Ujerat termale ne Dimal

96157654.jpg

Në Shqipëri ka nga ato vende që njihen vetëm si rrugë-kalime rutinë dhe si zona me emra jo fort ndjellës dhe të lënë në harresë. Por kjo që shihni në pamje është një nga zonat shumë pranë qytezës së Urës Vajgurore.


Në brigjet e lumit Osum, burojnë ujëra të "bekuar". Janë llixhat e Urës Vajgurore të cilat njihen që prej fillimit të viteve 800 për cilësitë e tyre shëruese.


Por janë shumë pak të njohura për pjesën tjetër të Shqipërisë. Megjithatë tani, ato po marrin vëmendjen e merituar. Janë tri burime që sipas mjekëve të zonës prej kohësh janë përdorur nga banorët për të shëruar sëmundje të ndryshme, të lëkurës dhe kryesisht sëmundjet e kockave.


Specifika e këtyre burimeve është tepër e veçantë. Këto janë burimet që rrjedhin nga thellësia e tokës së kësaj treve, ujërat termal dhe krejtësisht natyral e të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.

Për kryetarën e bashkisë Juliana Memaj kjo është një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një fuqi të jashtëzakonshme shëruese e mbi të gjitha një përthithës i turistëve të huaj.

Edhe pse disa nga banorët të cilët kishin ardhur të pushonin me fëmijët e tyre pranë këtyre burimeve refuzuan të flisnin, nga përvoja e të parëve për ta kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu. Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor ndaj edhe pse sot Osumi ndotet nga qytetet sipër, atya ende vazhdojnë ta frekuentojnë bregun e tij.
Bashkia e Urës Vajgurore sot po bën përpjekjet e fundit për ndryshimin e emrit në Dimal, i cili lidhet drejtpërdrejt me vendbanimin e hershëm ilir që ndodhet shumë pranë qytezës dhe që do të kthehet në një destinacion arkeologjik të vizitueshëm.

Gamës së mundësive që ofron sot kjo bashki me 40 mijë banorë, do ti shtohet edhe investimi për rehabilitimin e burimeve termale, për ti kthyer ato në destinacione të turizmit shëndetësor ku njerëzit përveç të mirave që përfiton trupi, qetësisë shpirtërore të kenë mundësi të njohin Shqipërinë.
Noa.al
 
Top