UEFA:Vllaznia-Napoli

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Vetëm pak më shumë se 24 orë na ndajnë nga sfida e madhe dhe e shumëpritur nga shqiptarët, kur Vllaznia do të zbresë përballë Napolit të madh në "Loro Boriçi". Atmosfera është ndezur, ka filluar të ndihet aroma e futbollit të madh. Ata që do ta ndezin edhe më shumë këtë atmosferë janë futbollistët napolitanë, të cilët sot do të prekin tokën e aeroportit "Nënë Tereza" në orët e paradites, nga ku më pas do të udhëtojnë në drejtim të Shkodrës me autobus. Por atje i pret një atmosferë festive, të cilën nuk është e vështirë
ta shohësh në sytë e qytetarëve shkodranë. Festa ka filluar me kohë, por kulmin e saj do ta ketë në këto dy ditë, gjithçka enkas për Napolin e madh të Maradonës, اiro Ferrarës e Fabio Kanavaros. E megjithatë nuk është ai Napoli
i asaj kohe, por është skuadra e mirë e Serisë A, skuadra e Hamsik, Rinaudo, Paolo Kanavaro, disa "anonimëve" krahasuar me emrat e kohës së lavdishme të
Maradonës e Ferrarës. Këtë e konfirmon edhe i madhi Ramazan Rragami, i cili nuk është dakord me ata që e quajnë Vllazninë inferiore ndaj Napolit të Hamsik. Për këtë, ai merr si shembull Austrinë e Vjenës, e cila në vitin 1978 vinte si favorite në Shkodër e që ishte në kulmin e saj dhe Vllaznia e ka poshtur në Ligën e Kampioneve. Madje, sipas tij, Napoli i sotëm qëndron më poshtë se skuadra austriake e atëhershme, kur Rragami ishte ëvendëstrajner i ekipit shkodran, i cili shpreh besimin se kuqeblutë do të fitojnë më 14 gusht. E megjithatë, Napoli i Hamsik e Rinaudos është favorit i padiskutueshëm përballë Vllaznisë. Por në Shkodër askush nuk i ka dorëzuar "armët". Madje
të gjithë janë gati për "betejë". Napolitanëve mund t‘i shtrohen rrugët e Shqipërisë me lule, por nuk do ta kenë të tillë tapetin e blertë të "Loro Boriçit", vendi i konsideruar si "ferri" shqiptar. Teli, Sukaj e Lika me shokë janë
betuar se Napoli nuk do ta ketë të lehtë, edhe pse e njohin dhe e respektojnë forcën e kundërshtarit. I gatshëm për këtë sfidë do të jetë edhe Vioresin Sinani, golashënuesi i sezonit të fundit në kampionatin shqiptar, i cili ka
munguar për një kohë të gjatë, pas dëmtimit të pësuar më 5 maj. "Ndihem i gatshëm dhe do të doja të zbrisja në fushë", ka deklaruar sulmuesi, autor i 20
golave në sezonin e kaluar. Të shënoja kundër Napolit do të ishte e mrekullueshme, por një fitore do të ishte me të vërtetë e paharrueshme", shprehet ai. Ndërsa kundërshtari nuk vjen pa probleme, madje shumë, pasi i
mungojnë shtatë nga lojtarët kryesorë të formacionit. Ndërkohë specialistët italianë theksojnë se ka një mbrojtje të ngathët. Ata kanë përvojë në Evropë dhe kjo është përparësia e tyre. Njëri prej tyre, Mateo Kontini, kërkon
të flasë me këmbë në tokë: "Për të enjten na japin ne si favoritë, por në Evropë është gjithnjë e vështirë, gjithçka nis në mënyrë të barabartë. Dhe pastaj duket se sulmuesit e tyre janë veçanërisht të shpejtë". Mbrojtja e Napolit është e pathyeshme në Evropë, por Sukaj e Sinani kanë vetëm
një objektiv, t‘i bëjnë gola, që do të mbahen mend gjatë.

SHQIP
Ndeshja e pare:

14 gusht 2008 (ora 20:30),Stadiumi Loro Boriçi

Ndeshja e dyte:

28 gusht 2008 (-------),San Paolo Stadium

vllaznia.png

napoli-logo.gif
 
Analistja

Anëtar i ri

Ishalla po na e zbardh faqen Vllaznia. :kercim::kercim::kercim::kercim::kercim:
 
alfonci

Veri investigatio
forca vllaznia
 
Last edited by a moderator:

fcbesia

Anëtar i Respektuar

Optimistë kundër Napolit sonte në stadiumin "Loro Boriçi"

Erdhi çasti, tani do të luhet seriozisht. Sonte, në orën 20:30, Vllaznia do të zbresë në ndeshjen e parë eliminatore të Kupës UEFA. Përballë shkodranëve do të jetë Napoli i madh, ai i Serisë A. Një ndeshje e pritur prej shumë kohësh për Vllazninë. Ka kaluar shumë kohë nga ndeshja e fundit (sezoni 2003, i cili vlente shumë për kuqeblutë në këtë kompeticion evropian për klube, të dytin për nga prestigji në kontinent. Atëherë ishin turqit e Gallatasarait e më pas skocezët e Dandit. Kundër këtij të fundit ishin në fushë Grima, Teli, Belisha, Sinani, Salihi etj. Sot do të jenë tre të parët, kurse Sinani do të mungojë ndërsa Salihi është larguar. Por ekipit i janë shtuar të talentuarit Sukaj e Lika.

Nuk ka dyshim për formacionin trajneri Agim Canaj, i cili është duke i karikuar edhe pse përballë do të ketë një kundërshtar të frikshëm si Napoli. Atij nuk i ka munguar optimizmi edhe pse e pranon se favoriti i padiskutueshëm do të jetë italiani. "Skuadra ka punuar mirë gjatë këtyre kohëve të fundit", është shprehur trajneri, dhe kjo tingëllon si një garanci për spektakël sonte. Vllaznia e ka studiuar mirë kundërshtarin e saj dhe është e vetëdijshme për vlerat që ai mbart. E respekton, por ka premtuar se nuk do të dorëzohet. Trajneri Canaj tregohet i përmbajtur, pasi nuk është rasti që të nxitohet. "Kundërshtari është, natyrisht, më i vështirë se sa ai i turit të parë, pasi bëhet fjalë për një skuadër të Serisë A. Në radhë të parë duhet të bëjmë kujdes, të mos goditemi dhe të përfitojmë. Duke pasur parasysh vështirësinë, detyra jonë e parë është që të mos pësojmë dhe, nëse do të na paraqiten mundësi, edhe të kundërsulmojmë për të shënuar", - vijon më tej tekniku i Vllaznisë. Tashmë edhe formacioni i mundshëm është projektuar. Në portë mendohet se do të rikthehet që nga minuta e parë portieri Grima. Në mbrojtje, në krahun e majtë, Beqiri, në qendër Bashiç e Teli kurse në të djathtë Smajli. Mesfusha do të jetë e vendosur me katër, ku në të majtë pritet të jetë Kaçi (ose Nallbani), në qendër Osja e Belisha dhe në të djathtë Lika. E veçanta është në sulm, ku mungon Sinani, që duket se ende nuk është rikuperuar si duhet, në vendin e tij, çift me Sukajn do të jetë ganezi 23-vjeçar Boadu. Në radhët e shkodranëve optimizmi ekziston, ëndrra pret të realizohet. Presidenti Fushaj ka premtuar shpërblim, por pa specifikuar shumë. Gjithsesi ai ka theksuar se shuma do të jetë sigurisht më e lartë se ajo e dhënë për Koperin (30 mijë euro). Ndërkohë Napoli ka mbërritur në Shkodër rreth orës katër dhe është akomoduar në hotel "Europa", në qendër të qytetit. Në orën 20:30, skuadra ka zbritur në tapetin e "Loro Boriçit", për të zhvilluar një stërvitje me dyer të mbyllura. Ndërsa sot, pas argëtimit, duke vizituar bukuritë e qytetit, ata do të bëhen gati për "betejën" që po i përgatisin shkodranët në arenën e blertë.

Vllaznia sonte luan një ndeshje të madhe të sezonit dhe ka mundësinë që të hyjë në historinë e futbollit, jo vetëm shqiptar, por edhe atij evropian. Shkodra e di dhe nuk do të mungojë të mbushë shkallët e stadiumit. Nuk do të jenë të vetëm, sepse për të parë këtë ndeshje ndaj Napolit të madh, kanë udhëtuar tigozë jo vetëm nga qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Do të jetë një ndeshje e ethshme, e ngarkuar me shumë akth, emocionet do të jenë në shkallën më të lartë të përjetuara ndonjëherë. Fjalën do ta ketë fusha. Fjalët kanë marrë fund, tani nuk bëhet më shaka. Ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe tifozët napolitanë. Trageti i mbrëmshëm Bari-Durrës ka pasur në bordin e tij të paktën 300 tifozë napolitanë, që vijnë në mënyrë të organizuar, nëpërmjet agjesive turistike. Por nuk përjashtohet që numri i napolitanëve në shkallët stadiumit të shkojë në mbi 500. Rezultati? Ai po që mbetet një ankth më vete, por të gjithë do të shikojmë me shpresë fundin e 90 minutave të sotme.

Formacionet e mundshme

Vllaznia: 4-4-2

Porta: Grima

Mbrojtja: Beqiri, Teli, Bashiç, Belisha

Mesfusha: Bouma (Nallbani), Smajli, Osja, Lika

Sulmi: Sukaj, Kaçi

Trajner: Agim Canaj

Napoli: 3-5-2

Porta: Iezos

Mbrojta: Kanavaro, Rinaudo e Kontini

Mesfusha: Maxhio, Blasi, Pazienza, Hamsik, Vitale

Sulmi: Pia, Denis

Trajner: Edi Reja

SHQIP
 
xhebrail

Mangup me Licenc
Do shitet edhe Kjo ndeshje per kete ska dyshim...
sikur qe e shiti partizani tani e kan radhen keta..
 
fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ka perfunduar ndeshja e pare ne "Loro Boriçi"te Shkodres,rezultati eshte 0-3 per Napolin
Golashenues ishin:

28' [0 - 1] J.I. Pià

46' [0 - 2] J.I. Pià

75' [0 - 3] G.G. Denis
 
Redaktimi i fundit:

xhebrail

Mangup me Licenc
Do shitet edhe Kjo ndeshje per kete ska dyshim...
sikur qe e shiti partizani tani e kan radhen keta..

E thashe me heret,,,
 
alfonci

Veri investigatio
E thashe me heret,,,

ne disa faqe interneti shkruhej "Humbet vllania, fiton Fushaj", *Fushaj eshte presidenti i vllaznise.

Nje skedine me plus 3 aty kush e di sesa e ka patur koeficentin.

me vjen keq per djemt e shkodres, por gjithsesi prape me larg se cdo skuader tjeter shqiptare arritem. Krenaria e shkodres, Vllaznia.
 
Per sa kohe qe behet pazar me ndeshjet tribunat kan me ndejt te zbrazeta..
 
alfonci

Veri investigatio
ja permbeldhja e ndeshjes Vllaznia-Napoli

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=Ot29x-68pa8&feature=related]YouTube - Vllaznia - Napoli 3-0 Highlights Doppietta di Pià, Denis[/ame]

*Do ju lutesha te jepni mendimin tuaj nese portjeri i Vllaznise, Bishani eshte duke preteduar qe po luan ose eshte duke bere me te miren e tij te mundeshme.
 
xhebrail

Mangup me Licenc
Per mendimin tem portieri ska pas asnje grime faji ne te tree golat...Fajin e kan mbrojetesat..
 
fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ne goli e pare faj paten lojtaret mbrojtes
Ne golin e dyte faj paten lojtaret mbrojtes
Ne golin e trete faj paten lojtaret mbrojtes
 
xhebrail

Mangup me Licenc
Ne goli e pare faj paten lojtaret mbrojtes
Ne golin e dyte faj paten lojtaret mbrojtes
Ne golin e trete faj paten lojtaret mbrojtes

skom Koment
 
fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ndeshja e kthimit Napoli-Vllaznia luhet me 28 gusht ne ora 21:00

Menaxheri i skuadrës Vllaznia, Armando Lohja, ka pranuar se skuadra e tij nuk ka asnjë mundësi kualifikimi për raundin ardhshëm të Kupës UEFA.
Skuadra shqiptare do të luajë si mysafir në San Paolo pas humbjes me rezultat 3-0 në "Loro Boriçi", ndërsa kanë hequr dorë krejtësisht nga shpresa se mund të bëjnë diçka, prandaj do të luajnë vetëm për ta ruajtur krenarinë.

“E dimë se nuk kemi asnjë mundësi të kualifikimit kundrejt Napolit, mirëpo dëshirojmë të tregojmë një lojë të mirë. Rezultati i ndeshjes së parë na ka lënë pa asnjë shpresë. Do të shkojmë në San Paolo me dijeninë se do të luajmë në një stadium në të cilin kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj, dhe kjo do të jetë një përvojë e shkëlqyer për neve”, ka thënë Lohja.

Telegrafi
 
xhebrail

Mangup me Licenc
te pretendosh se vllaznia nxjerr rezultat poztiv eshte enderr..
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Pabuksat e drreqit e shiten neshjen per 10 mij euro.....

ma mir me i marr 10 mij euro se me pas prap se prap humbje t'SIGURT ... :D
 
fcbesia

Anëtar i Respektuar
Vllaznia pesëshe me kajmak nё Napoli

NAPOLI-VLLAZNIA (5-0)

Ekipi i vetëm shqiptar, qё garonte nё garat evropiane, Vllaznia, ka marrё njё ‘pesёshe’ golash nё ndeshjen e kthimit nё kuadër tё Kupёs UEFA, si mysafir i ekipit italian Napoli.
Rinaudo hapi serinё e golave tre minuta para fundit tё pjesës sё parё (42’), ndërsa shtatё minuta pas fillimit tё pjesës sё dytё, Pi shёnoi pёr tё dyfishuar rezultatin.

Tre minuta mё pas, Rinaudo, shёnon golin e dytё tё tij dhe tё tretin pёr ekipn italian, derisa nё dhjetё minutat e fundit, ekipi shkodran pёsoi edhe dy gola tё tjerё, njё nga Lavezzi (80’) dhe njё tjetër nga Hamsik (87’).

Ndeshja e parё kishte përfunduar 3-0 pёr ekipin italian, qё kështu kualifikohet me rezultat tё pёrgjithshёm 8-0. Rezultatet nga ndeshjet tjera kualifikuese pёr nё Kupёn UEFA, do t’i gjeni nё pjesën e djathtё tё ekranit.

telegrafi
 
alfonci

Veri investigatio
kjo eshte vertete per tu dyshuar se eshte shitur pasi golat jane shenuar ne kohe te vecanta, ka kaluar 42 minuta loje pa asnje gol te shenuar dhe pastaj te shenohen 5 te tille????!!!

As me nje skuader lagjeje smund te ndodhe nje gje e tille.
 
krutonja

Anëtar Aktiv
ja permbeldhja e ndeshjes Vllaznia-Napoli

YouTube - Vllaznia - Napoli 3-0 Highlights Doppietta di Pià, Denis

*Do ju lutesha te jepni mendimin tuaj nese portjeri i Vllaznise, Bishani eshte duke preteduar qe po luan ose eshte duke bere me te miren e tij te mundeshme.

Mua me duket sikur golin e pare nuk kishte faj portieri, ndersa per dy golat e tjere beri gjasme sikur u mundua. Sa keq qe i shesim lojrat per aq pak.
Edhe ndeshja e dyte detyrimisht duhet te jete shitur. :(
 
Top