UEFA: Shkëndija klubi më i mirë nga Maqedonia në dekadën e fundit

legjenda

Tetova


Advertisment

Kuqezinjtë rezultojnë skuadra më e mirë nga Maqedonia e Veriut në Europë në 10-të vitet e fundit.


Shkëndija tashmë vite me radhë është shndëruar në forcë udhëheqëse të futbollit në vend, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet e suksesshme në Kupat e Europës ku mes tjerash në këtë periudhë tre herë rresht kemi luajtur në fazën play off të UEFA Europa League. Nga viti 2014 jemi pjesëmarrës të rregullt në eliminatoret e Kupave të Europës, ndërsa fakti që këtë e kemi bërë me sukses sjell efektin e vet në aspekt të renditjes. UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve sipas rezultateve të shënura më garat ndërkombëtare dhe Shkëndija rezulton klubi më i mirë nga Maqedonia e Veriut në 10-të vitet e fundit.
Reklame




Në mesin e 500 klubeve, Shkëndija renditet në vendin e 284, me një trend të ngjitjes së vazhdueshme pas çdo viti pasardhës. Sipas rezultateve të shënuara në 10-të vitet e fundit në Kupat e Europës, klubi më i suksesshëm rezulton Real Madridi, ndërsa pasojnë Bayerni i Munihut, Barcelona, Atletiko Madridi e Çelsi që kompletojnë top pesëshen. Nga Maqedonia e Veriut në mesin e 500 klubeve më të mira pas Shkëndijës hyjnë Vardari që mban vendin e 366 dhe Rabotniçki që renditet i 380-tihttps://tetova1.com
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Top