitet elektoral të lëvizshëm përmes të cilit ushtrohet ndikimi politik.
  • Pas rënies së komunizmit dhe hapjes së Shqipërisë, fillimisht konstatohet përpjekja e depërtimit të Islamit arab, por qe thuajse dështoi. Me penetrimin e Turqisë i bëjnë shqiptarët dhe në veçanti myslimanët përsëri krenarë dhe nostalgjikë të pozitës shoqërore që gëzonin në kohën e sulltanatit Otoman.
  • Nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Me financime të drejtpërdrejta shtetërore të Turqisë, përmes aktivitetit intensiv të shërbimit të injektimit të ndihmës shtetërore, të agjencisë TIKA, rindërtohen xhami të vjetra të lidhura ngushtësisht me historinë e pushtimit të rajonit të Ballkanit nga otomanët turq. Njëherësh dhe paralelisht, rishkruhet historia në një mënyrë që e kthen përmbys variantin e saj shqiptar qe vlente deri më sot. Madje, shërbimet shtetërore turke ishin përzier pa hezituar dhe me të gjitha mjetet në procesin e zgjedhjes së kreut të komunitetit mysliman. Fakti që, me ndërhyrje amerikane, u shmang zgjedhja e të parapëlqyerit të Ankarasë nuk do të thotë kurrsesi se planifikimi për përsëritje të këtij akti është çaktivizuar, falë asaj që shumica e imamëve janë me formim turk.
  • Një rrjet organizatash jo-qeveritare në Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj., pompon propagandë dhe qarkullon botime të cilat përbëjnë në fakt një optikë historike krejt të re për Shqipërinë dhe rajonin. Fjala është për këndvështrimin neo-Otoman, i cili periudhën e pushtimit të vjetër turk ka pushuar ta shikojë si zhvillim tragjik për popujt e tij, duke e paraqitur islamizimin si zgjedhje të vullnetshme të njerëzve dhe, kryesisht, duke i mëshuar idesë se në vitet e fundit të tij dhe gjatë Luftërave Ballkanike u ushtrua gjenocid nga të krishterët në dëm të myslimanëve.
  • Fijet për këtë qëllim, sikundër edhe burimet e financimit të shoqatave të gjithënatyrshme, hulumtuesve, fondacioneve historike etj. në Shqipëri, Kosovë dhe qytete të Turqisë, që trajtojnë promovimin e këtyre çështjeve, na shpien direkt në shërbimet e Ministrisë së Jashtme dhe shërbimeve sekrete të Turqisë.
Penetrim në sektorë krucialë

Më specifikisht:
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

  • Në fushën e ekonomisë konstatohet dorëzim esencial i sektorëve fitimprurës të veprimtarisë ekonomike vendase në sipërmarrje turke dhe, posaçërisht, të qarqeve të Erdoganit. Mund të supozohet me argumente se nuk po realizohet vetëm pastrim parash, por se procesi i otomanizimit të Shqipërisë dhe popullsive të tjera me origjinë shqiptare në Ballkan është i vetëushqyeshëm. Fjala është për burime që sigurohen nga shtimi i importeve të Shqipërisë nga Turqia nën kujdesin e shtetit, dorëzimit të veprave të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike nga burime hidrike të rinovueshme, sektorit të sigurimeve, sektorit bankar, prodhimit dhe kryesisht tregtimit të hidrokarbureve etj.
  • Banka e dytë më e rëndësishme në Shqipëri është BKT (Banka Kombëtare Tregtare), e gjitha me kapital turk. Përmes saj kontrollon pjesë të konsiderueshme të sektorit të ndërmarrjeve të sigurimit, ku mbizotëron regjim jotransparence në shpërndarjen e aksioneve.
  • Një dimension të veçantë përbën intensifikimi i prezencës turke dhe shtrirja e saj në Jug. Zotëron kontrollin e plotë të dy impianteve hidroelektrike në zonën e Sarandës dhe të drejta për digë në Fier mbi lumin Vjosë. Gjithashtu shtrin veprimtari që lidhen me trashëgiminë kulturore në Gjirokastër, themelon Konsullatë të Përgjithshme në Vlorë etj.
  • Në sektorin e hidrokarbureve ka kontrollin e të vetmes uzine të rëndësishme përpunimi në Ballsh si edhe në sektorin e importit në masë dhe tregtimit të karburanteve.
  • Në fushën ushtarake kishin, deri para pak kohësh, bazë ushtarake detare në Pasha Liman të Vlorës, që presupozohet se tanimë do të adoptohet nga NATO dhe SHBA. Kishte gjithashtu shprehur interesim edhe për aerodromin ushtarak në Kuçovë, që për momentin është në fjetje, përsëri për shkak të implikimit të NATO-s.
  • Veç xhamisë së madhe ndërtojnë dhe restaurojnë, përmes TIKA-s Erdoganike, xhami historike në Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, etj.
  • Shkollat: Fondacioni shtetëror arsimor i Erdoganit, MAARIF bleu të gatshëm Neë York College në Tiranë. E zgjeron atë dhe e shtrin, jo vetëm për studime të nivelit universitar, por edhe me shkallë zbritëse: kopshte fëmijësh, fillore, gjimnaz, lice. Në të njëjtën mënyrë shtrihet në Elbasan dhe Shkodër për momentin.
  • Medrese (shkolla të mesme me konvikte, bile edhe për vajza) në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan dhe Korçë. Qindra të rinj, për arsye edhe të akomodimit falas në konvikte, bile edhe nga familje të krishtera të trevave rurale, i zgjedhin ato. Universiteti Hëna e Plotë (Beder) formalisht zotërohet prej Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, esencialisht ndërkaq, gjendet nën administrim turk.
  • Në sektorin e shëndetit, përtej spitalit masiv që tani Turqia, është duke strukturuar në Fier, është poseduese e rrjetit të klinikave private American Hospital, ku “amerikane” është thjesht marifet mashtrues. Përmes këtij të sëmurët orientohen kundrejt tarifash shërimi të larta në spitale të Konstantinopojës (Stambollit) dhe Smirnit (Izmirit). Këtij grupi biznesi i përket gjithashtu kanali televiziv Abc Neës.
  • Turqia gjithashtu ka nën kontroll absolut metalurgjinë e konsiderueshme në Elbasan përmes të ndërlidhurës me regjimin turk, shoqërisë KURUM, e cila gjithashtu kontrollon hidrocentralet në Sarandë.
  • Shoqëria e vetme e transportit ajror të Shqipërisë Air Albania nuk është veçse degë e Turkish Airlines për arsye të donacionit të avionëve të përdorur turq për linjat ajrore shqiptare, bashkëpunimit në përgatitje kualifikuese të stafit dhe, më gjerë, lehtësirave ekonomike.
  • Agjensia zyrtare shtetërore e lajmeve Anadoly Agency ka edicion të përditshëm në gjuhën shqipe për informacion dhe propagandë, sikundër edhe kanali televiziv regjimor TRT.
  • Administrata publike ne sektorë krucialë strukturohet nga persona të diplomuar në universitete turke. Intelektualë që përfundojnë studimet në Perëndim, përfshirë edhe Greqinë, nuk kthehen në Shqipëri, për arsye se mundësitë e karrierës profesionale dhe evoluimit të tyre janë të pakta, ndërkohë qe edhe diferencat në mentalitet janë shumë të mëdha. E kundërta ndodh me ata qe kanë studiuar në universitete të Turqisë dhe të Qipros së pushtuar “veriore”.
  • Ajo që mbetet bazike është penetrimi në Forcat e Armatosura dhe shërbimet e sigurisë në të gjithë spektrin e tyre. Oficerë me grada të larta në Ushtri dhe Polici, si edhe në sektorin me ndjeshmëri të lartë të Antiterrorit kanë definuar studimet në shkolla ushtarake turke.
  • Programi afatmesëm në fushën e mbrojtjes nuk parashikon thjeshtë fonde për pajisje materiale, që janë të dukshme. Kryesisht, bie në sy fakti i shpenzimeve të kualifikimit të personelit dhe të rikualifikimit permanent të kuadrit drejtues të Forcave të Armatosura. Nuk është hiperbolë dhe as fjalë goje të thuhet se Turqia nuk ka më nevojë për baza të veta dhe infrastrukturë ushtarake, ngaqë me këtë mënyrë të adoptimit të gjithë potencialit të Forcave të Armatosura shqiptare ka krijuar detashment ushtrie të vetin në Adriatik.
  • Një makineri gjigante propagandistike dhe difuzioni të këndvështrimit rreth dogmës neo-Otomane të Turqisë mbahet në këmbë në gjuhën shqipe, në Shqipëri dhe rajone të tjera të Ballkanit. Më posaçërisht, nëse fokusohemi tek debati publik mbi çështje të zonave detare dhe delimitimit të tyre, konstatohet lehtë se në Shqipëri është adoptuar plotësisht këndvështrimi turk, ndonëse ky vjen në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventën UNCLOS, në të cilën Shqipëria është palë.
  • Duke marrë shkas nga përndjekja e personelit të rrjetit të FETO-s të Imamit Fetullah Gjylen, shërbimi sekret turk MIT, ka prezencë fizike në Shqipëri, Kosovë dhe Shkup. Realizon operacione arrestimi dhe dëbimi, sikur të bëhej fjalë për territor sovran turk.
  • Gjithashtu, synime strategjike përmban edhe marrëveshja në sektorin e arsimit. Bëhet fjalë pikërisht për themelim të perceptimit se Turqia erdhi për të mbetur në brigjet e Adriatikut. Qysh prej vitit 1996 tashmë, në Tiranë dhe qytete të tjera funksionojnë institucione arsimore turke. Gjithashtu, si në Shqipëri sa edhe në Shkup dhe Kosovë, përmes fondacionit arsimor shtetëror turk MAARIF, Erdogan po strukturon sistem paralel arsimor. Në bazë të marrëveshjes së sipërcituar parashikohet që gjuha turke, historia dhe elementë të kulturës turke të përfshihen në masë më të madhe në arsimin e detyruar dhe në shkollat e mesme të sistemit publik arsimor shqiptar, dhe me gjithë pasojat që kjo sjell.
Greqia e befasuar
Natyrisht janë akoma shumë anë të panjohura dhe të qortueshme se si ndërvaret Shqipëria nga Turqia. Greqia, me të drejtë, është fokusuar në Egje dhe në rrezikun nga Lindja. Ndërkaq nuk mundet të qëndrojë vëzhgues i thjeshtë i zhvillimeve që po ndodhin në kufijtë e saj veriorë, duke biseduar pa përmbajtje me z. Rama. Duket madje e sikletosur, sikur të mos dispononte mjete për ekuilibrimin e situatës, e befasuar dhe e mardhur për të reaguar. Do të ishte verbëri e vullnetshme dhe prehje e pabazuar që Greqia të mjaftohej vetëm me instrumentet që ofron dinamika që krijon integrimi evropian dhe kjo perspektivë e rajonit. Të dobishme nga njëra anë. por nga ana tjetër të pamjaftueshme.
Ajo që kërkohet është trajtimi i çështjes në nivel dypalësh dhe kryesisht me vetëbesim. Riorganizimi i komunitetit Helenik brenda Shqipërisë, përqasja thelbësore dhe aktivizimi i klasës intelektuale dhe asaj drejtuese të Shqipërisë, në masën qe ajo mbetet e shqetësuar dhe e bezdisur nga turqizimi i thellë dhe afatgjatë i shoqërisë, duhet të përbëjnë boshte të ushtrimit të politikës. Dhe, për më tepër, mundet të vlerësohet roli – me takt dhe në dobi të vetë Shqipërisë – i komunitetit tejet të rëndësishëm të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe aq më shumë i të rinjve që janë brumosur tanimë me ideale të lirisë dhe dinjitetit në botën Helenike.
Në vend të darkave komplimentuese që i shtrohen z. Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për dorëzimin e Shqipërisë në Turqi, që mbartin mesazhin më të gabuar në jetën e brendshme të saj, duhet që t’i përcillet një mesazh tjetër i pastër se Greqia është në dijeni dhe bën kujdes… Në çdo rast, nuk mundet të interpretohet si lëshim ndaj Greqisë deklarata e Kryeministrit shqiptar për të drejtën sovrane të Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në Detin Jon. Për fat të keq, z. Rama është përgjegjësi ekskluziv për kënetëzimin e terrenit të marrëdhënieve shqiptaro-helene.


*Alekos Papadopoulos është ish Ministër,

Përktheu dhe përshtati në shqip: Dosja.al
 
Mendimi im personal eshte qe asgje e mire nuk na vjen nga Turqia, flas ne terma afatgjate.
Duhet thene ama qe interesat turke jane shtrire ne gjithe Ballkanin, madje me shume se sa e kane bere ne Shqiperi.(perjashto Greqine).
 
Turqia vetem per te na mare me qafe eshte!
Shqiperia ka Ameriken, tjeter se Amerika nuk do tja dije dhe na le ne duart e Turqise!
Interesi i Turqise mbi Shqiperine eshte te bllokoje tubacionin e naftes EastMed qe mendohet te kaloje nga Greqia ne Itali dhe anashkalon Shqiperine, ku Turqia deshiron te mari pjese me ane te Shqiperise!
Turqia investimet i bene ne Serbi dhe xhamite ne Shqiperi!
Kjo eshte Turqia!
 
Top