UEFA redukton çmimet e finales 2013

cent

...Lontano
Qeveria e futbollit europian është akuzuar për shfrytëzim të sportdashësve, kur në Londër, 2 vite më parë, u zhvillua finalja e Champions-it mes Barcelonës dhe Manchester United, 3-1, duke vendosur çmimin prej 176 paund për biletën më të lirë në zonë neutrale.

2w74ge9.jpg

Tashmë, tifozët do të paguajnë vetëm 60 paund për biletat më të lira individuale, edhe pse kostoja shkon në 68 paund, për shkak shtesës prej 8 paund të administratës dhe tarifës postare.

UEFA njoftoi të premten se kishte analizuar kritikat dhe kishte ulur çmimet për ndeshjen decizive spektakolare, që do të zhvillohet më 25 maj, pas konsultave me tifozë të futbollit kudo në Europë.

“ثshtë normale, që ne t’i japim mundësinë cilitdo për të shkuar në ndeshje, pavarësisht gjendjes së tyre financiare”, tha një zëdhënës. Por, shumë tifozë e shohin ende të lartë çmimin prej gati 70 paund, edhe pse bëhet fjalë për ndeshjen më të madhe të sezonit.

Vetëm 11,800 nga 59,000 biletat në shitje, do të kenë vlerën minimale të sipërpërmendur. Pjesa tjetër do të ofrohet me vlera më të larta, duke filluar nga 140 në 330 paund.

Kompeticioni për këtë vit rifillon javën e ardhshme, kur Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Arsenal, AC Milan dhe Bayern Munich janë të gjitha të përfshira në përballjet e 1/16-ave.

Rreth 20 mijë vende rezervohen nga UEFA për sponsorët, partnerët komercialë dhe zyrtarë apo administratorë nga futbolli europian apo botëror, duke mos nxjerrë bileta në shitje për publikun në përgjithësi. /Tch
 
Top